back to top
3.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Grigori Yefimovich Rasputin (1869-1916)

Gazeta

Grigori Rasputin (1869-1916)
Grigori Rasputin (1869-1916)

Grigori Yefimovich Rasputin (1869-1916)

Grigori Yefimovich Rasputin, lindur, Pokrovskoye, Rusi më 21 janar 1869 – vrarë, Yusupov Palace, Shën Petersburgu, Rusi, më 30 dhjetor 1916. Lartësia: 1,93 m. Ishte një pelegrin, mistik rus dhe gjoja shërues. Ai u bë i besuar i Alexandra Feodorovna, gruaja e Car Nikolla II, i cili e lejoi atë të ushtrojë një ndikim të madh në oborrin perandorak të Rusisë deri në vrasjen e tij në Shën Petersburg.
Qё nga mosha fёminore dallohej pёr aftёsitё e tij mbinatyrale qё e bёnin tё veçantё nga fёmijёt e tjerё dhe nё kёtё mёnyrё krijonte ndjenja kontradiktore. Pseudonimi Rasputin (i korruptuar) e ndjek nё gjithё jetёn, pasi del nga njё etikё dredharake qё e karakterizonte gjithmonё.
Vetё fundi i tij vёrteton dy gjёra tё rёndёsishme:
a.se kishte shumё armiq tё fuqishёm ashtu si edhe shumё admirues
b.nuk ishte njё njeri i zakonshёm por njё njeri i veçantё
Ju dha njё dozё e madhe nga njё helm shumё i fortё, por qё nuk arriti t’i bёnte asgjё, mё pas e qёlluan por plumbat nuk arritёn ta plagosnin dhe nё fund, disa thonё qё e vrau me plumba Jusupofi dhe pastaj e copёtuan. Tё tjerё thonё se e hodhёn nё detin e ngrirё Neva dhe aty vdiq i mbytur, por pavarёsisht se e kishin lidhur ai u gjet i zgjidhur.
Ёshtё e vёshtirё tё gjesh tё vёrtetёn pёr personazhin e kёtij njeriu, pasi janё thёnё kaq shumё nga admiruesit e tij, dhe kaq shumё tё tjera nga armiqtё e tij. Padyshim zotёronte shumё aftёsi mbinatyrale, tё cilat vёrtetohen dhe nga kurimi i Aleksejit dhe nga vetё vdekja e tij. Gjithashtu zotёronte njё aftёsi dhe fuqi tё madhe, si rezultat qё arriti tё ndodhej pёr kaq shumё kohё nё njё post kaq tё lartё dhe tё kishte kaq influencё tё madhe, nёse kemi parasysh se kishte shumё armiq. Gjithashtu duket se ishte njё faktor aktiv i organizatёs mistike – erotike “Klistis”. E sigurt ёshtё se zotёronte aftёsi tё shkёlqyeshme kurimi dhe magnetike tё kombinuara me magji seksuale.
.
Grigori Rasputin (1869-1916)
Grigori Rasputin (1869-1916)

***

PAPUS pёr Rasputinin: “Nga ana Kavalistike, Rasputini ёshtё njё kuti si ajo e Pandorёs, pёrmban tё gjitha huqet, tё gjitha defektet dhe tё gjitha krimet e popullit Rus. Nёse kjo kuti do tё thyhej, tё gjitha kёto tё kёqija do tё derdhen mbi Rusinё…
 
***
Ramiz Gjini shkruan: Rasputini ishte një hajdut ordiner, një mashtrues dhe sharlatan me uri të madhe seksuale. Asgjë mbinatyrale nuk kishte, por kishte një zgjuarsi prej djalli.
Asnjë kurim nuk i bëri Aleksit. Ai herë sëmurej rëndë e herë përmirësohej. Por qenë teka të sëmundjes. Thjesht, u mitizua. E shoqja e Carit e mbante si hamshor.
Kishte marredhënie të rregullta seksuale me të. Dhe i shkatërroi si dinasti me degjenerimin dhe këshillat skandaloze.
.
Marrë nga muri i Fb. i Bajram Vilës, 7 dhjetor 2019

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.