Greqia e Lashtë – mitra e filozofisë perëndimore
Përshtati në shqip Edmond-Andrea Shallvari
Për miqtë, të njohur e të panjohur, por sidomos për gjithë ata që kanë alergji, sa herë bëhet fjalë për Greqinë dhe antikitetin grek.
Greqia e Lashtë mbetet mitra e filozofisë perëndimore përmes 10 shkollave të saj filozofike.
Greqia e lashtë ishte një burim i mendimit filozofik, ku lulëzuan filozofët dhe shkollat filozofike që formësuan historinë e mëvonshme njerëzore.
Këtu janë dhjetë shkolla dhe qëndrime filozofike që kanë dominuar këtë peizazh intelektual.
1.Filozofët para-Sokratikë: Përpara Sokratit, filozofë si Thalesi, Herakliti dhe Parmenidi kërkuan të kuptonin natyrën themelore të universit përmes hetimeve metafizike dhe kozmologjike.
2.Filozofia Sokratike: Sokrati, i njohur për metodën Sokratike, u fokusua në etikën, virtytin moral dhe vetekzaminimin. Ai inkurajoi të menduarit kritik dhe vënien në dyshim të besimeve të dikujt.
3.Platonizmi: Kjo shkollë, e themeluar nga Platoni, eksploroi metafizikën, etikën dhe epistemologjinë. Teoria e Platonit për Format dhe Alegoria e Shpellës janë koncepte themelore.
4.Filozofia Aristoteliane: Aristoteli, student i Platonit, u thellua në fusha të ndryshme, si etika, politika, metafizika dhe biologjia. Qasja e tij sistematike hodhi themelet e filozofisë perëndimore.
5.Epikureanizmi: Kjo shkollë, e themeluar nga Epikuri, theksonte kërkimin e kënaqësisë dhe qetësisë përmes dijes, miqësisë dhe jetesës modeste. Ai mbështeste (mbronte) mungesën e dhimbjes si të mirën më të lartë.
6.Stoicizmi: Stoikët si Zenoni dhe Epikteti theksuan virtytin, racionalitetin dhe vetëkontrollin. Ata besonin të jetonin sipas natyrës dhe të pranonin atë që nuk mund të ndryshohet.
7.Cinizmi: Antisteni dhe Diogjeni (Ciniku) promovuan një mënyrë jetese të thjeshtë dhe asketike. Cinikët hodhën poshtë vlerat konvencionale dhe kërkuan virtyt dhe mençuri përmes vetmjaftueshmërisë.
8.Skepticizmi: Pirro dhe Sekstos Embirikos ishin skeptikë të shquar që vunë në dyshim mundësinë e marrjes së njohurive të caktuara. Ata mbështetën pezullimin e gjykimit dhe shqyrtuan rëndësinë e besimeve.
9.Aristotelianizmi në periudhën helenistike: Shkolla e endacakëve, e udhëhequr nga ndjekësit e Aristotelit, vazhdoi punën e tij. Ata u angazhuan me ide nga tradita të tjera filozofike dhe zgjeruan doktrinat e Aristotelit.
10.Neoplatonizmi: Në periudhën e mëvonshme, Plotini zhvilloi neoplatonizmin, duke theksuar unitetin e gjithë ekzistencës dhe ekzistencën e një realiteti absolut. Neoplatonizmi ndikoi në mendimin e mëvonshëm filozofik dhe fetar.
Përshtatur në shqip nga @Edmond-Andrea Shallvari
Burimi: https://www.lavart.gr/