back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Grabiten e vidhen pronat e qajnë pronarët. Kujt t’i qahesh e t’i ankohesh? nga Eurial Vinka

Gazeta

Monumenti "Toka Jone" i Lushnjes (foto Edi Salla)
Monumenti “Toka Jone” i Lushnjes (foto Edi Salla)
I dashun Jozef,
Të mora, për një shkrim që po të dërgoj, po pate mundësi të ia nisish një gazetë apo një adresë të volitëshme me padrejtësitë që po vazhdojnë të na bahen prej 27 vjetësh ku, jo vetëm se nuk po na kthejnë asgja nga pronat, por dhe po na i grabisin,
Ti e kupton fare mirë se si qëndron puna kundrejt nesh në këtë drejtim. Pavarësisht se na bajnë disa lajka dhe na nxjerrin sa me u justifikue se po na i njohin disa merita, ndërsa nga ana tjetër s’na njohin as një të drejtë. Merre me mend, sa qe edhe për shpërblimin e dënimeve, në s’kemi përfitue asnjë qindarkë, e jo ma pronat.
Përqafime Lek Pervizi
 
Për njoftim të hapur
Presidentit dhe Kryeministrit

Grabiten e vidhen pronat e qajnë pronarët. Kujt t’i qahesh e t’i ankohesh?

nga Eurial Vinka
Nuk mjaftonte që pronarët, të pushktuar dhe të burgosur politikë, të masakrohen nga diktatura komuniste, po duhej të dilni disa individë, llumi i shoqërisë, gangsterë, hajdutë e mafiozë, që t’i masakronin edhe ne demokraci, nën hundën e presidentëve dhe të kryeministrave, që nuk dënjojnë ta kthejnë kokën nga padrejtësitë që ushtroheshin para syve të tyre, të mbuluar me cipën e indiferencës dhe mospërfilljës.
Shteti bën sehir, sepse ua ka lënë në dorë dhe kompetencë prokurorive e gjykatave si dhe policisë që të ndjekin këta keqberës dhe hajdutë që vjedhin haptas pronat e pasuritë e pronarëve pa i qortuar e pa u kërkuar kush llogari. Se mos këta gangsterë ia varin fort drejtësisë e shtetit. Vetë ligj e vetë shtet. Ku qenkan berë kaq të zotët që nga hiçi e brekëgrisur të bëhen milionerë e miliarderë? E po dihet fort mirë, nga burgjet e Italisë, ku janë mbyllur për krime ordinere, drogë e prostitucion, aty janë shkolluar e diplomuar si Prof. Dr. mafiozë, që të behën milionerë e milarderë duke u vjedhur pronarëve të shkretë e të pafuqishëm, pronat e pasuritë e paguara me gjak e lot vuejtjesh e torturash në burgjet e diktaturës. Nuk mjaftuan masakrat e komunizmit mbi ta, por duhet të dilnin edhe këta karabedikë e hajdutë që t’i masakronin përsëri, nën hundët e shtetit e të insitucionëve të tij. Ku ata s’pyesin as për polici, as prokurori e gjykatë, ku hyjnë e dalin si në shtëpi të tyre. S’guxon kush t’i prekë a t’i qortojë. Mjerë ai, kushdo qoftë, shtetar apo privat, e sa për pronarët u tregojnë shqelmin dhe koburën që mbajnë pas b…. (pa leje) si kapadai e s’ja mban kuj t’i prekë me pupël. Krah për krah me policët, prokurorët e gjykatësit, kryetarët e bashkive dhe prefektët. Me alamet diplome në xhep, Prof. e Dr. Kërkushi, blerë me tefin e dollarit (disa mija) në Universitetet që kanë mbirë si këpurdha shpifarake mes Tiranës. Bëhën drejtora, deputetë, shefa policie e tjera detyra për të mbuluar prapaskenat (prapanicat) e tyre të mbushura e të fryra që mezi ecin e mezi i mbajnë këmbët. Kush prokuror apo gjykatës ose polic guxon t’u kërkojë llogari se si u benë ashtu si me magji, milionerë e miliarderë që s’kishinn gjë mbas shpirtit? Mos voallë, korrupsioni ka hyrë në zyrat e tyre dhe i bën të mbyllin sytë e veshët ndaj këtyre gangsterllëqeve? Apo mos vallë kërcënohen me armët që mbajnë, e kapërdisën me to hapur pa leje, dhe të tjera armë që mbajnë në banesat e tyre, nën hundën e policisë që bën sehir e mbyll sytë dhe veshët?! Kush burrë shteti është në gjendje ta pastrojë vendin nga kjo semsile e keqe e këta dëmonë që përfitojnë nga demokracia e madhe, për të livadhisur për shtatë palë qejfe, mbi kurrizin e të tjerëve? Deri kur, o Zot (Presidentë ose Kryeministra), do të vazhdojë kjo gjendje që në qytetet shqiptare të vazhdoje sundimi i njerëzve të fortë, i këtyre Al-Kaponëve, të pa din e imanë, që ushtrojnë pa u hyrë gjemb në këmbë, zanatin e tyre mafioz me korrupsion dhe terror? Ka a s’ka Shtet?!? Ka a s’ka drejtësi?! Ka a s’ka prokurori e gjykatë. Ka a s’ka polici për ndjekjen e krimeve ekonomike në dëm të qytetarëve dhe kryesisht në dëm të pronarëve që u grabiten e vidhen pronat në dritë të diellit, e shteti rrin harruar, indiferent e moskokëçarës? Ka a s’ka ligje për këta keqbërës që po helmatisn shoqërinë shqiptare me veprat e tyre kriminale. Ju lutemi na jepni përgjigje, që ta flejmë mendjen, ja t’i dilni zot kësaj plage kriminale, ja të na e thoni troç, rrini urtë, sus, e mos t’u ndihet zëri, më keq se nën diktaturë!! E kam një mik timin që prej 27 vjetësh s’i kthehet shtëpia, e pushtuar me 1945 nga partizanët trimosha, që vazhdojnë ta pushtojnë e s’ka burrë nëne që t’i nxjerrë prej saj, paçka se Kryeministri ka deklaruar që shtëpitë e pushtuara në kohën e diktaturës t’u kthehen pronarëve pa gjyq. Kush e përfill atë fjalë? Askush! Kjo është e gjitha! Sundon padrejtesia, sado që thërrasin me të madhe për reformë në drejtësi. Fjalë që i merr era me gjithë letrat e shpurpurisura në kundërshtim me shprehjen “Verba volant, scripta manent”! I shkreti latin, të cilit s’mund te shkonte mendja kurrën e kurrës, se do të vinte një kohë ku komunizmi të mos përfillte as fjalë dhe as shkrime. Koha po e vërteton, e ku? Në Shqipërinë tonë, aq të lavdëruar me fjalë dhe aq të përmbysur me kokë në hi e në baltë. Vaso Pasha paskësh pasur shumë të drejtë me e qa mjerimin e Shqipërisë, që ne po e shohim fare mirë!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.