back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Historia e Gazas… dhe diejt që shuhen – nga Ilirjana Stankaj

Gazeta

Gaza City
Gaza City

Historia e Gazas… dhe diejt që shuhen

material i përgatitun nga Ilirjana Stankaj

Gaza, nji nga qytetet ma t’lashta t’botës, me nji histori mijëra vjeçare (daton 3000 vjet para Krishtit), pak e aspak njihet nga bota e ashtuquajtun “e qytetnueme”, mbase sepse qytetnimi vetë s’asht asgjâ tjetër veçse nji fasadë e bukur që ndërtohet mbi kompromise…
Nuk dihet shumë për këtë qytet të lashtë, përveç faktit që prej mijëvjeçarësh popullsia e Gazës lufton me u mbijetu “lakmitarëve” t’ndryshëm, kurse nga hebrejtë nuk u pushtu asnjiherë plotësisht…
.
Harta e Gazas
Harta e Gazas

Pak histori:

Sipas Biblës, filistinët ishin nën zotnim të Gazës, kur Moisiu dhe hebrejtë u vendosën në “Tokën e Premtueme…” (n’këtë periudhë Gaza njihej për muret rrethuese t’qytetit tepër t’nalta)…
Samsoni (heroi i famshëm izraelit, i cili ka frymëzu me sa duket edhe Nolin tonë me shkru t’vetmen dramë të tij “Izraelitë e filistinë”), thuhet se për me u arratisë prej filistinëve, mbarti gjatë natës mbi shpatullat e veta dyert e qytetit, deri në malet përreth… e pikërisht në Gaza (i verbër siç ishte), shëmbi tempullin e Dagonit (hyjni me origjinë asiriane e adoptueme prej filistinëve)…
E përmenda këtë detaj, ngaqë e rendis veten te ajo pakicë e vetëdijshme e popullsisë globale, që mendon se nëse realisht e duam t’vërtetën e historisë botnore, atë s’mund ta gjejmë askund ma mirë sesa n’letërsi…
Mbas pushtuesish të ndryshëm gjatë shekujve, si: asirianë, egjiptianë, babilonas, persianë… mbas vuejtjesh pa fund, dikur shfaqet nji “dritë jeshile” edhe për të… (Gazën e destinueme me vuejtë) Herodoti, i pari gazetar i historisë së njerëzimit, e përmend si fakt se nën dominimin persian (shek. V p.e.s), qyteti arriti prosperitet të madh…
Në v. 332 p.e.s, populli i Gazës, refuzon me ia hapë dyert e qytetit Aleksandrit të Madh, i cili përgatitet për rrethim të qytetit. Gaza lufton me Aleksandrin e Madh të Maqedonisë (i cili plagoset jashtë mureve n’tentativë me pushtu qytetin), mandej bie… Burrat vriten me urdhën t’Aleksandrit, gratë e fëmijët merren skllevën…
Mbas kësaj kohe përjeton periudha t’shkurta paqeje, mandej shndërrohet sërish n’shesh betejash mes egjiptianëve, sirianëve e izraelitëve…
 
***
Periudha romake:
Pompei e pushton Jeruzalemin në vitin 63 p.e.s, i jep dorë me u zhvillu, por e shfrytëzon për interesa politike të Romës …
Pak kohë e sundon Kleopatra e Mark Antoni, mandej i aneksohet Sirisë… njeh sërish prosperitet në shek. I të e.s…
Në shek. II lulëzon vreshtaria (njihet për venën e jashtëzakonshme me veti kuruese)…
Në vitin 634 pushtohet nga arabët… mandej nga mongolët (njeh pak zhvillim)… deri në pushtimin osman të Egjiptit në 1517, kur pëson regres të madh ekonomik…
Mbas sundimeve të alternueme të guvernatorëve egjiptianë e otomanë, i kalon Palestinës, por nën kujdesin e Mbretërisë së Bashkueme (në përfundim të Luftës I Botnore)…
Në 1948, pushtohet nga egjiptianët, mandej izraelitët, derisa me “Marrëveshjen e Oslos” i kthehet sërish Palestinës…
Në zgjedhjet e 2006, fiton nji organizatë palestineze (Hamas), që çon vendin n’luftë civile nji vit ma vonë…
Që prej asaj ditë e deri sot Hamas sundon në vend…
(Nji organizatë??? Mbi nji qytet mijëravjeçar???)
 
***
P.s: Nuk e di pse, por kam përshtypjen se popujt krahasimisht t’vegjël, u ngjasin diejve që shuhen…
Nuk e di sa t’sigurtë mund t’ndjehen politikanët europianë, por popujt e Europës nuk besoj se mund të ndjehen të tillë, nëse mendojnë (qoftë edhe për pak), se nji popull që asimilohet, po aq sa nji diell që shuhet, mundet t’krijojë efektin e nji vrime t’errët, që gllabëron galaktika…
E quhet “Botë e qytetnueme” ajo që flen…?!
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.