back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Henrik S. G. – fiton çmimin e madh të letërsisë me romanin “Sonatë për gruan e një tjetri”

Gazeta

Henrik S. G. - Sonatë për gruan e tjetrit - Roman
Henrik S. G. – Sonatë për gruan e tjetrit – Roman

Henrik S. G. – fiton “Çmimin e Madh të letërsisë – 2017″

me romanin “Sonatë për gruan e një tjetri”

 .
Këtë të mërkurë u ndanë çmimet kombëtare për letërsinë e vitit 2017.
Ky event u organizuar nga Ministria e Kulturës.
Vepra letrare më e mirë për vitin 2017 iu dha shkrimtarit,
Henrik Spiro Gjoka për librin “Sonatë për gruan e një tjetri”.
.
Shkrimtari Henrik S. G.
Shkrimtari Henrik S. G.
***
“Henrik S.G. është si të thuash nga të paktat lidhje që personalisht
vazhdoj të kem me letërsinë e shkruar në gjuhën shqipe.
Një prozë e qetë, e rrjedhshme, e mbushur me detaje,
aq sa në momentin e parë të mbërrijnë si një grusht në stomak dhe të çorientojnë.
Por, pastaj duke lexuar, kupton që të gjitha elementet janë
në funksion të psikologjisë së personazheve, të cilat mbartin dritëhije të pafundme.
Personazhe jo qurravitës dhe as imitim i keq i një farë ekzistencializmi,
që bota e ka tejkaluar me kohë, e që duket se lëvrohet ende vetëm në shqip.
Personazhe që jetojnë duke ndjekur fatin e tyre, pa u ndjerë kurrë viktima.
Henrik S.G. ka përshkruar si asnjë shkrimtar tjetër i post-komunizmit,
rrugëtimin e individit në një epokë moderne, ose thënë ndryshe,
në një epokë shumë vite dritë larg asaj që ishte bota e tij normale,
deri në rënien e murit të Berlinit”…
Anilda Ibrahimi
***
Henrik Gjoka ёshtё vёrtet njё prozator mjeshtror.
Kam lexuar nё fillim tё viteve 2000 romanin “Gjuetia e Pёllumbave
(dhuratё nga e motra e tij) dhe kam shijuar narracionin mbresёlёnёs
gjatё gjithё atij romani voluminoz ku gёrshetohet bukur fiction me memuaristikёn,
njё nga perlat e letёrsisё sё Burgut ai roman…
Mё vjen mirё qё janё kujtuar pёr kёtё autor qё jeton larg ahengut
kulturoromediatik shqiptar prej shumё vitesh…
Artan Gjyzel Hasani
***
Henrik S. G. ёshtё ndёr prozatorёt mё interesantё tё letersisё shqipe.
Autor i 5 romaneve tё rёndёsishme tё shkruar jashtё Shqipёrie mbas ’90.
I luftuar mё sё shumti me heshtje, dhe i mbёshtjellё me misterin e shkrimtarit
qё jeton jashtё dhe pёrtej realiteteve shqiptare,
ai ka gjetur strehё gjuhёn dhe letersine shqipe si njё mjet tё rrallё e magjik komunikimi.
Vlerёsimi i librit tё fundit “Sonatё pёr gruan e tjetrit”
ёshtё si tё thuash njё “mea culpa” e rrallё qё bёjnё institucionet kulturore shqiptare ndaj atyre
qё lёvrojnё dashurisht dhe pa interes artin dhe gjuhёn shqipe pёrtej deklamimeve publike.
Henrik S. G. ёshte padyshim njё nga mjeshtrat e narrativёs sё re shqiptare…
E uroj autorin pёr çmimin, po besoj se shpirti dhe arti i tij s’kanё fort lidhje me çmimet!
Jozef Radi
 .
Tre vepra të autorit Henrik S. G.
Tre vepra të autorit Henrik S. G.

