back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Heroi i Harruar Lucë Nishi – Dedvukaj… nga Ilir Seci

Gazeta

Luc Nishi - Dedvukaj (1893-1921)
Luc Nishi – Dedvukaj (1893-1921)

Heroi i Harruar Lucë Nishi – Dedvukaj…

dhe nji analogji e paradokseve shqiptare*

nga Ilir Seci

Njiky Burrë në kët foto ështe, Lucë Nishi, nip i Dedë Gjo’ Lulit Legjendar…
Luc Nishi, ka shërbye si oficer i Ushtrisë Shqiptare, dhe është vrarë në Luftën e Koplikut, në përpjekje me forcat armike Serbe që kishin pushtuar tokën shqiptare… të cilat kishin mundur të hyjnë deri në qytetin e Koplikut!
Pak është permendë kjo Luftë, që nisi me 27 korrik 1920 dhe përfundoi me 14 shkurt 1921, luftë në të cilën Shkodra së bashku me Malësitë e saj i bëri nji qëndresë heroike Ushtrisë së Mbretnisë Jugosllave, e cila ishte futë në Shqipëri me forcë dhe shpresë të gllabëronte tokat e Shqipërisë së Veriut, gjatë dhe pas kohës së Konferences së Paqes që mbahej në Parisin e asaj kohe…
Qëndresës së kësaj Lufte u prinin dy aleatë disi të pazakonshëm: Ahmet Zogu dhe Bajram Curri, të cilët kur kishte ardhë puna për me mbrojtë tokën e të parëve, u rreshtuan së bashku në nji front… aty në Koplik…
Eshtë me të vërtetë për të ardhur keq, që sot shumica e shqiptarëve nuk ja dinë as emrin, dhe jo t’ia njohin veprën, Lucë Nishit, këtij oficeri shqiptar që bëri sakrificën më të madhe… dha jetën në mbrojtje të Atdheun! Ai as është shpallur “Hero i Popullit”, as ka ngjarje përkujtimore as ka rrugë a shkolla që mbajnë emrin e tij!?

Kulla e Dedë Gjo' Lulit në Bardhaj të Hotit - Malësi e Madhe
Kulla e Dedë Gjo’ Lulit në Bardhaj të Hotit – Malësi e Madhe

E pra Luc Nishi… ishte ndër të parët Oficerë të ushtrisë shqiptare i rënë për Atdhe!!
Kurse nga ana tjetër… për analogji shqiptarët e njohin mjaft mirë nji tjetër oficer të Ushtrisë Shqiptare, Asim Vokshin, nji oficer që dezertoi nga Ushtria Shqiptare dhe iu bashkua Brigadave Internacionale në Spanjë, për ta dhënë jetën atje në nji Luftë që s’kishte asnji vlerë për Shqipërinë dhe fatet e saj!? E pra, Asim Vokshi është “Hero i Popullit”, ka plot rrugë e shkolla anembanë Shqipërisë dhe Kosovës që mbajnë emrin dhe lavdinë e tij, krejt pa lidhje me Shqipërinë!? Kurse Lucë Nishin e kanë mbuluar vetëm me harresë!?
Pse kështu Nipin e Dede Gjo’ Lulit!
A ka ndonji tjetër familje shqiptare që ka dhënë aq shumë për shqiptari sa ka dhënë Familja e të nderuarit Dedë Gjo Lulit?! Dhe jo vetëm vetë Ai, por edhe nipat e tij, njeri prej të cileve ishte edhe oficeri i Ushtrisë Shqiptare Lucë Nishi…
*Titulli redaksional nga radiandradi

Krenët e Malsisë së Madhe...
Krenët e Malsisë së Madhe…

Shpjegim plotësues nga Anton Pllumbaj
Luc Nish Dedvukaj: oficer i Ushtrisë Kombëtare, që ra në Luftën e Koplikut, Njeriu i cili me dorën e vet dhe porosi të Ded Gjo’ Lulit, ngriti flamurin kombëtar për të parën here mbas epokës Skenderbegiane. Edhe Luca vetë mori pjesë si 14 vjeçar nw ato ngjarje…! U hodh në erë nga gjylja e topit jugosllav. Bashkëluftëtar i Palok Traboinit. Luc Nishi ka qënë djali i kreshnikut të Malsisë Nik Gjelosh Lulit, kryekomandantit ushtarak te Kryengritjes të Malësisë Madhe të vitit 1911, në burimet që i sjellë Romeo Gurakuqi, del se Nik Gjelosh Luli e ngriti flamurin në Bratile me 6 prill, ku edhe dha jetën. Luc Nishi la një djalë Palin, që vdiq në moshë të re në Chieri të Italisë, i sëmurë me tuberkuloz. Kështu u shue përgjithmonë nji prej dyerve ma të lavdishme të Hotit, por edhe krejt Malësisë së Madhe.
(marrë nga muri i fb. Ilir Seci)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.