back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Gjyqi i Parë Special i Tiranës – 13 Prill 1945 (Dokumente)

Gazeta

Gjyqi Special - Kryetar seance Koçi Xoxe
Gjyqi Special – Kryetar seance Koçi Xoxe

Gjyqi i Parë Special Tiranë 13 Prill 1945

Gjykata Speciale e TiranësVendim në “Emër të Popullit”

Gjykata Speciale e Tiranës, e formuar prej
1.Koci Xoxe, – Kryetar, Gjeneral-Lieutenant
2.Halim Budo, – anëtar, Gjyqtar
3.Gaqo Floqi,  – anëtar, Gjyqtar
4.Hysni Kapo, – anëtar, Kolonel
5.Beqir Balluku, – anëtar, N/Kolonel
6.Dr. Medar Shtylla, – anëtar,
7.Faik Shehu – anëtar,
8.Bilbil Klosi – anëtar, N/Kolonel
9.Gjon Banushi – anëtar, Major
Me asistencën e sekretarëve Kozma Toçi dhe Mustafa Çizme,
duke qenë prezent Prokurori i Popullit – Gjeneral Major Bedri Spahiu, u mbloth në sallën e gjykimeve dhe

Pamja e sallës së Gjyqit Special
Pamja e sallës së Gjyqit Special

Vendosi:
Fajtorinë e të pandehurve me cilësitë e ndëshkimet si vijojnë
1-Ndëshkim me vdekje të kriminelëve të luftës:
1.Fejzi Alizoti
2.Terenc Toçi
3.Aqif Përmeti
4.Gustav Mirdashi
5.Kostandin Kote
6.Hilmi Leka
7.Reshit Merlika
8.Beqir Valteri
9.Javer Hareshiti
10.Dik Cami
11.Ismail Golemi
12.Zef Kadarja
13.Tahsim Bishqeni
14.Shyqyri Borshi
15.Daut Çarçani
16.Kol Tromara
17.Bahri Omari
18.Qemal Vrioni
19.Tefik Mborja

Avokatët e Gjyqit Special
Avokatët e Gjyqit Special

Por në bazë të nenit 16, të ligjës së naltpërmndur në kundërshtim me kërkimin e prokurorit, krimineli i luftës Qemal Vrioni, duke u dorëzuar mbrenda afatit të caktuar në shpalljen e Kryesisë së Këshillit, i kthehet me burgim të përjetshëm dhe me punë të detyrueshme.
Tefik Mborja, mbas rënijes së kabinetit të Vërlacit, që në 1941, është tërhequr kryekëput nga jeta politike dhe nga bashkëpunimi në çdo formë me qeveritë kuislinge të një-pas-njëshme që kanë ardhur pas kësaj date, megjithëqë i janë bërë presione të shpeshta për të marrë pjesë në kabinetet dhe organizatat tradhtare të ndryshme. Nga ana tjetër edhe gjatë kohës që ka qenë si ministër ka dhënë 2 herë dorëheqjen si shenjë protestë kundra masave shtypëse fashiste dhe mbas Konferencës së Pezës ka simpatizue lëvizjen tue e ndihmue këtë herë pas here në mënyra të ndryshme, përfiton nga shkaqet lehtësore, dhe ndëshkimi i tij me vdekje i kthehet në 30 vjet burgim, me punë të detyrueshme

2-Për Armiqtë e Popullit
1.Koço Kota
2.Xhavit Leskoviku
3.Koço Tasi

3-Për Kriminelët e Luftës
4.Ibrahim Biçaku
5.Xhevat Korça
6.Rifat Begolli
7.Bajram Pustina
8.Shuk Gurakuqi

Ndëshkimin e tyre me burgim të përjetshëm dhe punë të detyrueshme

Deshmitare e Gjyqit Special
Dëshmitare e Gjyqit Special

3-Për Kriminelët e Luftës dhe Armiqtë e Popullit
1.Sokrat Dodbiba
2.Mihal Zallari
3.Et’hem Cara
4.Ndoc Naraçi
5.Andon Kozmaçi
6.Lazër Radi
7.Sami Koka
8.Sulejman Vuçiterni

Nga 30 vjet burg dhe punë të detyrueshme.

4-Për Armiqtë e Popullit:
1.Mihal Sherko
2.Akile Tasi
3.Fiqiri Llagami

Nga 20 vjet burg dhe punë e detyrueshme.

5-Për Armiqtë e Popullit ose Kriminelë Lufte:
1.Gjergj Bubani
2.Rrok Kola
3.Bilal Nivica
4.Ismet Kryeziu
5.Jakov Milaj

Nga 15 vjet burg e punë e detyrueshme.

6-Për Armiqtë e Popullit
1.Rrok Gera
2.Nedin Kokona
3.Rifat Tartari
4.Ihsan Libohova
5.Vangjel Goxhomani

Nga 10 vjet burg e punë e detyrueshme.

7-Për Armiqtë e Popullit
1.Emin Toro
2.Zef Benussi
3.Mahmut Golemi
4.Zija Bejleri
5.Manush Peshkëpia

Nga 5 vjet burg e punë e detyrueshme.

Disa nga te pushkaturit...
Disa nga te pushkaturit…

8-Për Armiqtë e Popullit
1.Zejnel Prodani
2.Sami Visoka

Nga 3 vjet burg e punë e detyrueshme

9.Për Armikun e Popullit
Zef Shiroka
2 vjet burg, po mbasi është tërheqë nga jeta politike dhe gjatë kohës që ka qenë ministër ka treguar akte… duke pezulluar vuajtjen e ndëshkimit me konditë që për 5 vjet të mbajë një qëndrim politik të denjë

10-Për të pandehurit Luigj Filaj dhe Abdurrahman Telqiu vendosi pafajësinë për mungesë provash.
Urdhërohet lirimi nga burgu i Luigj Filajt, Abdurrahman Telqiut, Dedë Jakova, Zef Shiroka dhe Abedin Xhiku
Për të gjithë fajtorët që kanë ndëshkim më tepër se 5 vjet burgim, urdhërohet konfiskimi i pasurisë së lujtëshme dhe të palujtëshme në konfirmim të dispozitave ligjore në fuqi dhe humbjen e të drejtave civile e politike.
Ky vendim është i prerë
Tiranë, më 13 prill 1945

I pari Gjyq Special në Shqipëri
Lazer Radi – I pari Gjyq Special në Shqipëri

Gjykata Speciale e Tiranës – Firmat
1.Koci Xoxe, – Kryetar, Gjeneral-Lieutenant
2.Halim Budo, – anëtar, Gjyqtar
3.Gaqo Floqi,  – anëtar, Gjyqtar
4.Hysni Kapo, – anëtar, Kolonel
5.Beqir Balluku, – anëtar, N/Kolonel
6.Dr. Medar Shtylla, – anëtar,
7.Faik Shehu – anëtar,
8.Bilbil Klosi – anëtar, N/Kolonel
9.Gjon Banushi – anëtar, Major

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.