Rrallё m’ka ndodhur tё flas kaq mirё, pёr njё burrё qё s’e njoh

nga Ana Kove

Rrallё mё ka ndodhur tё flas kaq mirё pёr njё burrё qё nuk e njoh fare dhe nuk e kam parё kurrё nё jetё. Por ndodhi.
10 vjet mё parё nuk mund tё mos isha e sinqertё me shijen time, kur mё pyetёn pёr librin mё tё mirё shqiptar tё vitit, qё unё do t’ua rekomandoja lexuesve shqiptarё. Shumё miq shkrimtarё tё njohur edhe m’u mёrziten…
Ishte Henrik S. G., sot mёsoj se ka fituar. Çmimin Kombёtar tё Letёrsisё 2017, nga Ministria e Kulturёs.
Ja mendimi im pёr revistёn “Psikologjia” nё dhjetor 2008.
Lexojeni kёtё autor, miq, dhe do tё mendoni si unё qё me autorё tё tillё letёrsia shqipe ёshtё e bukur, shumё e bukur…
Cili është libri i fundit që ju ka mbetur në mendje? – Është një simfoni. Është një simfoni e shkruar pa nota muzikore, e shkruar me shkronja, me fjalë, por që erdhi tek unë me shungullimën e një vepre të madhe muzikore. Titullohet “Simfonia e fundit në ishullin Simon”. Ky libër ka mbetur pjesë e përjetimeve të mia letrare qysh nga vera, duke më ngërthyer deri tani në të tria përmasat kohore të stinëve, me shpresën se në pranverë, që është edhe koha e katërt, kjo simfoni do të bulëzojë në formën e shijes së erëmuar nga skalitja në kujtesë.
Pse zgjodhët për ta lexuar? – Zgjedhja për të lexuar librin ishte rastësore. Pushimet në bregdetin e Vlorës më njohën me këtë autor, përmes një shitëseje ambulante librash në plazh. Autorët e huaj, emra të mëdhenj të letërsisë botërore që mbartte çanta e saj, i kisha lexuar. Edhe ato pak libra të autorëve shqiptarë, që nuk ishin letërsi komerciale. Autori i vetëm, i panjohur për mua, ishte Henrik. S. G.
“Lexoje, dhe nëse nuk të pëlqen, nesër ma jep sërish dhe unë do të të kthej lekët, – më tha ajo.
A fiton me këto tituj që ke zgjedhur, meqë në pushime njerëzit duan letërsi konsumi, e pyeta Vasilikën. Unë, tha, me këto libra fitoj miq dhe miqtë e mi të rinj forcojnë miqësinë e tyre me librin. Kujtdo prej nesh do t’i mjaftonte kjo fjali, gati-gati postulat, për ta blerë librin. Apo jo?
Pse ju ka tërhequr ky libër? – Fjalët kompozojnë një simfoni që përcjell jo vetëm talentin e shkrimtarit, por, me forcën e emocioneve, me forcën e një gjuhe të pasur, stilit tërheqës dhe lakonizmit elegant, ky libër është një tërësi harmonike mes sinqeritetit të përshkrimit të ngjarjeve, të vërtetave të thëna aq sinqerisht dhe zhvillimit befasues të tyre.
Është hera e parë që një autor shqiptar trajton një temë që i kalon kufijtë e vendit nga vjen, pavarësisht elementëve të dukshëm tipizues dhe individualë të tharmit jetësor shqiptar. Tharmi letrar e bën këtë libër të konkurrueshëm me çdo libër tjetër të shkruar në Perëndim.
A keni lexuar libër tjetër nga ky autor? – Njohja me “Simfoninë” i përngjau emocionalisht tërheqjes që vjen nga një njohje e re dhe mbresëlënëse, dhe ti do të dish më tepër e më tepër, për t’u bindur se atraksioni nuk mund ketë qenë një rastësi. Ndaj kërkova dhe lexova “Metamorfoza e një brezi të humbur”, një libër, që siç mësova, kish marrë edhe vlerësimin më të lartë për romanin nga Ministria e Kulturës vitin që shkoi. U kënaqa pasi përfundova librin dhe i dhashë fund me mendje se tërheqja nuk ishte rastësore.
Pse do t’ua rekomandonit lexuesve? – Për të parë se si një shkrimtar shqiptar shkruan pёr realitetin shqiptar edhe nën ndikimin e një jetë të bërë në Perëndim; edhe pse larg realitetit të tij gjuhësor, gjuha e romanit ёshtё tepër origjinale. Dhe për një arsye tjetër, duke përdorur shprehjen e mikes që ma rekomandoi mua këtë libër, lexuesit do t’i thosha se “Simfonia e fundit në ishullin Simon” të forcon miqësinë me librin e bukur shqip, dhe të bën me miq, pasi të sjell emocione dhe përjetime të tilla, që patjetër kërkon t’i ndash me miqtë e tu në shije.
Siç po bёj unё me ju tani!
Marrё nga Muri i fb, i Ana Koves, 19 dhjetor 2018
.
Dy vepra të autorit Henrik S. G.
Dy vepra të autorit Henrik S. G.

