back to top
4.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

I Madhi Kastriot me llagap Skënderbeu Mbreti i Shqipërisë, Duka i Madh i Epirit autori Stephan Zannovich – përkthim nga suedishtja Sokol Demaku

Gazeta

I Madhi Kastriot me llagap Skënderbeu: Mbreti i Shqipërisë - Duka i Madh i Epirit
I Madhi Kastriot me llagap Skënderbeu: Mbreti i Shqipërisë – Duka i Madh i Epirit

I Madhi Kastriot me llagap Skënderbeu

Mbreti i Shqipërisë, Duka i Madh i Epirit

autori Stephan Zannovich, nga suedishtja Sokol Demaku

 Këto ditë doli nga shtypi libri “I Madhi Castriot me llagap Skënderbeu,
Mbreti i Shqipërisë, Duka i Madh i Epirit”
i autorit Zannovich, Stephan apo Stiepan (1751-1786),
në botim të “Shoqata Sokol Demaku Shtëpia botuese”
nga Borås i Suedisë dhe me përkthim nga gjuha Suedeze të Sokol Demakut.
Me përkthim dhe përshtatja nga suedishtja e vjetër nga Sven Esselius.
Shtypur në shtypshkronjën “Lena Graphik” Prishtinë,
libër me vlera historike në 256 faqe në të dy gjuhët shqip dhe suedisht.
.
Që në fillim autori i këtij libri Zannovich Stephan me përkthim në gjuhën suedeze nga Anders Zetterberg, Stockholm, 1788 thotë: “Historia që kam treguar është e shkurtër; unë e pranoj këtë dhe në mënyrë të pakonsiderueshme është e ngarkuar me rrethana të vogla. Sidoqoftë, pak a shumë unë kam thënë gjithçka. Kur njeriu nuk ka asgjë më shumë për të thënë se sa e vërteta e pastër, ai mund të thotë me shumë më pak fjalë. Natyra e thjeshtë është elokuente në një zemër, e prekur nga kaq shumë fatkeqësi. Vetëm ajo ma ka vënë penën në dorë; është gjithashtu edhe ajo që duhet të presim se çfarë mund të nxjerrë në pah kjo histori. Unë nuk jam ushqyer nga lulet e elokuencës, dhe as nga arti i një vokalisti, por jam vetëm një saraj, që nuk di asgjë tjetër përveç se fuqisë absolute, e privuar nga çdo shpresë. Aty jetoj unë në errësirë. Por mjerisht! Tani jam aq i pafat sa vetë errësira nuk mund të më mbulojë nga përndjekja e armiqve të mi dhe për të keqen time pa lumturi! Duke u zgjuar, i vetëm dhe i tradhtuar në zotërinë e miqësisë egoiste, nuk pres pushim deri në varr, megjithatë, unë mund të përziej hirin tim me etërit e mi! Por jo!” Zannovich, Stephan apo Stiepan
Rrëfimi i Zannovich fillon nga Mbreteria e Gjon Kastriotit dhe vazhdon me të madhin Gjergj Kastrioti që ishte djali i Gjon Kastriotit dhe i Vojsavës, vajza më e madhe e Princit të Tribalëve. Mbretëria e Shqipërisë, një provincë evropiane, e vendosur përgjat grykës veneciane, e rrethuar me male, shkëmbinj malorë, moral të thellë, ishte e sunduar tashmë e 710 vjet nga kjo familje e shkëlqyer, origjina e së cilës humbet në shtigjet e paarritshme të së kaluarës.
Pozicioni i favorshëm i këtij vendi, guximi i këtyre banorëve të maleve dhe disponimi luftarak i tyre, i bëri ata të frikshëm dhe të rrezikshëm për fqinjët e tyre, e sidomos për turqit.
Gjergji nuk ishte më shumë se gjashtë vjeç atëherë: sapo u ekstradua në Perandorinë Turke, ai u bë synet në bazë të ligjeve të Mehmetit. Ndërsa ai zotëronte të gjitha cilësitë e mendjes dhe trupit që mund ta bënin një princ të ri të rehatshëm; ai madje në këtë moshë të re e tregoi veten në mënyra fisnike, duke lartësuar të menduarit; atëherë Murati tregoi një simpati të veçantë për të: i kishte dhënë një edukim mjaft të mirë.
Kostandini, Johan dhe Stanislaus, vëllezërit e tij më të mëdhenj, më parë ishin gjymtuar nga komanda e Muratit, por pas disa kohësh, ata u helmuan dhe u ekzekutuan në Serrillanga nga një helm i ngadaltë. Një fat i njëjtë e priste edhe Gjergjin, por dukej se ishte shkruar në Librin e Providencës se i vetmi numër i këtij gjaku fisnik duhet të mbetej gjallë, në mënyrë që më pas, ne pasardhësit e tij, do të ishim edhe më shumë të pakënaqur sesa me famën e tij.
