back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Historia e Cenit – (MTN)

Gazeta

Sahati i Madh i Tiranës
Sahati i Modh i Tironës

Historia e Cenit – 

(MTN)

Humor pikant m’dialektin e Tironës

Ka qen i burr ke lagjia jon, pastë rafmet, qi e qujshin Cen. Me origjinë ishte kosovar, po i ardhë kahone mo m’Tironë… Ene i shkreti e kishte içik qejf ate t’pimen, po ishte içik ene  si manec…! E aq u dote, ne robt e kqi i bijshin m’qafë e ta trajtojshin si budallë… Ene dy vllezen qi kishte, ia kishin rras të dy m’burg, ne s’e afrote kush gjallë Cenin e shkretë… Daja im i modhi, qi u ka bo për rafmet për vete, i vite keq ne e mate gjithnji afër, mrena muncive t’asaj kohe… Daja lute ene futboll me Tironën m’ato vite, ene nihej si bob. I herë Ceni shkret si hallexhi, ishte t’u hongër buk… po pak me ngut ke menca e klubit të Tironës… Kur vje gjith hov nji ka ato sigurimsat e Partizonit me kërku nji lojtar, pse s’ishte paraqit me lujt ke Morri, çun Bulksh – ishte ai lojtari… Eh!!! S’dote i shkreti çun me lujtë me ta, s’i boshjin komët… Ene u fut ke menca ky sigurimsi ne ja pëllet me t’modhe me nji t’folme acaruse si pri Labënie qi ishte… “Ooooore Bulku, poooo ku vete moreee, se do t’i presi këmbët Partiaaaa, uooore lamash!” Aq alergji i kishte kta tipa Ceni i shkretë, qy ka e folmja tyne. Fakti pse i kishte ene dy vlleznit mrena m’burg të shkretii, i njeci buka m’fyt… E kon mor vrik e kon çu hopa ene drejt e ke Ver Shehu: “Po çere t’i boi Veri ktij mer jahu, t’i fryj n’myth, çojeni mer lal m’spital!”. Aty, Cenin e ke urgjenca modhe, e prej aty përfuno drejt e m’spital… I kishte njel keq buka m’rryl t’fytit, se tuj bo kafshata të mdhoja si hallexhi, ene i pahongër qi ishte, u mbyt… Kur e shef doktori ashtu i thotë: “Po, mo kadalë mer Cen… mo kadalë, kur ha!” Ene Ceni i shkret siç ishte, çohet n’myth ne i kthehet doktorrit: “Amon mer dooktorr… Po ku ka kadal mer lal, m’kët dynjo tosqish!”
Ne ta murrën Cenin për njikët llaf, pri aty ku punote i shkreti si roje, m’nji ndërrmarrje ku pastrote, se maj men mirë emnin, e ta vun me bo autokritikë t’shkretin, për nj’at llaf qi tha… Po bela, se Cenit t’shkret i merresh ne goja, ene: gem gem gem… mo shum e dhiti se e ndriti… Përfundoi m’nji pun të rondë i shkreti, prej k’tij incidenti, per i llaf goje!
Kët histori ma ka pas kallxu Daj Sufi. Ene s’e harroj kurrë!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.