back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Idiotët dhe rrjetet sociale: Fjalët e sakta të Umberto Ecos

Gazeta

Social Network
Social Network

Kohë ma parë, Umberto Eco, shkrimtari dhe historiani,
shkaktoi nji debat të gjerë,
mbi komunikimin përmes rrjeteve sociale,
dhe hapsirës që krijoi kjo mënyrë komunikimi në botën e sotme.
Nji diskutim që ka dhe do të ketë në vazhdimësi pro dhe kundra.
Ajo çka unë mundem të nënvizoj është fakti,
se në botën e demokratike komunikimi ka qenë i lirë e shumëplanësh,
kurse në botët e diktaturës nuk ka ekzistuar as komunikimi dhe as liria e fjalës,
bile edhe në postdiktaturë,
komunikimi vazhdon të sofistikohet sot e gjithë ditën e të jetë unilateral…
sigurisht kjo liri virtuale i ka lejuar mjaft nga idiotët e fshatit të shfaqen bujshëm
po njiherësh janë mjaft të shumtë zërat që kanë gjetur atë hapësirë lirie
përballë portave të mbyllura të shtypit partiak e censurave te reja mediatike,
gjë të cilën është i detyruar ta pranoje edhe vetë Umberto Eco…
pra, në këtë të Keqe të vogël është edhe e Mira e madhe e lirisë
dhe e selektivitetit gradual të vlerave për të mbrritur ca nga ca te e vërteta,
e për të mos i lejuar kurrë diktaturat të sillen si ato dëshirojnë
me njeriun dhe me krejt njerëzoren…
Jozef Radi, Janar 2016

Rrjeti i komunikimit virtual...
Rrjeti i komunikimit virtual…

Idiotët dhe rrjetet sociale:

Fjalët e sakta të Umberto Ecos

nga Paolo Papi

Rrjetet sociale u kanë dhënë vërtet të drejtë të flasin legjioneve të idiotëve, ka argumentuar Umberto Eco? Por çfarë desh të theksonte mbi të gjitha semiologu i madh dhe studiuesi i mesjetës italiane, kur mori fjalën në Universitetin e Torinos? Ne jemi mjaft të sigurt se fjalët e tij nuk kishin për qëllim ta shtrembëruar qoftë edhe pjesërisht të vërtetën, jo nga përdoruesit e rrjetit, por nga ato të mëdhatë (dhe aq “të besueshmet”) mediat italiane? Për ta kuptuar kuptimin e fjalëve Eco-s, ndoshta, duhet thjesht t’i lexoni dhe t’i publikoni ato pa “shkurtime” ose tituj të sforcuar.
Fjalët e Eco të cituara nga të gjitha mediat e mëdha, e që më pas gjetën një jehonë të jashtëzakonshme në rrjete, tashmë janë të njohura:

Umberto Eco - studiuesi dhe shkrimtari
Umberto Eco – studiuesi dhe shkrimtari

“Mediat sociale u japin të drejtë për të folur legjioneve të idiotëve, të cilët kohë më parë flisnin vetëm në bare, mbas ndonjë gotë vere të kuqe, pa e dëmtuar komunitetin. Por ata i shpejt i detyronin të heshtnin, kurse sot ata kanë po të njejtan të drejta me ata që marrin çmimin Nobel. Ky quhet pushtimi prej budallenjve. Televizori kështu e ka promovuar idiotin fshatit përballë atij shikuesi që ndjehej disi superior. Drama e internetit nisi pse e ka promovuar idiotin fshatit si bartësin e së vërtetës!!!”
Më pak e njohur është ajo që tha Eko në hyrje, kur u pyet nga një prej njerëzve të pranishëm. Duke theksuar më pas se “një nga problemet e mëdha të shkollës italiane është ndihma ndaj fëmijëve në filtrimin e informacionit në internet”, – gjë për të cilën askush me dy para mend në kokë nuk mund të dyshojë sinqerisht  – dhe shkrimtari i mesjetës është futur kështu në thelbin e çeshtjes. Pa marrë ndonjë pozicion konservatori apo “reaksionari”, si u duk në titujt e artikujve bombastikë të botuar në gazetat e letrës, përkundrazi ai e vlerësoi fuqinë politike të rrjeteve.
“Fenomeni i rrjeteve sociale është edhe pozitiv, jo veç për shkakun se ai i lejon njerëzit të jenë në kontakt me njëri-tjetrin. Mjafton të mendojmë atë që ndodhi në Kinë ose në Turqi, ku lëvizja e madhe e protestës kundër Erdoganit ka lindur drejtpërdrejtë në rrjet, në sajë të tam-tameve. Bile disa  kanë thënë edhe se, po të kishte pasur internet në kohën e Hitlerit, kampet e shfarosjes në masë nuk do të kishin qenë të mundura, për shkak se informacioni do të përhapej si virus…”

Për të pasur një tablo të asaj që u mbajt nga Profesor Eko, në kët Universitet gjithsesi mjafton të Kërkoni videon (e plotë), të vënë në dispozicion nga Youtube.
Marrë http://www.panorama.it
(përktheu Jozef Radi janar 2016)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.