back to top
-0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

I ftofti – nga Erri De Luka – (Il freddo – di Erri De Luca)

Gazeta

Shkrimtari Erri de Luca
Shkrimtari Erri de Luca

E ftofuna – prej Erri De Lukës

Shpesh thona: “Kam marrë nji t’ftofun”. Edhe n’se folja asht veprore, efekti mbetet pasiv, t’ban m’u ndje i ftofun.
Un për vedi them: “Kam marrë nji t’ftofun”, në kuptimin që e kam kapë vullnetarisht, pse asht dimën e trupi reagon tue u mbulue, e jo tue rritë shkallën e ngrofjes në shpi.
Jam përshtatë, ngrofi veç nji dhomë, kuzhinën ku e kaloj ditën.
A’ka as mushkaja, as miza, as vizita prej milingonave, i ftofti rrin pezull, pushon edhe ban kujdes për tokën.
Zakonisht n’dimën, kur ktheheni ndër shpia i hjekni pardesytë, palltot, kapuçat e leshit. Apartamenti asht i ngroftë. I jemi jo, prandej rri i veshun, siç isha jashtë.
Ndërkohë dita ka nisë me e zgjatë njat harkoren e diellit, e perëndon gjithnji pak ma përtej, e ky mendim tashma ma ngrof disi buzqeshjen.
Në shpinë, tashma t’largët n’kohë, në Montedidio, të Napolit, nuk kishim ngrofje, njashtu si thuejse n’tana banesat e asaj kohë. Do ngroftësa elektrikë e zbusnin disi temperaturën. Po s’duhej me i mbështetë duert e mpime, se përndryshe t’kapnin dridhmat.
Në shpitë ma t’vorfna, nji mangall qymyri lshonte ma shumë tym se ngrofje, po edhe njat monoksidin vdekjeprurës, që t’mbyste n’gjumë.
Dimni nuk ishte nji stinë, po nji kalim përtej. Pleqtë që kaptonin Kepin Horn n’shkurt e kishin t’fituem edhe nji tjetër vjet.
Kam mbetë n’raporte t’mira me t’ftoftin, e s’dishroj me e qitë jashta shpie. Mbulohem disi mirë, e marr edhe e qes si frymë. Ajo çka s’më kap, asht nji e ftofun.
Erri De Luca, 23 janar 2023

Sjellë në shqip prej Jozef Radi

Njimijë Fytyrat e Dimnit
Njimijë Fytyrat e Dimnit

Il freddo – di Erri De Luca

Si usa dire: ”Ho preso freddo”. Pure se il verbo è all’attivo, l’effetto è passivo, fa sentire freddo.
Dico per me: ”Ho preso il freddo”, nel senso di averlo preso volontariamente, perché è inverno e il corpo reagisce coprendosi, non aumentando i gradi di riscaldamento della casa.
Mi sono abituato, scaldo un solo ambiente, la cucina, dove passo il giorno.
Niente zanzare, mosche, visite di formiche, il freddo è pausa, riposo e custodia della terra.
Si usa d’inverno rientrando in casa togliersi il soprabito, il cappotto, il berretto di lana. L’appartamento è tiepido. Il mio no, perciò resto vestito come per l’esterno.
Intanto il giorno prolunga la parabola del sole, tramonta un po’ più in là e già questo pensiero mi scalda un sorriso.
Nella casa lontana nel tempo di Montedidio a Napoli non c’era riscaldamento, come in quasi tutti gli alloggi di allora. Un paio di stufette elettriche addomesticavano la temperatura. Non si dovevano accostare le mani intirizzite altrimenti venivano i geloni.
Nelle case più povere un braciere a carbonella mandava più fumo che tepore, oltre al micidiale monossido, che uccideva nel sonno.
L’inverno non era una stagione, ma un attraversamento. I vecchi che doppiavano il Capo Horn di febbraio si erano guadagnati un altro anno.
Sono rimasto in buoni rapporti con il freddo, non lo butto fuori di casa. Coperto a dovere, lo prendo, lo respiro. Quello che non prendo è il raffreddore.

Erri De Luca, 23 gennaio 2023

Dimër i Vërtetë
Dimër i Vërtetë

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.