back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Hebrenjtë, ose çmimi i lartë i të qenurit autentikë – nga Ilir Hashorva

Gazeta

Ilir Hashorva (1941-2020)
Ilir Hashorva (1941-2020)

Hebrenjtë, ose çmimi i lartë i të qenurit autentikë

nga Ilir Hashorva

“Antisemitizmi, nga zanafilla fetare te holokausti nazist”

Gjatë historisë janë mbajtur dogma të ndryshme si të vërteta absolute, si aksioma, dhe në bazë të tyrë janë modeluar jeta dhe psikologjia e njerëzve të një epoke të caktuar.
Kështu, në kohë të ndryshme e nga shoqëri të ndryshme, është besuar në mënyrë absolute te Zotat apo Zoti, tek ekzistenca e magjive dhe magjistarëve, te fenomenet mbinatyrore, te superioriteti moral i burrave ndaj grave, te bota e rrafshët, te djallëzia e hebrenjve etj.

Ilir Hashorva,  “Antisemitizmi, nga zanafilla fetare te holokausti nazist”
Ilir Hashorva, “Antisemitizmi, nga zanafilla fetare te holokausti nazist”

Sot, shumë nga këto dogma e besime duken absurde, por në kohën e tyre ato formonin vetëdijen e njerëzve dhe ndikonin mbi jetën në përgjithësi.
Antisemitizmi shprehet nëpërmjet paragjykimit, dyshimit, urrejtjes, luftës së hapur apo të fshehtë ndaj hebreut si person, por sidomos, si grup etnik dhe fetar.
Antisemitizmi ka kaluar disa faza gjatë historisë. Fillimisht ai ka qenë pagan. Bota pagane, bota e feve me shumë zota, u ngrit kundër hebrenjve të fese monoteiste, të fesë me një zot.
Më pas antisemitizmi pagan u shndërrua në antisemitizëm të krishterë dhe, akoma më pas, ai antisemitizëm u kthye në antisemitizëm racial.
Në lashtësi, kur një popull mundte një popull tjetër, ai e skllavëronte atë dhe populli i mundur duhej të adhuronte Zotat e popullit ngadhnjimtar.
Hebrenjte, kudo që u ndodhën e sido që u ndodhën, vazhduan të bënin jetën e tyre: të mos njihnin Zotat e popujve të tjerë, të mos çonin dhurata në tempuj të tjerë, të mos merrnin pjesë në rituale që nderonin Zotat e popujve të tjerë. Ata refuzonin të punonin ditën e shtunë, vazhdonin të kryenin rrethprerjen [synetllëkun] e djemve, si detyrim ndaj fesë së tyre.
Botimet Toena, 2022

Marrë nga muri i FB Selim Kurti, 26 janar 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.