Gjosho Vasija, 90 vjetori i gjigandit të parodisë shqiptare
nga Gjergj Jozef Kola
90 vjet ma parë, u lind gjigandi i parodisë shqiptare, shkodrani Gjosho Vasija, i cili me buzëqeshjen e tij mitike, me humorin e tij qytetar, me satirën therse fishtjane, i mbijetoi diktaturës komuniste e pseudodemokracisë shqiptare, që vazhdon me e përndjekë ende sot, me heshtjen e tallavasë dhe korrupsionit institucional që asht sot po aq kriminale sa ç’ishte diktatura….
Në përkujtim të kësj figure, po jap nji episod të dy gjigandve shkodranë në lagjen e famshme G’juhadol, ku u rritën edhe gjenitë e kombit.
Kjo ngjarje më asht rrëfye në Vjenë, nga bashkshortja e Gjoshos, Berina Kaceli – Vasija në 2019, me rastin e dekorimit të artistit nga Diaspora shqiptare…
Jepja Gjoshos Humorin, dhe Prenkës Muzikën!!
N’nji dite të bukur, takohen në Sarreq, te kryqëzimi, Prenk Jakova e Gjosho Vasija.
Prenka i thotë: Ndigjo Gjosho, due me t’kallxue nji histori të bukur fort…
Dhe ja nisë Prenka me kallxue. Mblidhen edhe dy-tre kalimtarë që vijshin prej G’juhadolit e po ndijnë tanë shend. Mbaron historia e Prenkës e kërkush s’po qesh. Qeshi veç Berina Kaceli Vasija, për mirësjellje edhe vetë Prenka. Arsyeja pse qeshi Prenka ishte tjetër.
-Gjosho, – vazhdoi Prenka, – tash po kët histori, na e kallxo ti!
Ah, kjo ishte loja…
Dhe Gjoshja e kap historinë prej fundi e kthen në krye, e hjedh përpjetë e teposhtë, njashtu si t’ishte brum pize… ndërkohë që grumbulli i njerzve ishte ba i madh. Kur mbaroi Gjoshja, shpërtheu nji gaz i madh fort, po jo sa me u tundë katedralja, me hijen e saj madhështore…
.
Marrë nga Muri i Fb i Gjergj Jozef Kolës, me 2 nantor 2021