I Çmendun asht Ai…
nga Osho
I Çmendun asht dikush që ka me pasë besim n’ty;
i Çmendun asht ai që vazhdon me dhanë besim,
në kundërshti me krejt eksperiencat e veta.
Ti e mashtron, dhe ai vazhdon me pasë besim n’ty
ti rikthehesh në mashtrime pafund
pse ai tashma beson n’ty; dhe ti gjithnji e ma tepër e mashtron,
dhe ai gjithnji e ma tepër në ty zen besë.
N’at çast ti do t’thuesh: Ky njeri asht i Çmendun
sepse s’kupton asgja,
pse besimi i tij asht diçka e pabesueshme
besimi i tij asht diçka aq e dlirë
sa asgjà s’mundet me e kompromentue atë;
Bahu i çmendun, në kuptimin e Zen-it.
dhe mos lejo me krijue rreth vetes
mure dijesh!
Nëse nji eksperiencë të thërret
pse mos me iu bindë asaj,
ma vonë, lene t’kalojë edhe atë.
Vazhdo pa shumë gjeste me e pastrue mendjen tande
vazhdo me e gjetë vdekjen në të shkueme
se veç njashtu mund me u ndalë në të tashmen
njaty asht çasti,
si t’ishe i lindun saora foshnje!
Fillimi ka me qenë fort i vshtirë
e bota ka me përfitue mjaft prej teje…
po le të ndodhë edhe kjo.
Ata njerëz s’janë tjetër veçse mjeranë
edhe nëse ti mbetesh i mashtruem,
i ngatrruem o i vjedhun prej tyne
le të ndodhë edhe kjo,
pse ajo çka me t’vërtet të përket ty
s’ka Zot që mundet me ta marrë,
pse ajo që asht me të vërtet e jotja
s’mund të vidhet prej askujt në botë.
E sa herë ti s’e lejon kohën të korruptohet
ajo shëndrrohet në nji plotni mbrenda teje
dhe shpirti yt bahet ma i kristaltë se kurrë…
Shtator 2013
Përktheu: Jozef Radi