Hareja popullore e Akademisë së Dhive
nga Marsel Spahiu
Pas lajmit Kozmik të Ministres së Bujqësisë, se: “Do të hapen Akademi Barinjsh…” gjithkund në katundet tona kreshnike u dëgjuan britma ngazëllimi alla Çobançe si edhe blegërima në kor!
Në katundin Bybythecas, raportohet një bari i çmendur vullnetarisht dhe tre dele në ekstazë shpirtërore! Gjithashtu një dhi shterpë, u vetmbars mrekullisht, dhe u betua se po bëri kece çupë, do ta pagëzonjë: Akademie!
Në katundin Thythybecas, raportohet se ka krisur ahengu masiv!
Katundarë e katundare, pleq, burra e gra, fëmijë e foshnja të kapur dorë për dore e sup më sup, me unitet thythybecas këndojnë në kor këngën mallëngjyese “Kur mori Master Çobani…”
.
Në katundin Cycyfykas raportohet një thriller erotiko social.
Çobanit të fshatit, Lylyf Fyfylit që gjer dje s’ja varte Fyfyle Lylyfi, (e bija e kryeplakut) befas kjo e fundit i shkoi te stani dhe i thirri: – O Akademiku im plot intelekt e bylmet! Ajë Lovëëë juuu!
Më pas u futën në koçekun e misrit dhe shkëmbyen mendime e përvoja alla fshatçe “lakudac e dakulac e ku të dali…”
Vlen të përmendet greva e 12 lopëve në katundin Kukubecas. Lopët prej 8 orësh nuk pranojnë të milen nga lopçar i pakulturuar apo lopçar pa titull shkencor!
Lopët mbanin mbi brirë pankartat “Diplomohu o injorant, e pastaj hajde!”, “Larg duart analfabete nga cicat e mia”,
“Një bari pa gradë shkencore, është shëmtia më mizore!”
Së fundmi në katundin Koqëz i Madh u mblodh Kongresi i Jashtëzakonshëm i dhive.
Dhitë nga katër lagjet e fshatit theksuan gjendjen kritike dhe skandaloze që u duhet të përjetojnë nën diktatin e çobenjve banalë e aspak sonsibla.
Në kongres u vendos –
1.Çobani, në mëngjes të mos u fishkëllejë pa pikë kulture si rrugaç, por t’u drejtohet: “Goca, nisemi për piknik ju lutem?”
Dy microchipe dhe GPS satelitor për çdo dhi!
3.Duam ujë të gazuar me pagure plastike, e jo ujë rezervuari.
4.Të na njihet vjetërsia në kakërdhi! Dhe cjapin e ndërzimit ta zgjedhim vetë! E mos na hapë barkun Qaniu me atë cjapin me një sy prej katër vjetësh!
5.Të hapet Mësonjëtorja e Dhive! Na vjen zor nga delet, kur shkojmë në mal analfabete!
.
Marrë nga Muri i Fb i Marsel Spahiut, 5 nëntor 2021
.