back to top
6.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Grimca nga jeta e Pablo Picassos – përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Gazeta

Pablo Picasso me djalin e tij Claude tek Golfe-Juan, Gusht 1948
Pablo Picasso me djalin e tij Claude tek Golfe-Juan, Gusht 1948

Grimca nga jeta e Pablo Picassos

përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Pablo Picasso me djalin e tij Claude*

Në moshën 21 vjeçare, Francoise Gilot u takua me Pablo Picasson, 61 vjeç. Picasso e pa për herë të parë Gilot në një restorant në pranverën e vitit 1943. E dashura e tij, Dora Maar, u shkatërruar kur mësoi se Picasso po e zëvendësonte atë me një artistë shumë më të re. Pas takimit te Picasso dhe Gilot, ajo filloi të jetonte me të në vitin 1946. Ata kaluan thuajse dhjetë vite bashkë, dhe ato vite u rrotulluan rreth artit. Ai pikturoi Gruan Lule, atëhere miku i tij i vjetër Matisse, e pëlqente Gilot, deklaroi se do të krijonte një portret të saj, ku trupi i saj do të ishte blu e zbehtë dhe flokët e saj të gjelbra si gjethe.
Nga disa historianë arti besohej se marrëdhënia e Gilot me Picasso-n është ajo që ndërpreu karrierën e saj artistike. Kur Gilot e la Picasso-n, ai i tha të gjithë tregtarëve të artit që të mos ta blinin artin e saj, ndërsa vetë Gilot është shprehur se vazhdimi i identifikimit të saj në lidhje me Picasso-n “e dëmton atë shumë si një artiste”.
Picasso dhe Gilot nuk u martuan kurrë, por ata patën dy fëmijë bashkë sepse ai premtoi se do t’i donte dhe do të kujdesej për ta. Djali i tyre, Claude, lindi në vitin 1947, dhe vajza e tyre, Paloma, lindi në vitin 1949. Gjate 10 viteve te tyre se bashku, shpesh Gilot sulmohej në rrugët e Parisit nga gruaja ligjore e Picasso-s, Olga Khokhlova, një ish balerinë ruse, dhe vetë Picasso ka abuzuar fizikisht me të gjithashtu. Ne vitin 1964, njëmbëdhjetë vite pas ndarjes së tyre, Gilot shkroi librin “Jeta me Picasso-n”, një libër që shiti mbi 1 milionë kopje në dhjetra gjuhë, pavarësisht një sfidë ligjore të pasukseshme nga Picasso në përpjekje për të ndaluar publikimin e librit. Nga andej e tutje, Picasso refuzoi që të shikonte me Claude dhe Paloma. Të gjitha fitimet nga libri u përdoren nga Claude dhe Paloma për të ndërtuar çeshtjen e tyre për t’u bërë trashëgimtarët ligjore të Picasso-s.

*Pablo Picasso me djalin Claude tek Golfe-Juan, Gusht 1948, fotografoi Robert Capa

Picasso me lulen e futur pas veshit... (Gjon Mili)
Picasso me lulen e futur pas veshit… (Gjon Mili)

Picasso me lulen e futur pas veshit*

Një ditë, teksa po shijonte darkën në një restorant, Pablo Picasso, artisti më me shumë influencë në atë kohë, u ndërpre nga një fans që i zgjati një shami dore dhe i tha atij, “a mund të skicosh diçka për mua? Do ta paguaj. Me jep çmimin tënd!”
Në përgjigje, Picasso nxorri një laps nga xhepi i tij dhe skicoi me shpejtësi imazhin e një dhie.
Burri u zgjat që të merrte shaminë, por Picasso e tërhoqi: “Me detyrohesh 100.000 dollare” i tha ai.
Burri u tërbua. “100.000 dollarë? Përse? Ty t’u deshën vetëm 30 sekonda për ta vizatuar!”
Picasso e bëri shaminë shuk dhe e futi në xhepin e tij. “E ke gabim!” i tha ai.
“M’u deshen 40 vjet!”

*Picasso me lulen e futur pas veshit, fotografoi Gjon Mili

Pablo Picasso (1881-1973)
Pablo Picasso (1881-1973)

“Gjithçka që mund ta përfytyroni është e vërtetë…!” – Pablo Picasso

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.