Gjermanët morën Beogradin me vetëm shtatë ushtarë, si rrodhi ngjarja
Kur forcat gjermane u nisën në Ballkan në pranverë të 1941-ës, ata nuk u përballën vetëm me rezistencë të armatosur, por edhe me terrenin e vështirë dhe motin e keq. Përparimi i forcave italiane në Greqi, ndikoi që britanikët të ndihmonin Athinën, duke kërcënuar krahun jugor gjerman.
Italiani Benito Mussolini dërgoi 500.000 ushtarë në Ballkan dhe në gjashtë muajt e parë ai humbi 63.000. Lartësia mbidetare dhe moti me borë që zgjati deri në muajin maj, pamundësuan konvojet gjermane të arrinin deri te furnizimet dhe fitorja varej më shumë nga linja e furnizimit të sigurt sesa fuqia ushtarake, shkruan historianët.
Të gjitha vendet kyçe duheshin pushtuar shpejt dhe objektivat kryesore ishin qytetet. Gjermanët prisnin kapitullimin e Greqisë, kështu që Athina dhe portet greke do të binin në duart e tyre. Në këtë mënyrë baza greke e Forcave Ajrore Gjermane Luftwaffe dhe Forca Detare Kriegsmarine do të forconin kontrollin në Mesdheun verilindor dhe të ndihmonin me furnizimin e trupave në Afrikë.
Frika se Pavle Karagjorgjeviq mund të mbante anën e krahut fashist, nxiti ambasadorin jugosllav në Uashington, që të dërgonte një peticion në Beograd, duke kërkuar nga princi serb që të mos i dorëzohej kreut nazist, Adolf Hitler.
Mbreti britanik George VI dhe kryeministri Winston Churchill i dërguan një mesazh Karagjorgjeviqit dhe kryeministrit jugosllav Dragisha Cvetkoviq. Churchill parashikoi që nëse Jugosllavia “bëhet pjesëmarrëse në eliminimin e grekëve, shkatërrimi i saj do të jetë i sigurt dhe i parevokueshëm”.
Më 20 mars, Karagjorgjeviq zyrtarisht njoftoi se vendi i tij do të bashkohej me Paktin Trepalësh. Në një takim me ambasadorin e SHBA, Arthur Bliss Lane, ai theksoi se nëse nuk bashkohet me Paktin, nuk do të jetë në gjendje të llogarisë në mbështetjen e kroatëve në pushtimin nga gjermanët.
Më 24 mars 1941, kryeministri Cvetkoviq dhe ministri i jashtëm Aleksandar Cincar-Markoviq, udhëtuan në Vjenë në fshehtësi. Marrëveshja u nënshkrua më 25 mars dhe u kthyen në shtëpi. Në Beograd ata u përballën me grusht-shtetin që nisi natën e 26 marsit. Zyrtarët ushtarakë jugosllavë pushtuan bazat ushtarake, aeroplanë dhe ndërtesa qeveritare, duke rrëzuar qeverinë e dobët jugosllave brenda natës.
.
Cvetkoviq u arrestua. Princi Karagjorgjeviq u kap në Zagreb, dhe u detyrua të largohej nga detyra. Qeveria e re njoftoi se do të mbetet besnike ndaj Paktit Trepalësh. Më 6 prill 1941, ministri i Jashtëm gjerman, Joachim von Ribbentrop urdhëroi sulm mbi Jugosllavinë.
Beogradi pësoi disa ditë bombardime dhe u pushtua shumë më herët se sa ishte planifikuar më 12 prill 1941, falë një grushti njerëzish me armë të lehta, të udhëhequr nga kapiteni i njësisë së forcave Waffen, Fritz Klingenberg, një 26 vjeçar i cili ka fituar reputacionin e një njeriu kokëfortë.
“Klingenberg është inteligjent, por kokëfortë, besnik, i shkëlqyer nën presion, por arrogant deri në masën e mosdëgjimit”, përkujton një nga oficerët e tij të mëparshëm komandues.
Arritja në Beograd nuk ishte e lehtë dhe pas disa orë vëzhgimi që i bëri qytetit, një nga njerëzit e Klingberg gjeti një barkë të braktisur në lumin Danub.
Klinberg kishte vetëm gjashtë ushtarë me vete, por vendosën të depërtojnë thellë në qendër të qytetit. Ata përparuan ngadalë duke u maskuar me rroba burgu, duke kaluar pikat e kontrollit pa shkaktuar asnjë dyshim.
Klingenberg urdhëroi udhëheqësin e grupit Hans Hossfelder të largojë flamurin jugosllav në qytet dhe ta zëvendësojë me atë gjerman, më 12 prill. Me urdhër të tij, ushtarët nisën të patrullojnë rrugëve, duke iu dërguar porosi qytetarëve se ata kanë marrë tashmë qytetin, ndërkohë që prefekti i Beogradit iu bind ultimatumit të Klingenberg për dorëzim pa kushte, – transmeton KosovaPress.
Në këtë mënyrë, ai me një grup të vogël njerëzish mori qytetin, duke zënë rob 1.300 ushtarë të dorëzuar pa shkrepur asnjë plumb, dhe iu hapi rrugën forcave tjera gjermane të mbërrinin në qytet.
Për aktin e tij të guximshëm, Klingenberg u nderua me Kryqin e Hekurt dhe u bë një i preferuar në qarqet naziste. Kur filloi pushtimi i Bashkimit Sovjetik, Klingenberg edhe njëherë demonstroi aftësitë strategjike në betejat në Krakov, Minsk dhe Kurska, ndërsa humbi jetën më 23 mars 1945.
.
Marrë nga https://korrespodenti.com/2018/10/08/gjermanet-moren-beogradin-me-vetem-shtate-ushtare-keshtu-ndodhi-ngjarja/
.