back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Gjeneza e Partisë së Punës dhe themelimi i injorancës nga Kastriot Dervishi

Gazeta

Antarësia e Partisë Komuniste në vitin 1948
Antarësia e Partisë Komuniste në vitin 1948

Gjeneza e Partisë së Punës dhe themelimi i injorancës

nga Kastriot Dervishi

Të dhënat e mëposhtme janë zyrtare të Partisë Komuniste Shqiptare (në vitet 1948-1991 quhej Partia e Punës së Shqipërisë). Ato tregojnë nivelin e ulët të komunistëve të vendit. Me të tillë përbërje partia në fjalë nuk kishte sesi ta çonte vendin përpara, përveçse në rrugë të gabuara e me kosto të pallogaritshme për Shqipërinë.

Partia Komuniste Shqiptare në vitet e para të pushtetit kishte këtë anëtarësi të saj:

-Në vitin 1945, 10.558 anëtarë
-Në vitin 1946, 11.837 anëtarë
-Në vitin 1947, 20.217 anëtarë
-Në vitin 1948, 29.137 anëtarë
Anëtarësia e vitit 1948 e vlerësuar nga vetë partia me “zhvillim kulturor të dobët”, ndahej në këtë mënyrë:

-Analfabetë: 533 (1.8%)
-Pa shkollë: 5.684 (19.5%)
-Me shkollë fillore: 18.185 (62%)
-Me shkollë të mesme (1-4): 3.410 (11.6%)
-Me shkollë të mesme (5-7): 919 (3.1%)
-Studentë universitarë: 328 (1.2%)
-Me universitet: 68 (0.2%)
(Bashkëlidhur faksimilja e statistikës e nxjerrë nga materialet e kongresit të parë të PKSH-së, nëntor 1948. Sigurisht kjo e dhënë nuk ndodhet në Arkivin e Ministrisë së Brendshme).

 

 

 

 

Related Images:

More articles

1 Koment

  1. Është mëse e qartë, që një parti analfabetësh, gjëja e parë që do të bënte sapo të vinte në fuqi, do të ishte të eleminonte inteligjencën, arostokracine fisnike shqiptare, nën parullën e “bashkëpunimit me fashizmin”. Tani bile disa pinjollë të këtyre injorantëve, na supozojnë, se në Shqipëri, nuk na paskan ekzistuar aristokracia, fisnikët… fëmijët e bllokut, ku banonin familjet e Komitetit Qendror të PPSH, na paskan qenë, “një ekuivalente e aristokracisë shqiptare”. Kjo thënie u dha në radion gjermane dlf, me 16 Maj 2016… në një artikull mbi djalin e Mehmet Shehut…(nje reportazh nga gazetari Fritz Schütte). Pasi e shuan aristokracinë, inteligjencën, po duan të mohojnë dhe ekzistencën e tyre.

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.