Për të pasur lexuesit një ide mbi vepën Henrik S. G. e i cili jeton në Francë prej vitit 1990, po paraqesim një skedë të botimeve të tij ku bëhet fjalë për 6 romane të botuara në harkun e këtyre 18 viteve! (2001-2019)
“Gjuetia e Pëllumbave” u botua në vitin 2001, dhe ribotohet edhe 2 here të tjera pas këtij viti.
“Simfonia e Fundit në Ishullin Simon”, botohet ne 2004, dhe ribotohet edhe një herë pas këtij viti.
“Metamorfoza e një Brezi të Humbur” botohet në 2007 dhe ribotohet edhe një herë pas këtij viti – Çmimi “Petro Marko”
“Charlotte” botohet në 2010
“Sonatë për Gruan e një Tjetri” botohet në vitin 2017 – Çmimi Kombëtar
“Kur Heshtin Këmbanat” u botua në vitin; 2019
Këto janë gjithë veprat e botuara nga Henrik S. G. që simbas meje është nga romancierët më të mirë shqiptarë të këtyre 20 viteve!
jozef radi, shkurt 2023
Henrik Gjoka – Proza si memorial negromant i diktaturës
dhe reflekset të saj si dokuart
nga Dr. Leka Ndoja
Henrik Gjoka iu paraqit publikut se pari me romanin “Simfonia në Ishullin Simon” i njohun me inicialet Henrik S. G., ndonëse evokonte atësinë (e të dënuemin politik Spiro Gjoka, të internuem me tim atë në ishullin e Zvërnecit në vitet ‘60 të shek. XX) intrigoi lexuesin pasi nuk njihej deri në vitin 2003.
Romani mori çmimin vjetor “Petro Marko” të M. Kulturës. Ky roman për morinë e indekseve jetësore të autorit mund të kategorizohet te proza autobiografike.
Personazhi kryesor – emigrant i periudhës postkomuniste ’91-2000, vendoset i vetëm në nji pension në Paris pa indekse retrospektive. Përshkrimi i vështirësive të jetës sociale dhe si emigrant shoqërojne narracionin. Skena kryesore përshkrimi i mjeshtrit muzikant në Ishullin Simon të lumit Senë dhe ai student që përshkruen si Eden Ishullin Simon dhe mjeshtrin muzikant nomad që si guru i drejton mendimin për filozofinë e jetës, personazhit autobiografik.
Retrospektivat e familjes së tij – ndërthuren me travajet e raportit me të njohurit në universitetin e Parisit dhe plagët sociale dhe lëkundjes së personalitetit përmes gërshetimeve narrative psikologjike.
Pas nji periudhe në Paris ai arrin në krizë ekzistenciale dhe për të gjetë ekuilibrin e dikurshëm viziton familjen në vendlindje dhe në vende të ndryshme në Itali për të rigjetë dashuninë familjare dhe intuitën e mbijetesës së kohës së komunizmit.
Rrëfimi shoqërohet përmes krizës sociale të familjes në komunizem. Familja në paraqitjen e saj të disintegrume argumentohet nga dy faktorët bazë: regjimi i komunizmit në Shqipni dhe emigracioni si lojë e absurdit.
Mbijetesa nën aventurat erotike me aristokrate të kujton Kurtizanet e Balzakut. Ndërsa libri i tij i parë “Gjuetia e pëllumbave” por botuar mbas romanit “Simfonia në ishullin Simon” paraqitet si dëshmi dokumentare e dënimit të tij – ku dominojnë në këtë libër voluminoz 600 faqesh, linja e tragjizmit e pasojat e shock-ut të nji 20 vjeçari në burgjet komuniste me perversionet e pakufishme.
Përdorimi i inicialeve dhe pseudonimeve mikrotopografike për bashkëvuejtësit, dhe aktorët e diktaturës në kampet e punës i kthen personazhet në fiction – duke krijuar paqartësi te receptuesi.
Përshkrimet e Gjokës e bajnë atë mjeshtër të detajit dhe misanskenës – mungesa e plotit e fut krijimtarinë e tij në romanin psikologjik edhe në romanin e tij të fundit “Sonata për gruan e një tjetri”. Mosprania e autorit në agregatet e sistemit letrar dhe kulturor e mistifikon biobibliografinë e tij, ndonëse e pengon procesin e vlerësimit të veprës së tij për kritikën militante të përditshmërisë kulturore që rend pas sensacioneve – edhe kështu kemi nji zgjedhje. Heshtja që reshtet nga proza e radhës – bixarre e Henrikut.
Marrë nga Muri i FB Vrethee Lnika, 5 shkurt 2023
.