back to top
10.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Gozhda e Nastradinit… nga Bedri Blloshmi

Gazeta

Bedri Blloshmi (ne sfond poetet Vilson Blloshmi dhe Genc Leka)
Bedri Blloshmi (ne sfond Vilson Blloshmi dhe Genc Leka)

Gozhda e Nastradinit… nga Bedri Blloshmi

Këtë shkrim dua ta filloj me një parabol, për t’u kuptuar nga të gjithë lexuesit. Nastradini nxorri shtëpinë në shitje dhe dikush që kërkonte të blente shtëpi e merr vesh dhe shkon të bisedojë me Nastradinin. E pa shtëpinë i pëlqeu dhe ranë dakort për pazarin, lanë edhe ditën kur do të futesh në shtëpinë e posablerë…
Atë ditë Nastradini i thotë blerësit: “A e sheh at gozhdën atje të ngulur në murë? Po, – i thotë blerësi… Ajo gozhdë është e imja dhe s’do ta lëvizësh nga vendi… se at gozhdë s’ta kam shitur. Dakort, – i tha blerësi, – at gozhdë nuk ta prek kush. Mbas ca ditësh Nastradini kalon nga ish-shtëpia e tij, ngjitet në katin e tretë, heq xhaketën dhe varë në gozhdën e vet dhe ikën. Në mbrëmje vjen i zoti i shtëpisë e sheh në gozhdë se qe varur një xhaketë. Menjëherë i thërret së shoqes dhe i thotë; Po kjo xhaketë e varur këtu, ç’është? E shoqja pa të keq i përgjigjet se, kishte qënë Nastradini kishte varur xhaketën dhe kishte ikur. I zoti i shtëpisë i bërë tym, s’doli nga shtëpia duke pritur të kthehej Nastradini, i cili vjen dhe ngjitet sipër, pa i folur asnjërit nga të zotët e shtëpisë merr xhaketë dhe niset për të dalë jashtë. Athere i zoti i shtëpisë e ndal dhe i thotë të mos ta lërë më xhaketën aty, sepse ta kam blerë shtëpinë dhe ti s’ke më asnji punë këtu. Nastradini ja kthen qetë-qetë: Dëgjo mor zotëri, unë vërtett ta kam shitur shtëpinë, po jo gozhdën! Do të vij sa herë të më teket dhe do ta var xhaketën aty te gozhda ime…

