back to top
4.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Homazhi i ish-ambasadorit italian Paolo Foresti për piktorin Emin Shaqja – përgatiti Aleks Martin Kapllaj

Gazeta

Piktori Emin Shaqja
Piktori Emin Shaqja

Homazhi i ish-ambasadorit italian Paolo Foresti

për piktorin Emin Shaqja

përgatiti Aleks Martin Kapllaj

Në profilin e tij, ish ambasadori italian në Shqipëri, Paolo Foresti jep lajmin e ndarjes nga jeta të piktorit Emin Shaqja, që jetonte në Itali prej 20 viteve, pikërisht në zonën e arbëreshëve në Kalabri.
Njëkohësisht, ish-ambasadori ka folur edhe për eksperiencën e takimit me Edi Ramën, ku pikturat e të cilit i konsideronte teknikisht të realizuara por që ishin të pashpirt, ndryshe nga pikturat e Shaqja-s që vazhdojnë të flasin e tregojnë me pejzazhet dhe portretet e tij tani e në përjetësi.
Emin Shaqja, është nga ata artistë që zbulohen dhe vlersohen post mortum. Lexuesit dhe të pasionuarit pas artit dhe pikturës, mund të shohin me sytë e tyre diferencën mes pikturave të Emin Shaqja-s dhe Edi Ramës, të vlerësojnë artin e të parit, dhe përpjekjen e pa realizuar të dytit, sepse arti pa shpirt nuk mund të jetë i tillë.
Në statusin e tij, Foresti nënvizon se Emin Shaqja: “Përpara se të ishte një artist i madh ai ishte një njeri i madh: i urtë, i ndjeshëm e gjeneroz. E kisha njohur në Tiranë në fillim të vitit 1993, kur shkoja në kërkim të talentëve të panjohur. Shoferi dhe shoqëruesi im, Luli Kazazi, e kishte kuptuar që donja me të vërtetë me njoftë shqiptarët e më çonte përherë në vendet më të pamenduara…
.
Emin Shaqja - Vjeshte me shi
Emin Shaqja – Vjeshte me shi
Një ditë, më drejton përmes një labirinti të disa rrugëve të ngushta plot me baltë, mes tendave të varfëra në periferi të Tiranës, që në atë kohë kishte 250 mijë banorë e ishte i kufizuar në qendren e ndërtuar në epokën fashiste me shtesat e mëvonshme nga regjimi komunist. Arritëm para një ndërtese anonime e të varfër që më kujtonte më shumë favelaset e Rio de Janeiro, sesa kryeqytetin e Shqipërisë. Ndërtesa ishte e vogël e pa sovutim, por e rregullt dhe e pastër.
Në një magazinë të vogël të aneksum me shtëpinë, ishte studioja e piktorit Emin Shaqja plot me thasë gjunte, me të cilat trasportoheshin ndihmat italiane e ndërkombëtare, të cilat pas përpunimit, artisti pikturonte në to veprat e tij. Pikturat ishin të vendosur njëri mbi tjetrin në mënyrë të rregullt, që lejonin një shikim të shpejtë. Dallova shumë piktura interesante, por dy sidomos më tërhoqën vëmendjen për freskinë dhe përsonalitetin e tyre.
Në të vërtetë isha koleksionues i pikturave me bojë tempera napolitane, e isha pak i interesuar për atë gjini pikturash, por piktori ishte në kushte të varfërisë ekstreme e duhej absolutisht t’i vija në ndihmë. Vendosa t’i blejë duke menduar të bëj një veprim të mirë, por nuk ishte ashtu. Duke i parë, kur Emini m’i tregonte, kuptova se pejsazhet dhe portretet më pëshpërisnin t’i merrja me vehte, sepse do të më tregonin histori, që i dinin vetëm kush i ka jetuar, e ata i kishin jetuar.
Ish ambasadori italian në Shqipëri në fillim të viteve ’90, vazhdon në statusin e tij; “Pak kohë më vonë Luli më çoi të vizitoj studion e piktorit të ri Edi Rama. U gjenda në një lokal mansardë tepër të madh e shumë të mirë. Nuk mungonin telet, penelat me ngjyra siç mungonin në magazinën e Eminit. Pikturat ishin teknikisht të bëra mirë, por pa shpirt. Të dy kishin bërë studimet artistike por me eksperienca të ndryshme: Emini djali i popullit e Edi, djali i elitës së Partisë së Punës. E kuptova menjëherë, duke e parë me sytë e mi, sesi Enver Hoxha kishte lindur fëmijë dhe jetim. Emini në kohën e rrëmujave të 1997, arriti të trasferohej në Itali, në Kalabria, në zonën e arbëreshëve, ku ka jetuar me familjen me përultësi me kushte minimale jetese, por me një dinjitet të madh.
Do të më mungojë shumë zëri i tij i butë e ai respekti me të cilin u drejtohej të tjerëve pa marrë parasysh kushtet sociale, kultura apo rangu shoqëror që u përkisnin. Shpirti i tij do të vazhdojë të më bëjë shoqëri duke më folur përmes pikturave të tij, derisa të ritakohemi në një dimension tjetër, në të cilin arti do të japë shpërthimin ndjeshmërisë së përjetshme.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.