back to top
6.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

I dashur xhelat, m’i lehtëso dhimbjet! – nga Mentor Kikia

Gazeta

Një fëmijë i shkruan diktatorit...
Një fëmijë i shkruan diktatorit…
I dashur xhelat, m’i lehtëso dhimbjet!
nga Mentor Kikia

Një fëmijë në klasën e dytë i shkruan një letër shokut Enver, që t’i lirojë nga internimi familjen.
Letra nis me urime, përulësi e lutje për diktatorin (e si mund të niste ndryshe).
Kërkohet mëshirë tek ai që kishte shndërruar në burg gjithë vendin dhe popullin e kishte ndarë në dy palë armiqësore, që hanin njëra-tjetrën.
Fakte të tilla dëshmojnë se çfarë dramash e tragjedish janë luajtur në këtë vend.
Sa keq që këto histori nuk janë shfrytezuar nga shkrimtarët dhe kineastët për të krijuar letërsi e filma që ta dëshmojnë realizmin e asaj kohe.
Sa keq që gjeneratat e reja për atë kohë ferri mësojnë më shumë nga filmat e tipit “Zonja nga qyteti”, që tregon se sa qejf ishte të punoje e jetoje në fshat.
Nuk e di nëse heshtja, apo harresa, janë ndonjë startegji, apo neve si popull s’na plas shumë çfarë kemi bërë, çfarë po bëjmë e çfarë do të bëjmë.
Diktaturën ne nuk e përmbysem, nuk e dënuam dhe nuk u ndamë prej saj. Thjesht e konvertuam në një biçim demokracie dhe gjëmat e saj po i harrojmë me një vendosmëri të çuditshme.
(P.s: Letra e huazuar nga një postim në rrjet)

Fëmija shkruan letër...
Fëmija shkruan letër…

Interpretimi i letrës nuk është korrekt, e mund të thoja me një dashakeqësi të pashembull!
Një fëmijë që vuan mungesën e prindërve e që i drejtohet me letër një udhëheqësi (fëmija 7 vjeç nuk e di dhe as e njihte konceptin diktator), e që në llogjikën kolektive të kohës së atëhershme, ai ishte Drita dhe jo Diktatori, e ku ai me dorën që i dridhet kërkon mëshirë për prindët, mbetet dëshmi simbolike e gjendjes së një fëmijë që i lutet për mëshirë një diktatori për të shpëtuar prindët dhe vëllezërit e tij, (ku sigurisht dikush nga të afërmit e ka shtyrë ta bëjë këtë gjë) ndaj gjykimi i sotëm i xhelatit me pafajsinë e atëhershme të një fëmijë, janë diçka shumë e shëmtuar për t’u gjykuar kësisoj (xhelat m’i lehtëso dhimbjet), sepse ka përjashtuar elementin kohë… dhe elementin njerëzor.
Një fëmije i mungon e gjithë familja, ai jeton diku ndër të afërm dhe të gjykohet letra e tij, është një dhimbje mbi tragjedi…
jozef radi, 10 qershor 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.