Tani le të dalim për ku jemi nisur.
Partia e Debatikasve e udhëhequr nga një sekretar partie prej 23 vjetësh, këtë herë që nuk vodhi dot votat se kishte shumë vëzhgues ndërkombëtarë, dhe doli në shesh e vërteta… e Debatikasit ranë drejt e në humnerë!!! Tashti i detyruar kryetari i partisë Debatikase duke mos pasur asnjë mundësi tjetër manovrimi, me shumë përtesë dhe jashtë vullnetit të tij deklaroi me gjysëm zëri. Jap dorëheqjen nga gjithë fuksionet… edhe si kryetar partie… Lind pyetja, a beson kush se do largohet nga partia kryetari i humnerës?!? Caktoi ata kanididatë që patjetër i binden verbërisht dhe i bien në gjunjë duke i lëpirë edhe këpucët të shoqëruar me lotë krokodili. Ky që është caktuar Kryetar Bashkie, mbasi Partia e Debatikasve humbi në gjithë Shqipërinë në zgjedhjet lokale, ndërkombëtarët e mishëruan dhe i dhanë Bashkinë e Tiranës…
Po ky Kryetar Bashkie, duke shëtitur ministri më ministri mbasi u akuzua për vjedhje me shifra të mëdha… 240 milion Euro të grabitura dhe s’i hyri ferrë në këmbë!!! Tani bëhet edhe Kryetar i Partisë së shkërrmoqur Debatikase, me kët rast që të mos ketë mundësi qeveria e ardhshme t’ia hapë dosjen sa një mal, që fle te prokurori i përgjithshëm Llalla. Prokurori Llalla kur mori karriken që ka sot bëri deklarata premtuese dhe tha prerë se do zbatonte ligjin pa asnjë mëdyshje!!! Të njëjtën gjë bëri dhe paraardhësi i Llallas, madje shkuan shumë më larg, si Kryeministri i ikur dhe Kryetarja e Parlamentit të ikur… duke parashikuar se do ishte një Silvia Konti!|!! Kandidati tjetër vjen nga një familje Ministrash të diktatorit, por i shquar për terrorin në zonën e Lumës… po tua përmendësh Dashnor Mamaqin… ata dridhen edhe sot e kësaj dite. Partia e Debatikasve dhe qeveria e ikur u krijua me bijtë e Ministrave të diktaturës, me bijtë e sekretarve të parë, të kryetarëve të Degëve të Punëve të Brendshme, me bijtë të sekretarëve të partisë, me bijtë e Sigurimit të Shtetit dhe të bashpunëtorëve të tyre, me kryetarët e shoqatave të Enverit. Pra le ta themi shkurt, se aty në qeveri ishin ata që kishin lidhje të forta me komunizmin ose lidhje po aq të forta me sigurimin famëkeq. Kryetari i partisë Debatikase që tani përhap tymnaja se ka dhënë dorheqjen si besnik fanatik i Zv. Diktatorit Alia, e mbajti fjalën, e përcolli me shtrat topi dhe u tregua shumë korrekt në zbatimin e porosive të Katovicës dhe të gjithë këta bij komunistësh e sigurimsash jo që i punësoi në vende kyçe të pushtetit, por i la të vjedhin dhe të grabisin sa të donin duke i siguruar se do t’i mbronte dhe nga procedimet penale!! Kjo është e vërtetuar: asnjë ministër, drejtor apo ku di unë, në sektorët ku vidhej para me tendera s’ka shkuar në prokurori. Si këta që ikën nga pushteti, si ata që po vijnë thërrasin dhe premtojnë në sy të ndërkombëtarve se do e luftojmë korrupsionin dhe se toleranca është gjithmonë zero…
Mbas revolucionit të armatosur të 97-ës, Partia Debatikase e humbi pushtetin duke ja marrë gjysma tjetër e Partisë së Punës. Ne demokratët me në Krye Sekretarin e Partisë dilnim çdo ditë në protesta duke dëgjuar kryetarin se kur të vinim në pushtet do t’i fusnin në burg të gjithë të korruptuarit me në krye Fatos Nanon. Në 2005 pushteti i kaloi Partisë Debatikase po asnjëherë nuk u përmend më ajo gjë, e jo më t’i fuste në burg për abuzimet e kryera. Shtroj pyetjen, mos vallë këto dy parti kanë një marrveshje të heshtur mes tyre? Duke ia lënë qeverisjen çdo 8 vjet njëra-tjetrës?!?
Këta që po marrin sot pushtetin me një fitore të vertetë, çdo bëjnë me dosjet e ministrave të korruptuar, do heshtin?! Po Prokurori i Përgjithshëm do vazhdojë të heshtë?! Korrupsioni s’është diçka abstrakte, ai është i prekshëm… Mijra vila, dyqane, terrene, prona, si janë ndërtuar?? Mirë milionat e Eurove të depozituara në bankat jashtë shtetit, po këto që duken si do të justifikohen?? Nëqoftëse, largqoftë futet në burg ndonjë ministër, pasuria që ka vjedhur a do t’i shtetëzohet? Gjykatat tona, dhe prokuroritë, kur ndodh që dëgjojmë sa për sy e faqe… pasuria e vjedhur nuk i sekuestrohet. Të presim, të shohim… mbase prishet marrveshja e heshtur. Të shohim se sa do bëhet i besueshëm Luli si kryetar të Partisë Debatikase, jo për ta votuar se ai është caktuar dhe është kryetar, por sa për farsë… për ta mashtruar popullin se do e ngrejë dhe njëherë Partinë Debatikase dhe ta nxjerrë nga humnera ku e hodhën!! A do t’i pastrojnë spiunët, sigurimsat dhe vrasësit? Siç është rasti i Librazhdit… Se për bijtë e komunistëve dhe hajdutët as bëhet fjalë se mund të largohen. Jam kureshtar të dëgjoj se si do të justifikohet me pronarët dhe të burgosurit politikë!!! A do të garantojnë se sa po të vijnë në pushtet do t’i detyrojnë prap të vetësakrifikohen?!? Po pronarëve çfarë përralle do ju sajojnë? Le të presim… sherri sapo ka nisur… dhe lufta vazhdon!!!
Po e mbyll kët shkrim me urimin nga zemra.
E gëzofshi humnerën ku ratë.

P.s. Kët shkrim ma nisi përmes e-mailit miku im Bedri Blloshmi… radiandradi.com mbetet gjithnji i hapun dhe mirpritës ndaj cilitdo opinion, edhe kur nji gja e tillë mund të mos jetë plotsisht në përputhje me idenë me të cilin asht ndërtue ky sit… E falenderojmë zotin Blloshmi, dhe cilindo tjetër që shpreh opinione qoftë edhe kundërshtuese me frymën e sitit… j.r.

Related Images:

More articles

1 Koment

  1. I jashtzakonshëm!
    Ndjej dhimbje për këtë njeri trim dhe i drejtë!
    Demokracia duhet kuptuar si e kupton ky ish i persekutuar që të emocionon dhe të ve në mendime, për të bërë një Shqipëri më të mirë, më të drejtë dhe më të besueshme!
    Mbetem pa fjalë! …Një grusht i drejtë në fytyrë të hajdutërisë se votave, mundit dhe djersës së shqiptarëve! Më shumë se respekt, këta njerëz meritojnë ne të ndjejmë dhimbjet e tyre!

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.