back to top
4.5 C
Tirana
E premte, 21 Mars, 2025

Hillari & Harris… – nga Fehmi Tançi

Gazeta

Fehmi Tançi
Fehmi Tançi
Hillari & Harris…
nga Fehmi Tançi

Në foto janë dy gra që në kuptimin e rekordeve historike, janë dy femra që për herë të parë kandiduan për presidente të SHBA-ve.
Dhe për koincidencë të dyja kundër të njëjtit kundërshtar, Donald J. Trump,
i cili hyri në garën e parë, në vitin 2016, si jo politikan… dhe e mundi Hillarinë në mënyrë ekzemplare, edhe pse të mëngjërit i nxirrnin të gjitha sondazhet si në Albanistan, me Hillarin fituese.
Madje bënë gati edhe skenën e fitores ditën e zgjedhjeve, dhe 4 vite president për Trump, demokratët e Hillarisë, nuk e njohën asnjë ditë si të tillë, madje e thirrnin “kukulla e Putinit”.
Dhjetëra bashkëpuntorë ia arrestuan me akuza fallco, politike.
Dy herë i bënë edhe mocion mosbesimi, madje njërin pasi kishte mbaruar mandati 2016-2020.
Për të ardhur deri tek gara e vitit 2024, Donald Trump For President e bënë të kalojë në hell, me 94 akuza, nga financiare në kriminale.
Dhe çuditërisht po i linin përballë presidentin në detyrë Joe Biden, që kishte kohë që humbiste drejtimin në podiume dhe shmangej në maksimum nga mediat.

Hillary  & Harris
Hillary & Harris

Se pse e bënë këtë maskaradë me Biden, kurrë nuk e kuptova.
U desh përballja e parë e debatit, që të demokratët të pranonin se me këtë kandidat nuk mund të vazhdonin.
Dhe shkelën të gjithë rregullat historike të garave brenda partisë, primaret, që në garë një kastë e demokratëve (nuk dihet se kush), t’i vinin përballë këtij “jo politikanit” Trump, që kishin bërë çdo gjë, duke prekur krejt standartet e shtetit që Amerika kishte ndërtuar në 228 vite, që ta pengojnë të hynte në garë, një tjetër kandidate femër, Harris, por që kishte rekorde nga më të ulëtat si ish presidente dhe politikane.
Dhe amerikanët u ndanë çuditërisht në skalione thuajse të verbra, majtas e djathtas, njëlloj si shqiptarët tanë në Shqipëri.
Them verbërisht, sepse Harris mori më shumë vota nga çfarë ishte statura e saj, pa e gjykuar si kandidate femër, dhe për kundërpeshë Trump gjithashtu theu rekordin e votës popullore nga kandidatët republikanë…
Për ta mbyllur, duhet thënë se demokratët liberalë amerikanë, thyen një rekord duke dalë me dy kandidate femra në histori, në tre garat e fundit, por me kandidatet me profilin më të ulët edhe mes gjinisë femërore.
A ishte ky një abuzim historik, që ndërsa po shënohej një rekord historik, duke konkuruar me kandidate femra, u zgjodhën këto të dyja me këtë profil të ulët?
Kjo i mbetet historisë.
Ndërkohë që kandidati dhe presidenti që i mundi këto të dyja, Donald Trump,
Ka shancin të hyjë në histori me rrugëtimin e tij dhe me efektet që do të sjellë presidenca e tij në një Amerikë që kishte nisur një regres të frikshëm në termat ekonomikë dhe të demokracisë.
Marrë nga Muri i BF, Fehmi Tançi, 17 mars 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Buy Me A Coffee
Dhuro per mirembajtjen