Në atë kohë, ndërsa Gjergji rritej dhe bëhej më i madh, edhe forca i rritej aq shumë sa askush në vendet e lindjes nuk kishte një trup më të fortë, krahë më të mbushur dhe guxim më të patrembur, sa ai.
Atij iu vu në dispozicion një mësues mjeshtër, i cili i mësoi Gjergjit turqisht, arabisht, greqisht, italisht, sllovenisht, si dhe Gjuhën Latine, e cila pas rënies së perandorisë ishte po aq e rrezikshme për të rinjtë, sa bestytnia për adhurimin e vërtetë të Zotit.
.
Skënderbeu - botimi më i fundit në dy gjuhë i Heroit Kombetar
Skënderbeu – botimi më i fundit në dy gjuhë i Heroit Kombetar
Ata e mësuan Gjergjin të përdorë armët, të kalërojë si dhe të bëjë të gjitha ushtrimet e trupit, që janë të nevojshme për të pasur sukses në shërbimin ushtarak.
Ai përfitoi njohuri për veten e tij aq mirë nga ata mësues të aftë, të cilëve iu ishte besuar edukimi i tij, që jo vetëm në të gjitha konkurset publike ai fitoi të gjitha çmimet konkuruese, por, gjithashtu, ai çdo ditë merrte çmime të reja dhe lëvdata nga Murati.
Në moshën 18 vjeçare, Perandori e kishte emëruar atë komandant të mbi 5.000 kaloresish, duke e dërguar në Azi
Një libër me vlera historike për kohën e art të popullit shqiptar nën udhëhqjen e heroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeu. Ku edhe autori i këtij libri thotë me krenari: “Gjaku i Kastriotëve është me të vërtetë ndër më fisnikët në Orient, sepse është rrënjosur në fillimin e botës me shekujt e ardhshëm…”
Dhe me pas vazhdon: “Dikush mund të shohë nga kjo përmbajtje e shkurtër e tregimit të tij se ai kishte fituar me të drejtë shumë tituj të luftëtarit të pathyeshëm, fisnikërisë, mbrojtësit të emrit të krishterë, të trungut të fesë dhe të Aleksandrit të Ri, që atij i ishin dhënë nga papët, nga mbretërit e bashkëvëllezërve të tij dhe atë të Skënderbeut, të cilin edhe armiqtë e tij e nderuan. Por, kaq shumë lavdi dhe lumturi u zhdukën në një çast! Pas vdekjes së tij, u dukën furtunat. Bubullima dëgjoheshin nga të gjitha anët mbi kokat e pasardhësit të tij! Turqit, me Kuranin në njerën dorë dhe me shpatë në tjetrën, sollën më pas shkatërrimin e kësaj mbretërie të bukur, të cilën e vunë nën zgjedhën e skllavërisë. Vdekja, skllavëria dhe shkatërrimi sot janë të dukshme në të gjithë Shqipërinë dhe gjurmët e përgjakshme të luftrave të Mehmetit. Kujtimi i këtyre fatkeqësive; historia e tyre, që unë, si shkrimtar i historisë, jam i detyruar ta portretizoj, më bën edhe mua që të derdh lotë. Sidoqoftë, do të hesht. Por ekziston një vuajtje kundër së cilës zemra më stoike nuk mund të ngurtësohet kurrë…”
Por, ia lemë lexuesit ta ndjejë vetë me rastin e leximit këto histori autoktone të paraqitura nga autori Zannovich, Stephan lindur në Budva, Shqipëria veneciane, 18 shkurt 1751 – vdiq në Amsterdam, Republika Hollandeze, 25 maj 1786), e quajtën Hanibal, ishte një aventurier dhe shkrimtar i “Letrave Turke”. Ai kishte shkrua në italisht, frëngjisht, latinisht, gjermanisht dhe serbisht. Ai ishte një stilolaps i Gluck, Pietro Metastasio, Voltaire, Jean le Rond d’Alembert, Jean Jacques Rousseau, Catherine Great and Frederick William II të Prusisë, të cilit i kushtoi një libër me vargje frëngjisht të përkthyera nga italishtja, “L’Alcoran des Princes Destinés au Trone”. Giacomo Casanova përmend Stefano Zannovich, i cili “bëri një vizitë në Vjenë nën aliat e Princit Castriotto d’Albanie. Nën presionin e autoriteteve, ai u largua në fund të korrikut 1784 “për në Poloni dhe më vonë për Hollandë (Provincat e Bashkuara). Zannovich kishte bërë një punë të madhe dhe me përkushtim rreth Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit sa ku ishte në Holandë dhe Gjermani, pasi që nxorri në dritë librin e tij kushuar Heroit Komëtar në gjuhën gjermane e përkthye në suedisht nga shtypshkronja “Anders Zettenberg” në Stockholm, 1788.
07/21/2020
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.