***

Henrik Gjoka ose Henrik S. G. mbas daljes nga burgu në vitin 1991, jeton dhe shkruan në Francë.
Është autor i romaneve “Sinfonia e fundit nё ishullin Simon” (2000), Metamorfoza e njё Brezi tё Humbur” (2007), “Gjuetia e Pëllumbave” (2008); “Charlote” (2010); “Sonatё pёr Gruan e nje tjetri” (2017). Romani “Gjuetia e Pëllumbave” (2008) vlerёsohet si emblemë e brezit të humbur të pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.
Henrik S.G. ka shkruar disa romane, me të cilët ka plotësuar të gjithë ciklin e gjatë e të tmerrshëm të sundimit diktatorial për 50 vjet në Shqipëri si romani “Metaformoza e një brezi të humbur”, qё sipas Bujar Leskaj në shënimet e tij, kjo vepër dhe shkrimtari Henrik S. G – Henrik Gjoka që do marri vlerësimin që i takon.

***

Henrik S. Gjoka është një prej atyre shkrimtarëve që nuk do të jetë në qendër të vëmendjes, nuk do të flasë, le të flasin librat e tij. Është një mister që krijon romane kaq të fuqishme, të cilat të rrëmbejnë në çdo rresht, për të lënë më pas të tronditur. Me një vizion, stil e fantazi unike, shkrimtari nga Tirana, është një dritare për t’u njohur me Shqipërinë e tmerrit, me skutat njerëzore të frikshme, nëpërmjet muzikalitetit të një shpirti të trazuar.
Henrik S. G., çdokush do të mendonte se ky është një pseudonim që shkrimtari ka zgjedhur për të qenë më modern, për t’iu përshtatur komercializmit. Ose si ata njerëz, të cilët pasi emigrojnë, vendosin të bëjnë një metamorfozë të emrit të vet. Por, e vërteta është shumë ndryshe, që në lindje, emri i tij, ishte Henrik, ndërkohë sa për inicialet S. G., është emri i babait, Spiro Gjoka. Më thjeshtë dhe më vërtetësisht nuk ka se si bëhet.
Për afro tre dekada ai jeton në Francën e largët, por kjo nuk e ka penguar për të ardhur në Shqipëri, jo fizikisht, por me artin e tij. Është një prej dëshmitarëve realë që ka përjetuar ferrin e burgjeve komuniste. Në “Gjuetia e Pëllumbave”, shkrimtari tregon një pasqyrim tronditës të një pjese të asaj historie, e cila sot ngjan më tepër një e shkuar, për të cilën nuk duam të flasim.
Marrё nga http://dritare.net
.
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.