back to top
-0.5 C
Tirana
E diel, 24 Nëntor, 2024

I pamposhturi quhej Pirro! – nga Murat Basha

Gazeta

Liria nën pranga
Liria nën pranga

I pamposhturi quhej Pirro!

nga Murat Basha

Këta burra, egsistenca e tyre athere dhe shëmbulli moral
përbëjnë nderin dhe lavdinë kombëtare.
Po të mos ishin ata që t’i rezistonin
dhe ta sfidonin diktaturën,
ne do ishim një komb i mbuluar nga trupi.
Mirënjohje të përulur para shpirtit të tyre.
Alfons Al. Zeneli
.
Murat Akil Basha
Murat Akil Basha
E quanin Pirro, Pirro Frashëri. Besoj kishte shumë trashëgimi nga emri, po edhe mbiemrin të madh e kishte. Ishte i biri Farudin Frashërit, stërnip i Abdylit të madh dhe Paqizesë nga familja e Konicës. Më 1953, kur ishte vetëm 14 vjeç e tre muaj, vendos dhe arratiset nga Shqipëria Rri pesë muaj në një kamp në Greqi. Po dëshira për t’i marrë vëllezërit me vete e shtyn të rikthehet. Dhe vjen e troket në derën e ”miqve” te një shtëpi tek Tre Urat në Përmet. Nëna e mikut (ish pronari një restoranti luksoz në Tiranë) lajmëron menjëherë në kufi dhe vijnë e kapin. Në këtë moment personi që lajmëroi dhe e ëma u ”arratisën”! Pirro Frashëri në moshën 14 vjeç e 10 muaj dënohet me 20 vite burg politik. E kreu dënimin në burgun e Vlorës. Kur del e interrnojnë tre vite internim në Bofje. Arrestohet sërish dhe ridënohet 10 vjet, se kishte bërë agjitacion me ”Kafshët e pyllit”… Në burg, është nga të paktët shqiptarë që ka bërë 6 muaj birucë rresht pa ndërprerje, sepse nuk pranonte të punonte për komunistet.
”Ju na quani armiq, atëhere pse duhet të punoj për ju!” – thoshte. Nga birucat e dërgojnë në koma në spital… Mbas dy muaj në luftë me vdekjen, shpëton. E nxjerrin para kampit në Spaç dhe i kërkojnë të rikthehet në punë. Nuk pranon. ”Marr më mirë vdekjen! Kam thënë një herë Jo dhe Jo!” Komisari kriminel Shahin Skura i thotë: Nëse dikush tjetër bën 6 muaj birucë si ky, le të mos punojë. E ridënojnë. Plot 33 vite burg dhe internim në mes.
Del nga burgu në 1986… e nuk pranon të paraqitet në degën e punëve të brendëshme në Korçë. Shkon në hotel. Alarmohet gjithë qyteti dhe rrethohet hoteli.
Shefi i Degës shkon në hotel dhe i thotë: “Përse nuk u paraqite në degë?”
Pirro krenar i përgjigjet: ”Spiunët paraqiten në degë, unë nuk kam punë aty!”.
Shefi e pyet: E do jetën ti ?!! – Shumë! – ia ktheu Pirro, – por në mënyrë të ndershme!
Në 1991 ikën në Greqi… Jetoi disa vite në një kamp. Ka vite që është në Qiell. Sot e kujtova me mall me një mik. Na mungon Pirro. Na mungon qetësia, urtësi, kurajo dhe humanizmi yt. Na mungon kusho, na mungon mik. Ju kam kërkuar shumë të përndjekurve të flasin e të shkruajnë për të. Deri më sot heshtje. Sot vendosa po flas unë. Eshtë detyrimi minimal karshi një Njeriu, një Heroi, një Frymëzimi.
Zoti e pastë afër!

.

Adriatik Shehu
Histori e dhimbshme e Pirros dhe familjes se tij, ishin katër vëllezër dhe një motër, Skënderi, Aliu, Piroja, Fatosi dhe Dhurata, të katër e kaluan jetën në burg. Motra në internim, pa harruar babanë e tyre Farudin Frashërin, mik i babait tim, të cilët ishin bashkëvuajtës në burgun famëkeq të Maliqit… Vëllai i vogël Fatosi, vdiq fare i ri, tre të tjerët dhe motra vuajtën burgjeve, internimeve dhe vdiqën në mjerim burrat pa lënë trashëgimtarë, kurse motra ka dy vajza, e madhja 56 vjeçe e cila nga vuajtjet që ka kaluar në depresion, sa herë e shoh më kujtohet fëmijëria se kemi qënë moshatarë, dhe kemi banuar bashkë në të njejtën shtëpi, qe quhesh “Han i teqesë”. Kam shumë për këta martirë e bashkëvuajtës, se motra e tyre Dhurata më ka rritur dhe mua bashke me vajzen e saj… respekte z. Murat që më kujtove një prej djemve të një familje fisnike e të shumëvuajtur…
 
Murat Basha
Atëhere mik, Adriatik Shehu. Ata ishin 5 vëllezër, motra gjashtë dhe babai shtatë me 156 vite burg dhe internim. Te gjithë në burg… I ati Farudini 10 vjet, Eqeremi vëllai madh 15 vjet, Fatosi ose ”Kokë Varrea” 25 vjet, dhe e vdiq me tuberkuloz në Senatorium, dhe nga torturat dhe birucat me ujë. Skënderi 25 vjet, Aliu 28 vjet, Pirro 33 vjet, Dhurata e motra 6 vjet… Pjesa tjetër internim. Nga këta vetëm Eqerem Frashëri arriti të krijonte familje. Të tjerët patën fat të tmerrshëm.
 
Adriatik Shehu
Të madhin nuk e kam njohur. Jam i datëlindjes 1962, dhe me shumë m’i ka treguar nëna, se me babain pak fëmijëri kam kaluar. Në në ’78 e arrestuan përsëri dhe bëri 10 vjet se ishte përsërites. Kur doli nga burgu rrojti vetëm një muaj e vdiq. Ishte 74 vjeç kur e arrestuan…
 
Serxho Petrela
Miq të nderuem… Shkrues dhe lexues të këtij muri. Ju lutem shpërndajeni këtë status secili nga ju në mënyrë që fëmijët tanë të lexojnë dhe të njihen sa më shumë me njerëz kaq të mëdhenj. Mjaft po shohin paçavure dhe heronj fake çdo ditë!
.
Marrë nga Muri i Murat Bashës, 12 shkurt 2017
 
 
 
 
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.