back to top
8.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Identikiti pothuaj zyrtar i presidentit të ri të Shqipërisë – nga Shpend Sollaku Noé

Gazeta

 

Presidenca e Republikës së Shqipërisë
Presidenca e Republikës së Shqipërisë

Identikiti pothuaj zyrtar i presidentit të ri të Shqipërisë

nga Shpend Sollaku Noé

Doni të dini zgjidhjen reale për telenovelën rreth Presidentit të Shqipërisë? Ja idetikiti i tij:

1.Person që gëzon besimin e parlamentit, dmth të kryeministrit që ka zgjedhur parlamentarët, që ka shumicën dhe që mund të aprovojë cilindo emër të paravendosur në zyrat e gjatoshit.
2.Sipas traditës duhet të jetë një që vjen nga e majta, pasi vetëm e majta ka shumicën për ta aprovuar.
3.Mund edhe të jetë një nga viktimat e komunizmit, po ai që nuk hap i probleme askujt, sidomos klikës në fuqi; tipi i tij nuk është shquar kurrë për sakrificë ndaj të tjerëve, ka përvojë vetëm në marrjen e rrogës duke mos bërë asgjë për shtetin që e paguan, por që ka zell të pafund në shfrytëzimin e shtetit për qëllime personale. Sidoqoftë kësaj herë do t’i duhet të punojë se ndryshe kush do t’i firmosë dekoratat e propozuara nga qen e maç?
4.Mos u gënjeni me propozime për burra e gra jashtë partive, edhe pse të shquar, edhe pse mund t’i plotësojne kriteret për një president më në fund të aftë për të kontrolluar gjendjen politike, që të nderojë edhe detyrën.

Shpend Sollaku - Noè
Shpend Sollaku – Noè

Që të propozoni dikë nga populli, apo që dikush të vetëpropozohet ligjërisht për të qenë president i vendit, duhet ta lejojë kushtetuta.
Kjo kushtetutë që kanë aktualisht shqiptarët, që është arnosje ligjesh të marra aty-këtu në Europë – nga kush më pak, nga kush më shumë – është bërë nga ish komuniste, aprovuar nga lakejtë e tyre, e tillë posaçërisht për zgjatur pafund pjellën e diktaturës edhe përtej brezave që e kanë përjetuar komunizmin.
5.dhe më e rëndësishmja: Lufta kryesore (demokratike) për të ardhmen është ndryshimi i kushtetutës aktuale. Duke filluar nga
a.zgjedhje direkte e presidentit prej populli; të presidentit sipas modelit amerikan, apo edhe francez, me peshë vetvendosjeje për fatet e kombit. Preteksti që këto lloj modelesh çojnë e diktaturë nuk qëndron. Mjafton që:
b.të ndalohet me kushtetutë rizgjedhja për më shumë se 2 (dy) mandate pesëvjeçare e presidentit (apo e presidentit-kryeministër).
*Fillojeni këtë luftë të ndryshimit të Kushtetutës, ndryshe këta që keni mbi krye do t’i duroni edhe përtej jetës. Edhe pse nuk pushoni së qari.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.