back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Ibrahim bej Biçakçiu (10 shtator 1905 – 4 janar 1977)

Gazeta

Ibrahim bej Biçakçiu (1905-1977)
Ibrahim bej Biçakçiu (1905-1977)

Ibrahim bej Biçakçiu

(10 shtator 1905 – 4 janar 1977)

Eugen Shehu (studiues)

Djali i vetëm i patriotit dhe atdhetarit Aqif Pashë Elbasanit (Biçakçiu).
Shkollën fillore në Elbasn të mesmen në Vjenë ku edhe përfundon studimet në fakultetin në Akademinë Tregëtare të Vjenës. Fliste gjuhët: gjermanisht, italisht, turqisht dhe anglisht.
Mbasi më 1926, ndrron jetë i ati Aqif Pasha, ai kthehet në vendlindje nga Vjena dhe fillon të administrojë pronat dhe pasurinë që kishte familja. Nuk pranon të drejtojë Partinë që themeloi i ati, edhe për shkak të turbullirave politike që kishte vendi më 1928. Po në këtë kohë në Vienë regjistrohet në Fakultetin e dytë për Shkencat Politike, të cilin e kreu me sukses në vitin 1932. Ai u mor me menaxhimin e pasurive të familjes, mbasi  pati disa ferma, fabrikën për prodhimin e cigareve me emrin “Flora” po ashtu dhe një lokal kafe “Flora” në Tiranë. (aty ku me sugjerimin e disa miqve të familjes mori në punë komunistin Enver Hoxha si cigareshitës, mbasi kishte mbetur rrugëve i papunë mbas kthimit nga Franca, ku kishte dështuar krejtësisht në studime.
Në vitin 1937, Ibrahimi vuri kandidaturën e vet si i pavaruar për parlamentin shqiptar dhe zuri vend në parlament si diplomat, po edhe si politikan dhe agronom profesionist. Për pak kohë ai qe edhe ministër i Jashtëm dhe i Mbrendshëm. Ndihmoi shumë në idenë e Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe kishte mjaft miqësi me Xhafer Devën, Rexhep Krasniqin, Iljaz Agushin, Aqif Blutën, etj. Nga viti 1940 ishte antar i Ballit Kombëtar i frymëzuar nga Mit’hat Frashëri që kur vizitonte Librarinë Lumo Skëndo.
U bë Kryeministër i Shqipërisë më 29 gusht 1944 deri më 28 nëntor 1944, mbas Fiqiri Dines.
Në gjyqin e turpshëm të mbajtur në kinema “Kosova” nga komunistët dënohet me burgim të përjetshëm, më pas i zbritet dënimi në 18 vjet burg të rëndë në Burrel, me kusht që pas burgimit të internohet dhe izolohet.
Figurë e Shquar e Nacionalizmit Shqiptar.
30 gusht 2013

Gjeneral De Veer, Ibrahim Biçakçiu 10 vjeçar, Aqif Pasha Biçakçiu, Ali Agjah Bej i Elbasanit
Gjeneral De Veer, Ibrahim Biçakçiu 10 vjeçar, Aqif Pasha Biçakçiu, Ali Agjah Bej i Elbasanit

Zenel Peposhi (bashkvuajtes)

I ndjeri Ibrahim Biçakçiu, ishte nji prej personaliteteve me kulturë perëndimore dhe diapazon njohurish të gjithanshme, me të cilin jam njohur dhe kemi vuajtur disa vite bashkë, në burgun famkeq të Burrelit, në kaushin Nr. 9 prej vitit 1960-1965.
Siç dihet në atë burg, ishte ngujuar gjithë elita intelektuale, e ku shumica kishin kryer studimet në universitetet më prestigjioze të botës. Për shtetin batstard komunist, ata ishin elemente “non grata”, mbasi përbënin, sipas pikëpamjeve të totalitarizmit, me në në krye uzurpatorin, perversin dhe diktatorin famëkeq E. Hoxha, rrezikshmëri të theksuar, për të restauruar sistemin kapitalist dhe rrëzuar pushtetin “Popullor”…
Siç dihet tashmë, nëpër burgje ai dënoi, burgosi, pushkatoi dhe eleminoi me metoda satanike ajkën e kombit shqiptar… Unë e kujtoj me veneracion Ibrahim Biçakçiun dhe shumë të tjerë, që kam njohur në atë burg famëkeq, elitën intelektuale si: Et’hem Haxhiademin, Engjëll Çobën, Abdulla Ramin, Idriz Hallunin, Kudret Kokoshin, Hysni Alimerkon, Arqile Tasin si dhe klerikët patër Donat Kurtin, pater Shtjefën Kurtin, Hafiz Ali Krajën, me të cilet kemi vuajtur në një kaush (dhomë)… mbasi bashkë në një dhomë kemi qenë afërsisht dyzet persona, aq ngushtë sa vendin e fjetjes, e ndanim me faqen e gazetës “Zëri i Satanait” për së gjati… Dua të kujtoj dhe dy bashkë krahinarët e mi dhe personat ma të ngushtë Ahmet Kolgjinin dhe Hysen Gjutën, që edhe ata tashmë prehen në botën eterne, të cilët në raporte me atë ajkë intelektuale dhe moshën, ishim inferiorë si në pikëpamje kuturore dhe provojë jetësore… megjithatë ata na shërbyen, ndihmuan e ushqyen me dituritë e tyne, pra ishin profesorët tanë që na mësuan anglisht, frengjisht, italisht, gjermanisht, sipas interesave dhe sipas dëshirave tona, që për mua u bënë burim integrimi në kulturën e perëndimit… Në atë kaush ndigjova dhe një sentencë pozitive: “Kush burgun e bën shkollë… hyn i trashë e del i hollë! dhe kush burgun e bën shtëpi, hyn derr e del ari!” Këtë na e sygjeronin ata që na nxitën gjithë kohës ne të rinjtë për të mësuar…
Homazh dhe dritë paçin në amshim!
Respekt edhe për gjithë të vdekurit që tashma nuk jetojne mes nesh…!
Citova vetëm ata me të cilët kam qenë në një kaush, se në atë kohë në burg kishte mbi 600 persona dhe shumë intelektualë tjerë i kam njoftë e takuar në orët e pajtosit… apo kur na transferonin prej një kaushi në një tjetër…
30 gusht 2013

Ibrahim Biçakçiu në rininë e tij
Ibrahim Biçakçiu në rininë e tij

Kastriot Dervishi (studiues)

Për fat të keq, me paratë e Ibrahimit, Enver Hoxha bleu partinë komuniste dhe masakroi shqiptarët për 50 vjet. Ndonjëherë, mirësia, toleranca dhe butësia shërben për keq, e sjell të këqija…
3 shtator 2015

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.