back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Gjuha e dashurisë në mozaikët e Erietës – nga Jozef Radi

Gazeta

Erieta Koliqi - Gajtani - Ekspozite Mozaiku - 2020
Erieta Koliqi – Gajtani – Ekspozite Mozaiku – 2020

Gjuha e dashurisë në mozaikët e Erietës

nga Jozef Radi

prej 16 Nëntor deri me 18 nentor2020, 
në Muzeun Historik Kombëtar, Erieta Koliqi – Gajtani,
hap ekspozitën e saj te punuar me mozaikë.
26 kuadro të realizuara kryesisht në gurë,
po edhe me materiale të ndryshme përbëjnë
gjithë kontributin artistik katërvjeçar të Autores…
 .
Danae - Mozaik nga Erieta Koliqi - Gajtani
Danae – Mozaik nga Erieta Koliqi – Gajtani
Janë tashmë më shumë se katër vite Erieta Koliqi – Gajtani, punon me gurët, dhe ardhja e saj përmes kësaj ekspozite, ndër më të rrallat e më të vështirat punë me guralecë të mbledhur ngado ku ka shkelur këmba e saj, përbën për të një kulmim të jetës dhe artit. Një ekspozitë krejt e veçantë, thuaj e pashoqe në gjininë e vet, që pakkush (o askush) s’ka mundur ta realizoje… sepse pakkush (o askush) ka vullnet të hekurt dhe ide të qarta sa për t’u japë frymë dhe shpirt gurëve; sepse pakkush (o askush) mund t’i bëjë guret të ndrijnë e të flasin, siç ka ndodhur e ndodh me këto tabllo të një bukurie të rrallë, të sjella ne art prej Erietës…!
E vërtetë është se këto punime në mozaik të Erietës, i kam ndjekur qysh në fillimet e saj. Në ato momente të vështira jete, kur krahas dhimbjes thellë që përjetonte, ajo i ngarkoi vetes një mison edhe më të vështirë: ta lerë penelin e të merret me gurët, e që simbas mendimit tim, ia ka dalë në krye!
Duke qenë i vëmendshëm dhe i emocionuar prej punimeve të saj, kam pasur shumë dëshirë të isha sot aty, i ftuar në prezantimin e kësaj sakrifice artistike, e t’i thoja qoftë edhe pak prej atyre mendimeve që i kam shprehur në rrugëtimin e këtyre punimeve, gjatë ngjizjes së tyre, po edhe në shfaqje publike që i ka bërë Erieta secilit kuadër.
Mundem të them se prej “Luledielleve” të Van Gogut, ku nis formimi dhe soliditeti i saj artistik në mozaik, e deri te punimi i fundit legjenda e Orfeut me Euridiçen, është një rrugë e gjatë, janë katër vite punë të përditshme dhe e paepur me gurët dhe çekiçin, janë sakrifica dhe pamundësi që t’i rrëfesh sot pakkush mundet t’i besojë… Rast i rrallë, kur një grua merr përsipër të na dëshmojë fuqinë dhe magjinë e gurit, art që vjen prej antikitetit e frymëzon edhe në ditët e sotme, me atë gjuhën e veçantë shprehëse e komunikuese të mozaikut.
.
Salla e Ekspozitës në Muzeun Kombëtar - 16 Nëntor 2020
Salla e Ekspozitës në Muzeun Kombëtar – 16 Nëntor 2020
Në gjitha punimet e Erietës, tre janë temat kryesore, ajo e personazheve dhe legjendave të antikitetit, temat e frymëzuara nga piktorët Van Gog e Klimt si dhe abstraksionet figurative… Po ajo çka mbetet thelbësore është se në qendër të trajtimit të thuajde të gjithë mozaikëve të saj është gruaja në gjithë madhështia e saj, pra Gruaja me G të Madhe…
Më duhet ta theksoj se Erieta – me këmbënguljen dhe vullnetin e saj të paepur ia ka dalë jo vetëm një projekti që jetonte në mendjen e saj, të na dëshmojë se arti dhe dashuria për jetën e shpëtojnë shpirtin e njeriut, po edhe ta organizojë këtë ekspozitë në kohë të vështirë, e cila na ka shmangur, e të mos jemi sot të pranishëm në këtë festë të artit të saj! Erieta ia ka dalë që dramat e humbjeve të njëpasnjëshme (motrës më e vogël, nënës dhe të shoqit) i ka përballuar me fuqinë e artit të saj, dhe tre fëmijë artistë, që i kanë qenë krah jo vetëm në dramat e saj dhe të tyre… po edhe në këtë rrugëtim artistik të rrallë e të vështirë… E megjithatë, ajo shfaqet sot në këto kohra të errta pandemie botërore… me fuqinë shprehëse të artit të saj, dhe me një dëshmi të rrallë, se njeriu dhe arti i mbijetojnë edhe së Keqes me të madhe
Urime Erietë, vërtet nga larg, (sepse kjo kohë na ka vënë të gjithëve në vështërsi…) shumë urime, si grua, si nënë e si artiste! Vetëm një grua e rrallë si ti, mund të bëjë një ekspozitë të tillë… të rrallë!
Të kërkoj ndjesë për këtë mungesë, por gjithsesi jam aty në suksesin e mozaikëve të tu Erietë!
15 nëntor 2020

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.