back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Heshtja e “Lirim Biçakut” Suzana Varvarica Kuka (Muza)

Gazeta

Lirim Biçaku
Lirim Biçaku

Heshtja e “Lirim Biçakut”

nga Suzana Varvarica Kuka

(revista Muza)

Heshtja në përgjithësi, na lidh me atë që nuk duket. Me një të fshehtë, me të çka lëmë mënjanë me dicka që nuk duhet prekur, por duhet ruajtur. Jo pa qëllim e bëra të dukshme këtë fjalë. Ajo përmban shumë aspekte të veprimeve tona dhe me sa duket, në rastin e Lirim Biçakut, është një titull, që kërkon ta shpërthej heshtjen dhe sekretet e saj. Jo përmes fjalës, por përmes imazheve të pikturës së tij figurative.
Lirimi i ka mbijetuar të gjitha vështirësitë fizike, morale, emocionale të jetës së mbrapsht të periudhës komuniste. Ai jetoi së bashku me familjen e tij, aktet fatkeqe dhe denigruese të një pushteti, i cili i shikonte të kundërt, të gjithë ata që i shpalli armiq ekonomikë, ideologjikë dhe politikë.

Pikturë e Lirim Biçakut 1
Pikturë e Lirim Biçakut 1

Mbase ajo kohë i bëri të tërhequr Lirim Biçakun? Në këto 20 vite, piktori është i lidhur ngushtësisht me veprimtarinë e përditëshme që anon kah ngjyrat, kompozimi, trajtat dhe linjat mbi sipërfaqen e sheshtë. Gjithmonë i përkthen në të tilla duke pasë si bazë një mendim, një ndjesi apo një emocion të shkaktuar në çastin ekzekutues.
Këtë akt pikturimi nuk e ka anashkaluar nga vëmëndja gjatë gjithë kohëve të tij, por sot lirinë e shprehjes në të gjitha llojet e përshkrimeve figurative; të cilat i organizon në tipe imazhezh. Mbase kjo e ka bërë të heshtur?Piktura tërheq shikuesin dhe specialistë të ndryshëm. Kam disa kohë që i kushtoj vëmëndje pikturës së Lirimit, e cila prej disa vitesh shfaqet në dy llojë trajtesash formale.

Pikturë e Lirim Biçakut 2
Pikturë e Lirim Biçakut 2

Në krye të radhës mendoj se imazhi piktorik i Lirimit Biçakut është krejt individual, dhe këtë fakt e dëshmonje qindra imazhe, të cilët kur i sheh të hapur dhe të shtrirë duken sikur bëjnë një hapësirë organike të vetme.
Kjo hapësirë organike ka një arsye, e cila e ka burimin te e gjitha prapaskena, pra pjesa e padukshme e jetës së tij. Në ditët që jetojmë, lidhet ngushtësisht me grumbullimin e heshtjes, qetësisë dhe mirëmendimit para se të shprehë idetë e tij figurative. Thënë më shkurt imazhi i pikturës së tij është mënyra e bashkëbisedimit të Lirimit me të gjitha fenomenet e jetës dhe të vdekjes ne mikrobotën intime dhe në mikrobotën e panjohur.
 Në tërësi kjo shprehje i takon të gjithë piktorëve, por veçoria e saj është gjuha individuale e secilit prej tyre. Gjuha figurative e Lirim Biçakut; në pamjen e parë i përket një pikture të shkollës naiviste,figurative dhe abstrakte.
Ajo përkon paksa me konstruktim figurativ që gjenerohet nga fractal art, por që ky i fundit i sjell figurat e tij përmes artit komputerik dhe atij digital.

Pikturë e Lirim Biçakut 3
Pikturë e Lirim Biçakut 3

Imazhi i Biçakut është një konfigurim i realizuar krejtësisht përmes vizatimit dhe pikturimit me dorë. Ai i zhduk pasqyrimet e objekteve të botës reale, përmes dekonstruktimit imagjinar, përmes vlerësimit të theksuar të ngjyrave dhe më pas përmes grupimit të pjesëve të dekostruktuara në një pjesë të madhe. Shpesh herë kjo pjesë e madhe është një trup i vetëm i formuar prej multingjyrash pafund, por por në herë të tjera ajo është një prerje pazëll trajtash dhe ngjyrash që hapsinojnë mbi të kaltërtën. Në dukje më e preferuara e sfondit të të piktorit. Koncepti i tij figurativ mbështetet në krijimin e trupave amorfë që hynë në mardhënie me njëri tjetrin.
Të duken sikur formohen nën botën ujore dhe tokësore dhe shpërthejnë së lartmi mbi botën e ajrit. Në pikturën e tij dalloj, gjë të cilën e kam veçuar më lart, dy lloj trajtesash formale.
Të dy trajtesat kanë një burim idesh. Ato i bën prezent zgjedhja e piktorit, që ka një gjuhë figurative përcaktuese në ndryshueshmërinë e tyre. Vizatimi dhe ngjyra janë elemente dhe detaje kryesore të gjuhës figurative në pikturat e Lirim Biçakut.
Kryesisht përmes tyre ai ka sot dy fonde pikturash, të cilat ndahen sipas efektit, të dy trajtesave.
Trajtesa e parë i përket fondit të pikturave me ngjyra, ku ajo shërben edhe si pasqyruese emocioneve që përçojnë kontraste apo shqetësime idesh të thella personale, që konvertohen në trupëzimin e një objekti qëndror amorf, i vendosur në mes të kompozimit.

Pikturë e Lirim Biçakut 4
Pikturë e Lirim Biçakut 4

Ky trup duket si makrobota jonë, e cila sado mendojmë dhe përpiqemi ta njohim, na zmadhohet dhe na i ndryshon trajtat, për të mos na i treguar tërësisht të vertetën e ekzistencës. Trajtesa e dytë i përket fondit të pikturave me ngjyra trasparente e vendosur në trajta trupash amorfë të lidhur me njëri tjetrin përmes ngjyrave që rrjedhin në harmoni, në sejcilës pre tyre. Kontrasti i ngjyrave nuk është elementi parësor. Elementi i parë janë pikërisht këto trupëza amorfe (njerëzor ose jo) si trajta shqetësimesh pozitive të nënvetëdijes së piktorit.
Në këtë arsyetim mund të përmbledh idenë se Lirim Biçaku pikturon duke sjellë në kujtesë shqetësimet e tija kundrejt fenomeneve njerëzore. I hedh ato në sipërfaqen e madhe natyrë.
 Ai përzgjedh si më të preferuarën sfondin e kaltër dhe i trupëzon idetë në forma amorfe, që të vijnë nën ndikim e përhershëm të pasqyrimit të nervit individual figurativ, me cilësi abstrakte dhe ekspresive.
(Revista Muza)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.