back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Habere të harbura korruptive – nga Adriatik Riza Dosti

Gazeta

Mc Gonigal & Rama
Mc Gonigal & Rama

Habere të harbura korruptive*

nga Adriatik Riza Dosti

Zot, o Zot ç’po lexojmë… ç’po na shohin sytë e ç’po na dëgjojnë veshët…
Dashnoret e Pastrueset amerikano-shqiptare në “ndihmë”’ të rrëzimit të Edi Ramës…
“Proletarë të të gjitha zanateve bashkohuni!” që ta rrëzojmë Horrin… Ok!
Falemnderit Allison & Rozeta, për historitë tuaja publike me dashnorë të FBI dhe euro-dollarë në tubat e aspirimit…Bofsh hajër mi e dashmja e atij amerikonit të FBI se falë teje po e morrim vesh se ç’mutra kemi në krye të vendit e ç’hale na rrethojnë e na qelbin përditë…e prej vitesh!!
Tani na del që veç Ramës që e ka bo siç thote populli “mu…- mullar” [ndjesë të sinqertë për fjalorin], në listë e në dosje na qenka edhe biznesmeni i preferuar i Edvinit: Çet Kastrati, i cili paska paguar miliona dollarë në mirëbesim tek ky amerikoni i FBI në mënyrë që ky t’ja heqë emrin nga lista e Non Grata-s, pasi Çeti kish marrë informacion të sigurt që USA do ta shpallte së shpejti të tillë…!
Ky Duçka që punonte si këshilltar “pa pagesë” pranë Edvinit ja që na qënka “fare rastësisht” edhe çuni i hallës së Ilir Metës si dhe kushëri i parë i ish Ministres së Drejtësisë së Ramës: Etilda Gjonit!!
Ky Agron Neza, që i paska dhënë qindra e mijëra dollarët këtij amerikonit jo vetëm që ka qenë punonjës i ish-shërbimeve sekrete shqiptarem por njëherësh është edhe i biri i ish Sekretarit të Parë të PPSH së Tropojës shokut Bajram Neza!!
Mësohet gjithashtu se një shqiptar i Kosovës, me banim në Zvicër, biznesmen dhe shumë i afërt me Hashim Thaçin paska kryer rolin e takues-ndërmjetësit mes këtij amerikonit të FBI dhe biznesmenëve e politikanëve të lartë të Prishtinës!
Saktësohet se Ramush Haradinaj, është njeri ndër ata persona “VIP” të cilin ky amerikoni e ka paisur “në formë dhurate” me aparatura speciale të FBI për t’u ruajtur nga ndonjë atentat i mundshëm…[???]
Konfirmohet, madje nga vetë kokëkatrori i Librazhdit se këtë amerikonin na e paska takuar kokë me kokë edhe Taua i PS…!! Po përse janë takuar e përse kanë llafosur këta do na i thonë së shpejti vetë amerikonët se po qe për këta tanët… ahaaaa zor se e merr dot vesh sa të jeshë gjallë!!!
Në Dosje… “tangent e ashtu si kalimthi” përmenden edhe ish kryetari i PD – Basha-Nik Muzini e paratë ruse… Ai Vemja i pështirë i Bashkisë së Tiranës – Veliaj… por edhe Delina Fico e sorolloprat e monstrat e kësaj kategorie, të cilat që nga Tirana përpiluan dosjen e “nongrata” të Sali Berishës… [Kush duhej shpallur e kush u shpall!!] Ku një dorë ndihmë ju dha sigurisht edhe Kimetja e rrugës së Elbasanit… Plaku Sorrosit andej nga përtej Oqeanit e sigurisht edhe ky amerikoni i FBI, që merrte çanta me dollarë teksa i “fitonte” në baste sportive! [hahaha] Kështu thotë të paktën në intervistën e saj të fundit e dashmja e këtij McGogolit… [hahaha]
Ende mister roli i Ambasadës amerikane në Tiranë në gjithë këtë lëmsho-histori të Dosjes Rama – Mc Gonigal… Ani pse Kimetja ashtu si Rama sapo konfirmoj se edhe ajo ka qënë me grip e ndaj nuk ka folur e nuk ka dalë hiç fare në publik këto ditë…
Moj Dashnore të bekoftë Perëndia – kështu titullohet një nga ato kongët e hershme të ashikëve të kohës së Isuf Myzyrit… të cilën “s’di pse” këto ditë po e dëgjoj me një lloj kënaqësie të veçantë…
A.R.D

*Titulli prej radiandradi.com

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.