back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Pas 34 vitesh, për herë të parë “Hienat e  Lidërshipit” në Vatër, ma ndalën postimin e Gazetës Dielli… Vatrani Ramiz Mujaj

on

|

views

and

comments

Veterani i Vatrës Ramiz Muja - 34 vite në shërbim të Vatrës
Veterani i Vatrës Ramiz Mujaj – 34 vite në shërbim të Vatrës
Pas 34 vitesh, për herë të parë “Hienat e  Lidërshipit” në Vatër,
ma ndalën postimin e Gazetës Dielli…
Vatrani Veteran Ramiz Mujaj

Shkrimin e Vatranit Veteran, Ramiz Mujaj po e ilustrojmë me një foto arkiviit – dëshmi e qartë e përbërjes së Vatrës – lart në foto nga e majta janë: Zef Perdocaj, Dalip Greca, Jonuz Ndreu, Agim Rexha, Zef Bala, Ramiz Mujaj, Marjan Cubi, Besim Malota, Idriz Lama – ulur në tavolinë: Gjon Buçaj, Akademiku Mark Krasniqi, Ing. Agim Karagjozi, Musli Mulosmani – tash Vatra asht zëvendësue nga “shakllabana” sikur do t’i quante poeti kombëtar Gjergj Fishta.

Vatra... Na ishte nji herë e në nji kohe...
Vatra… Na ishte nji herë e në nji kohe…

***
Për 34 vite, gjithmonë kam paguar me kohë anëtarësinë e Vatrës dhe gazetës “Dielli” dhe gjatë 34 viteve kam dhënë shumë kontribute financiare si dhe aktivitete të panumurta, me shkrime në gazetë, dhurata në pikturë për Vatrën dhe Diellin. E kam dërguar gazetën në shtypshkronjë dhe e kam shpërndarë në komunitet për më shumë se dhjetë vite.
Tash klika banditeske agjenturore e këtij “lidërshipi” vetëm pse nuk mendoj si ata dhe nuk iu nënshtrohem, u munduan të më hakmerren.
Por unë kam Zotin me vete, shpirtin e çiltër dhe Vatranët me të cilët kam punuar me dekada dhe më vlerësojnë e i vlerësoj.
Unë jam dhe do të jem Vatran i vërtetë, por kurrësesi nuk e vlerësoj këtë lidërship të shpifur sepse me ta nuk gjej dhe nuk ndjehem funksional i vyer në Vatër.
Shiheni, shfletoni gazetën e dhjetorit 2023, jam ende sekretar i Këshillit të Vatrës, ndërsa në fund të muajit shkurt, në gazetën e muajit janar, që sapo ka dalë, emrin tim e eleminojnë nga gazeta Dielli dhe vendosin një njeri tjetër që mund të jetë vetëm servil i klikës së “Lidërshipit” Ylli Doskun.
Unë e gjeta, miqtë e mi Vatranë ma sollën gazetën e fundit, sepse tash mua më kanë eleminuar edhe nga abonimi edhe postimi i gazetës për herë të parë mbas 34 viteve.
Është për të qeshur e për të qarë me lot për gazetën “Dielli” se në çfarë shkalle ka ra.
Gazeta Dielli, numri i janarit duhej të dilte në publik në janar por nuk duel.
Doli kur doli, por filloi të shpërndahej në fund të shkurtit me ndryshime strukturash nga mafia “Lidërship” të cilët eleminuan edhe emrin tim.
Por faqja e parë e Gazetës Dielli thotë “Janar 2024”, ndërsa faqet e tjera thonë gazeta Dielli “Janar 2023”. Këtu lidërshipi “thotë se vetëm faqja e parë e Gazetës i takon 2024-ës dhe të gjitha faqet e tjera janë një vit pas, Janar 2023.
Edhe kjo mbrapshti do të mbetet në historinë e praptë të këtij “Lidërshipi” pa mandat.
Shiqojini të gjitha fotot me vemendje dhe do të vërtetoni se këta e kanë humbur çdo arsye.

Marrë nga Voal, 2 mars 2024

Related Images:

Share this
Tags

I ke lexuar?

Kontesha Bengazina – nga Lazër Radi – Pjesë nga Libri “Vorbulla t’Jetës Universitare” (Roma)

 Nji prej historive ma të bukura studentore, të rrëfyeme mjeshtrisht prej Lazër Radit në librin autobiografik: “Vorbulla t'jetës Universitare”, ku ai me at sinqeritetin e tij...

Katalogimi i Veprës së Plotë të LAZËR RADIT

  Katalogimi i veprës së plotë të LAZËR RADI  Materiali që paraqesim asht nji bibliografi e thuejse krejt Veprës së Plotë të Dr. Lazër Radit, botue dhe...

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin – nga librat e Lazër Radit

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin nga librat e Lazër Radit Kanuni dhe teza e doktoraturës Mbasi mbylla llogarinë me Procedurën Civile, në mënyrën ma të...

Te rejat

More like this

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.