back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Idhujtaria himnizuese nga Rezart Palluqi

Gazeta

Shkrimtari Rezart Palluqi
Shkrimtari Rezart Palluqi

Idhujtaria himnizuese

nga Rezart Palluqi

Holanda, njeh mbi 20 shkrimtarë që janë përkthyer në 30-40 ose 50 gjuhë. E megjithatë, holandezët nuk kanë rrëshqitur në patetizëm duke i kënduar atyre këngë, hedhur valle dhe shigjetuar parrullat si: “Shkrimtarët tanë janë më të mëdhenjtë e botës!”
Çdo shkrimtar, thonë ata, na sjell një shkëlqim të përkohshëm. E kështu ata sjellin shkrimtarë të rinj, e të paktën çdo dhjetë vjet, nxjerrin një shkrimtar të kalibrit universal. Ndaj, edhe mendja e këtij populli, ashtu si edhe shumë popujve të tjerë europianë, lubrifikohet me vaj të freskët letrar e artistik.
Holandezët mua, përshembull nuk më quajnë “liliput”, kur i them se shkrimtari holandez Harry Mulisch, përkthyer në 45 gjuhë, nuk më pëlqen. Ai për mua, është i thatë, nuk ka personazhe vizionarë. Ata ngrenë shpatullat me tallje dhe të thonë: aq më bën!
Ndërsa në Shqipëri, nuk guxon dot të thuash se nuk e pëlqej Kadarenë, sepse do të të bëjnë tabelë qitje gjuetarët me syze qorri! Arsyet  përse nuk e pëlqej prozën e Kadaresë janë të njëjta me ato të Mylisch: nuk ka personazhe, nuk ka vizion, ujërat nuk i kthjellon, por turbullon edhe më keq! Të mos pëlqesh sot Kadarenë, është sikur të mos pëlqeje në Diktaturë, Enver Hoxhën.
Kjo u pa, edhe gjatë ditëve të fundit, me himnet skizofrenike për ditlindjen e I. Kadaresë. Një mitizim që e ndesh vetëm tek popujt primitivë. Në fakt, sjellja mitike e shqiptarëve justifikohet edhe prej letërsisë së tij. I. Kadareja, mitet vetëm sa i përqafoi, ndërkohë që letërsia e madhe, ua heq atyre maskat.
Arti shqiptar, në vend që t’ia pakësojë idiotizmin shqiptarit, ai ia rrit atë, e bën më idiot se ç’ka qenë. Mijëra poemat, urimet sa foshnjore aq edhe robotike, e vërtetuan këtë edhe një herë. Ne luhatemi midis dy ekstremeve: super-idiotizmit ose ultra servilizmit! Ndaj, një popull që nuk e ka gjetur ekuilibrin mendor dhe shpirtëror, do të mbetet një top futbolli, që përpëlitet prej putrave të tigrave dhe luanëve!!
Festivalet e urimeve për ditëlindjen e tetëdhjetë të Kadaresë, nxorrën në pah një fenomen të ri!

Idolatria...
Idolatria…

Kadareja mori mbas vitit 1992, si asnjëherë tjetër kaq shumë urime. Atëherë mund të nxjerrim dy konkluzione: Shqiptarët e zbuluan magjinë kadareane në 2016, pra u mençuruan, sepse kur e kupton një shkrimtar të rritet truri!!! Apo e dyta, ata nuk e kanë kuptuar sepse s’ka gjë për të kuptuar, kështu që mbretëria e idiotëve të Kadaresë, sot është më e madhe se kurrë!!
Në mbyllje, një popull mund të jetë krenar për një shkrimtar jo me pallavra, oratori e krenari enveriste por me vepra e sjellje dinjitoze dhe të kulturar në jetë. Tymnaja e ditlindjes së Kadaresë u ngrit qëllimisht nga Tirana komuniste, që po përjeton infarktin e saj të dytë.
Histeria e idhujve këto ditë, tremb edhe Shekspirin në varr, perveç I. Kadaresë dhe Enver Hoxhën, për të cilin, i njëti popull, të njëjtët idhuj i kënduan me një skizofreni sa psikopatike aq edhe turpërues për artin.
Arti shkëlqen 365 ditët e vitit, dhe jo 1 ditë në vit!
Rezart Palluqi
Amsterdam, 28 janar, 2016

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.