back to top
-0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Gjinja e Shtëpisë së Kastriotve – prej Kristo Floqit

Gazeta

Portret i Skenderbeut - nga Agim Morina
Portret i Skenderbeut – nga Agim Morina

Gjinja e Shtëpisë së Kastriotve.

prej Kristo Floqit

S’ka shqyptar qi të mos dijë fatosin e komit t’onë, burrin e math e të pa dekun Skanderbegun. Kujtoj se kishte me kenë mirë për né stërnipat e tij të dijshim edhé fisin e ktij luâni, qi zbardhi faqen e Atdheut e qi diq në Lesh bash n’atê kohë ku kishte m’u lidhë gjith Shqypnia nën flamur të tij të madhnushëm, të kuq e t’zi, e ku u pritshin mrekullime për mbi fatin t’onë.
Tuej u shtymun prej nji librit për mbi Skandërbegun, të titulluem “Accoount of the life and caracter of George Castriot, Scanderbeg” e nji radhojt të geneallogjisë Kastriote të profesorit shqyptar Zef Sqirojt, po ju paraqesim shqyptarve shelgun gjinuer të shtëpisë së Kastriotve.
.
I.Princ’i Shqypnisë Gjin Kastrioti (1.432 m. Kr.) i ati i Skanderbegut kish lemun kta fmije. Djelm: Repozin, Stanisin, Kostantinin e Gjergjin, e mandej u emnue prej sulltan Muratit II Skanderbeg, Vajza, Marron, Gjelën, Angjen, Vllaikën edhé Mamicën.
 
II.Gjergj Kastrioti (Skanderbegu) ka lemun kta fmijë, Gjinin (duka i Shën-Pjetrit Galatinës, Konti i Solettës etj.) edhé nji vajzë Vojisllavën.
 
III.Gjin Kastrioti (i bir’ i Skanderbegut) lindi Ferrandin, Kostantinin e Gjergjin e vajza Lenën e Marien.
 
IV.Ferrandi lindi Ahiletin, Federikun, Pozion, Alfonsin, Palin, Gjinin, Ferrandin e Qessarin, edhe vajzë Rinën, Jovanën, Andronikën.
 
V.Ahileti ka pasë lemun Pirron e Kostantinin.
 
VI.Pirrua (1569 m. Kr.) lindi Antonin, Filipin e Beatriçen.
 
VII.Antoni ka lemun Ahiletin, Konstantinin, Gjergjin edhe Rinën.
 
VIII.Ahileti lindi Terezën, Gjinin, Tomazën, Vitoren, Margariten, Antonin, Gjulinë, Domenikën, Ngjelën e Hipolitën.
 
IX.Antoni lindi Ahiletin, Anën, Vitoren, Gjergjin Angjelinën e Lenën.
 
X. Gjergji (1.706 m. k.) lindi Anën, Ferrantin, Antonio-Maria, Gjinin-Maria, Pirron, Marien Rozën e Kamilën
 
XI. Ferandi (1832 m. K.) lindi Franceskën, Filipin, Maria-Linzën Antonin e Gjergjin.
 
XII. Antoni ka lemun Elenën (1841 m. k.) Gjinin (1847 m. K.) Rozën (1853 m. k.) edhe Marien (1860 m. Kr.).
 
XIII. Gjini lindi Emanuelin (1870 m. k.) edhe Franceskun 1875 m. kr.) Ky asht stërnip i fundit i shtëpisë së Kastriotve, ku mbyllet edhe Geneallogji e Skanderbegut, mbas rradhojt qi përmente syprit, sa do qi mbas Franceskut kanë lemun edhe tjerë fmijë qi edhé sot jetojnë në Itali.
.
(Revista “AGIMI”, nr. 1, Maj 1919, Vjet I, Shkodër, fq. 8-9.)
.
(Foto: Një sprovë e Agim Morinës me portretit të Skënderbeut, e para 30 e kusur viteve me pendë e tush të zi.)
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.