back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

“Google Adsens” nga viti që vjen edhe në shqip…

Gazeta

Google 2014
Google 2014

Nji lajm si pikë shprese… nga Jozef Radi

Prej 14 marsit 2013 e deri sot, pra prej gati dy vitesh, kam punue sistematikisht në sitin www.radiandradi.com, thjesht me pasionin e nxjerrjes në dritë të shumë prej kontributeve së pari të tim eti, mandej edhe të miat, e ma vonë edhe të krejt atyne që kam njoftë dhe vazhdoj me njoftë, po edhe atyne personazheve me dritë… tashma të mbulueme me heshtje e shpesh me urrejtje, në nji kohë në dukje e lirw, po që ndjehet gjithnji e ma e vështirë për komunikimin e mendimit të lirë dhe së vërtetës…
I hyna kësaj ideje me punë dhe vullnet, pa kqyrë në kam mbështetje a jo, dhe pa asnji financim prej ndokujt, dhe sot falë punës dhe nji kambngulje vetmohuese, po falë edhe krejt atyne miqve e dashamirëve të mi, që me dëshirë më kanë mbështetë e kanë kontribue në ecurinë e këtij siti, mundem me dëshmue jo pa entusiazëm, se sot numri i lexuesve dhe i leximeve avitet njaty te 220.000… kurse numri i shkrimeve të publikueme i kalon të 1300, kurse i informacioneve enciklopedike, të 2400)… Pra nji Faleminderit e Madhe i përket secilit prej jush, që keni marrë mundimin me klikue, apo me lanë shenjën e pëlqimit, apo edhe ndonji shënim, qoftë edhe rastësisht… Sepse nuk asht pak, duke e ditë se krejt shkrimet janë në gjuhë shqipe, dhe siti ka ma së shumti nji profil nji kulturor dhe stimulues kulture, pa lanë anash asnji problem të shoqnisë shqiptare, në krejt shpërndamjen e saj të gjanë…

Jozef Radi 2001
Jozef Radi 2001

Lajmi i përhapun sot… që në “Google Adsens” do të futet së shpejti edhe gjuha shqipe, besoj se do të jetë dicka mjaft pozitive, sepse krejt mundimi i shumë prej atyne që përpiqen prej vitesh, (këtu futet edhe mundimi im) gjithsesi mund të kenë nji referencë shpërblyese sado modeste… megjithse mundem me thanë se shpërblimi moral s’më ka mungue asnjiherë prej lexuesve… shumica të panjoftun…
Pra le t’vazhdojmë kësaj rrugë të vështirë duke besue dhe shpresue…
9 dhjetor 2014

Takimi me përfaqsues të Google
Takimi me përfaqsues të Google

“Google Adsens” nga viti që vjen edhe në shqip…

Një lajm i gëzueshëm për mediat online!

Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, zhvilloi sot një takim me perfaqësues të kompanisë “Google”, z. Lan dhe z. Tola, për të çuar përpara projektet e përbashkëta inovative.
Mësohet se gjatë takimit u bisedua mbi projektet që ‘Google’ do të zhvillojë ne Shqipëri gjatë vitit 2015.
Kështu, vitin e ardhshëm ‘Google Street’ për Shqipërinë 2015, të ketë në fokus turizmin. Ndërsa një tjetër program i ‘Google’, ‘Google Adsens’ në shqip do të sjellë të ardhura suplementare për Mediat Online është bërë e ditur nga ky takim. Kjo duhet t’i gëzojë të gjitha mediat online në shqip sepse në këtë mënyrë bëhet përfitim për krejt punën që bëhet.
09 Dhjetor 2014
http://index.al/index.php/lajme-sot/aktualitet/26839

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.