back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Haxhi Qamili – Shqiptari më injorant që njeh historia jonë

Gazeta

Rrebeli Haxhi Qamili i kapur rob
Rrebeli Haxhi Qamili i kapur rob

Haxhi Qamili –

Shqiptari më injorant që njeh historia jonë

Haxhi Qamili i njohur edhe si Haxhi Zjarrmi (Sharrë, 1876 – Durrës, 16 gusht 1915) ka qenë një fshatar analfabet nga Sharra, i cili qe njëri nga prijësit i kryengritjes së viteve 1914-1915 në Shqipërinë e Mesme.
Haxhi Qamili, vinte nga fshati Sharrë dhe ishte shehu i një teqeje të tarikatit Melami.
Qamili njihej si person me çrregullime mendore, por shumë besimtar. Kishte shërbyer pranë bejlerëve të Tiranës të cilët i ndante në dy grupe: të mirë, ata që donin Turqinë; dhe “spiunë të kaurrëve”, ata që donin Shqipërinë e pavarur. Ishte përzënë pasi një ditë kishte ngrënë sapunin me të cilin lanin duart duke e pandehur për djathë.
Kryengritjen e nisi në mesin e majit të 1914, por zanafillën e kishte që më 1913 e kishte mbështetjen e vet në viset Shijakut, Kavajës dhe Tiranës. Kryengritja u mbështet kryesisht nga fshatarët analfabetë të cilët kishin frikë nga humbja e tokave të fituara në kohën e Perandorisë Osmane. Më 3 qershor 1914, kryengritësit të prirë nga myftiu Musa Qazim Beqari, bënë të ditur kërkesat e tyre në një mbledhje në Kavajë, ndër kërkesat kërkonin largimin e Princ Vidit të sjellur nga Fuqitë e Mëdha. Kryengritësit myslimanë kërkuan ribashkimin e Shqipërisë me shtetin osman ose së paku të qeverisej nga një sundues osman, rivendosjen e Sheriatit, heqjen e flamurit shqiptar dhe rivendosjen e flamurit osman.
Kryengritja korri sukses të ndjeshëm në Shqipërinë e Mesme, duke mundur të kapej Lushnja dhe më 1 shtator Vlora. Dy ditë më pas, Princ Vidi u detyrua të braktiste mbretërinë e tij gjashtëmujorshe dhe kryengritësit nxorrën ligjin për ribashkimin me Perandorinë Osmane.
Qamili ishte bërë njëri ndër prijësit e kryengritjes. Me anë të ca veprimeve energjike, në dukje të drejta u ngjit shpejtë dhe u bë terrori i njerëzve të shkolluar dhe patriotë. Për thuajse një vit ishte njeriu që kontrollonte Shqipërinë e Mesme. Nga fundi i nëntorit të 1914, kryengritësit dolën ngadhënjyes në Tiranë, më 12 shtator shkrumbuan sarajet e Esad pashë Toptanit në Derven. Janarin e 1915 kryengritësit me Qamilin në krye bënë një mbledhje në Tiranë, ku vendosën se qeveria e Esad Pashës ishte jolegjitime dhe duke pohuar neutralitetin e shqiptarëve në Luftën e Parë Botërore. Më 9 maj 1915, në Tiranë, në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, u zgjodh komandant i përgjithshëm.
Inspirimi i Haxhi Qamilit ishte Musa Qazimi, myftiu lokal i cili mbështeste politikat e Xhonturqve. Qamili i quante të krishterët “kaurrë” (një fyerje shumë e rëndë kur iu drejtohet të krishterëve nga myslimanët) dhe “njerëz të këqinj… të cilët as Allahu nuk i do.” Përgjat rebelimit të tij pro-turk, të krishterët u masakruan dhe u torturuan. Rebelimi turkofil gjithashtu sulmoi mësuesit patriotë shqiptarë të cilët përdornin alfabetin latin gjatë mësimit.
.
Haxhi Qamili (1876-1915) - Skulpture nga Kristaq Rama
Haxhi Qamili (1876-1915) – Skulpture nga Kristaq Rama
Motoja e rebelëve ishte “Duam, duam Babën – Turqinë!” Ata ngritën flamurin e Perandorisë Osmane dhe vendosën turqishten osmane si gjuhë kombëtare.
Haxhi Qamili dhe rebelimi i tij kundërshtohej nga shqiptarët myslimanë. Në regjionin e Elbasanit në veçanti, udhëheqësit lokalë të komunitetit mysliman dhe personalitete tjera, denoncuan lëvizjen si “arkaike” dhe “fanatike”, shumë prej tyre e kundërshtuan me armë. Klerikët e Elbasanit po ashtu përkrahën alfabetin latin, duke kundërshtuar bindjet e Haxhi Qamilit dhe të klerikëve më konservatorë sunitë. Rebelët vranë shumë klerikë myslimanë të përfshirë në qarqet patriotike shqiptare.
Në një përpjekje për të ndihmuar Esatin e mbështetur nga italianët, Mbretëria Serbe filloi pushtimin e Shqipërisë së Mesme, më 2 qershor 1915, por ndeshi në rezistencë të kryesuar nga Qamili në Qukës, ku megjithatë kryengritësit më të paktë në numër se serbët, humbën. Përmes kësaj ndërhyrjeje kryengritja u shtyp, forcat serbe arrestuan Qamilin dhe prijësit e tjerë dhe ia shpunë qeverisë së Esadit në Durrës, ku iu bë një gjyq kryesuar nga Xhelal bej Zogu dhe u dënuan me varje, Haxhi Qamili, u var më 16 gusht. Përpara se të varej, Esat Pasha i tha se nëse varte me dorën e tij gjithë shokët në litar, do t’ia falte jetën. Qamili vari shokët e tij një nga një, por në fund prapë përfundoi në litar.
.
Marre nga https://tiranatoday.al/haxhi-qamili-shqiptari-me-injorant-qe-njeh-historia-jone/
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.