back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 28 Nëntor, 2024

Historia e “t’marrit “ të katundit

Gazeta

I marri i katundit
I marri i katundit
Historia e “t’marrit “ të katundit

Shumë vite ma parë, n’nji katund të vogël, në provincën e Materas, nji grup njerzish argëtoheshin me nji person të njoftun si “i marri i katundit”, nji burrë që jetonte tue ba do punë të vogla e tue lypë lëmoshë.
Këta njerëz çdo ditë, tue e takue “të marrin” në nji prej lokaleve, argtoheshin tue i ofrue mundësinë me zgjedhë midis dy monedhave 100 lirash e nji kartëmonedhe 500 lirash. Dhe ai “i marri”, vazhdimisht zgjidhte dy monedhat me vlerë ma të vogël, në vend të kartëmonedhës me vlerë ma të madhe. Ky veprim i tij bahesh shkak me u tallë me të e me u shkri gazit tanë të panishmit.
Nji ditë, nji zotni, ndërsa po e shihte grupin që hajgarej mbas shpinës së lypsarit të vorfën, e thirri veças edhe i kallzoi se vërtet ai merrte dy monedha, po vlera e tynë sëbashku ishte ma pak se gjysa e kartëmonedhës së vetme.
N’at moment “i marri” iu përgjigj: “E di mirë, mor zotni se s’jam njaq i marrë sa kujtojnë ata. E di që kartëmonedha vlen ma shumë, po ditën që kam me zgjedhë kartmonedhën, loja përfundon e unë s’kam me mujtë me i “fitue” ma as njato 200 lira të shkreta!!”

Marrë nga Web

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.