Gonxhe Bojaxhi e shqiptarëve –
Nanë Terezë e mbarë njerzimit…
nga Dr. Lazër Radi (1992)
Tiranë, 1992
Nanë Tereza e Kalkutës (Wikipedia)
Lind në qytetin e Shkupit (Shqipëri nën perandorinë osmane, sot Republika ish Jugosllave e Maqedonisë) më datë 26 gusht 1910. Një ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm Dom Zef Ramaj, ditë të cilën ajo e llogariste si datëlindjen e saj. Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kol (Nikoll) Bojaxhia me origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhia (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novosella e Gjakovës. Kola dhe Drania patën 5 fëmijë, dy nga të cilët u vdiqën herët. Frikë të madhe kishte nanë Drania se mos Gonxhja i vdiste menjiherë mbas lindjes, sepse me trup dhe shëndet dukej e dobët. Gonxhja pati nji vëlla dhe nji motër. Vëllai quhej Lazër Bojaxhia dhe studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali, kurse motra quhej Age Bojaxhia. Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë. Shkupi i merret Shqipërisë prej Maqedonisë, me 1 Janar 1918, në bazë të traktatit të Versajës. I ati, që ishte i përfshirë në lëvizjet politike e asaj kohe, vdes në 1919 kur ajo ishte vetëm 8 vjeçe.
Gonxhja mësimet e para i merr në nji shkollë shqipe në Shkup, aty kreu dhe gjimnazin, në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin “Tereza” e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.
Jeta si murgeshë
Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1926, nga Shkupi drejt Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nanë, bijë e motër s’do të shiheshin ma kurrë.
Ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nana Drane e motra Age, shkuan në atdhe, në Shqipëri, qysh para Luftës së Dytë Botërorë. Nënë Tereza u vendos në Kalkuta (Indi), ku u bë mësuese dhe shpejt drejtore e shkollës së vajzave. “Nënë Tereza e Kalkutës”, themelon urdhërin “Misionaret e Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve të Kalkutës, Indisë e gjithë botës. Në vitin 1979, merr çmimin Nobel për Paqe, gjithë bota mëson se Nënë Tereza ishte shqiptare. Edhe pse haste vështirësi për të folur shqip pas 70 vjetësh qëndrim në ambiente joshqiptare, ajo kurre s’e mohoi origjinen e saj shqiptare. Shkrimet e saj në shqip janë letrat e rinisë dhe më pas me familjen në shqip, përshëndetje në shqip popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobel me 1979, dhe lutja në Shqip transmetuar nga Zëri i Amerikës me 17 Qershor 1978. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezen se nga ishte. Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”. Por Shqipëria heshtte. Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë s’i kish dhënë vizë nobelistes së ardhshme as sa për të parë nënën e saj që jetonte në Tiranë, as për te marrë pjesë në varrimin e saj më 1974, as për të parë varrin. Madje këtë vizë nuk ia dhanë as kur fama e saj kishte marrë dhenë në të katër anët e botës deri ne fillim të viteve ’90. Shqiptarja trupvogël ishte kthyer në një legjendë të gjallë. Ajo ishte nënë kujdestare e 7.500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960.000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47.000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3.400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë. Këto janë shifra të viteve ’80. Deri sa Nënë Tereza ishte gjall, sot këto shifra kanë ndryshuar shumë.
Nënë Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë, me të mund të fliste çdonjëri. Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar në një lagje të zhurmëshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyese si dhe lëngshtrydhësit. Këtu, mu në qendër të Kalkutës shtrihej shtabi i përgjithshëm i Rregullit, “Shtëpia e Nënës”. Shtëpinë e Nënë Terezës e kanë vizituar personalitete si mbretëresha e Britanisë, ish presidentët e Shteteve të Bashkuara George Bush e Jimmy Carter, Yasser Arafati, princesha Diana e shumë të tjerë.
Kur ishte e re jo vetem ka folur, por ka shkruar edhe poezi në gjuhën Shqipe. Për shembull poezinë e meposhtme e ka shkruar kur ishte 22 vjeçe gjatë udhës për në Indi.
Nënë Terezës, për të ardhur në Shqipëri iu desh të dërgonte tre letra. Ajo i kishte dërguar më parë letër Komitetit Shqiptar për Marrëdhëniet me Jashtë, por nuk mori kurrë përgjigje. Ja se si e shpjegon Lolja letrën e të madhes Nëna Terezë dërguar Presidentit të Republikës në vitin 1989, të cilit i theksonte se: “për 60 vjet kam vizituar shumë e shumë vende jashtë atdheut tim”, që është edhe një fakt se ajo e konsideronte Shqipërine atdheun e saj. Më në fund, Nënë Tereza, e viziton Shqipërinë me 1989. Ajo kishte pasaportë nga India, Vatikani, Britania e Madhe dhe Italia. Kur i thanë për pasaportën Shqiptare ajo u përgjigj: “E pranoj me kënaqësi, është pasaporta e vendit tim; atje kam Nënën dhe motrën, atje kam miq e të njohur, atje shumë shpejt do të hapim misionin tonë dhe unë do të jem vetë aty”. Kur mori çmimin Nobel në vitin 1979, amerikanët i ofruan nënshtetësinë amerikane dhe pasaportën, por ajo nuk pranoi.
Trashëgimia
Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Bill Clinton është shprehur në qershor 2002: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo qe më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”. Por origjina shqiptare nuk duhet absolutizuar. Duke qënë shqiptare, Nënë Tereza nuk i përket vetëm Shqipërise, guacka etnike do ta kufizonte. Gonxhja u bë qytetarja e botës, e popujve, feve dhe e qytetërimeve. Në vitin 1950, ajo themeloi urdhrin e saj të murgeshave të quajtur Misionaret e Bamirësisë që i shërbejnë tërësisht të varfërve. Shqiptarja trupvogël ishte kthyer në një legjendë të gjallë. Vetëm sipas të dhënave te vitit 1980, ajo ishte kujdestare e 7.500 fëmijëve në 60 shkolla, mjekonte 960.000 të sëmurë në 213 spitale, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47.000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3.400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve në 20 shtëpi pleqsh dhe kishte birësuar 160 fëmijë jetimë.
Ndër titujt që i janë dhënë Nënë Terezës përmenden: Pamada Shir; Gjoni XXIII për Paqe, të cilën ja dorëzoi personalisht Papa Pali VI; Samaritani i Mirë, në Boston; Shpërblimi Ndërkombtar John Kennedy, në Uashington; Nëna e të Gjitha Nënave, Balzan; Çmimi Nobel për Paqen; Medalja e Lirisë, shpërblimi më i lartë amerikan; Medalja e Paqes, shpërblimi më i larte i Rusisë; etj.
Me 5 shtator 1997: bota mësoi se Nënë Tereza (Angel of Mersy) vdiq në moshën 87 vjeçare duke lënë pas dashuri.
Janë shkruar e shkruhen edhe sot e kësaj dite me qindra vepra për të madhen Nëna Terezë, por të gjitha flasin në të vërtetën se ajo ishte shqiptare, siç e ka deklaruar edhe vetë. Nënë Tereza vdiq me 12 shtator të vitit 1997, tani në vitin e 100 të lindjes së saj, ne krenohemi me jetën dhe veprën e saj.
(botohet me pak shkurtime)