SPAK i pret biletën Veliajt… por për Nju York
nga Basir Çollaku
Sot në orën 5 e 30 është rehatuar në avion e linjës së Vienës dhe në 6 ka nisur fluturimin bashkëshorti i “Harabelit” dhe ka mbërritur në kryeqytetin austriak. Viena në kësi rastesh është stacioni tranzit për Nju York. Veliaj nuk ka pasur bagazhe. Vetëm një çantë shpine. Të dhënat nuk tregojnë as datë kthimi. Rrugë vetëm vajtje. Mbase rrobat e duhura i gjen në vendmbërritje. Njoftimi djeshëm i Strukturës së Posaçme i pazakontë me raste krahasuese ngjante si lajmërim i dyfishtë. Katër akuza të rënda për Erion Veliajn: Korrupsion aktiv, mosdeklarim, fshehje, pastrim parash. Akuza për të cilat prokurorët theksonin se provat i kishin çuar në këtë konkluzione
A ishte një shenjë për ta lënë Veliajn të ikë?
A duhej të ishte bllokuar pasaporta një të akuzuari të kësaj përmase veprash penale?!
A duhej ndaluar largimi jashtë vendit?
Duket sikur Prokurorët në vend të biletës së arrestit i kanë prerë biletën për kryeqendrën amerikane. Mbase e pajisin edhe me kërkesë azili. Kjo nuk është një pakujdesi, as rastësi, por më tepër një shteg amnistie në arrati. Ndoshta prokurorët munden të shkojnë në zyrën e bashkiakut pa u privuar nga mungesa e tij. Dyshimet e shumta për transferta parash e ofshorë, krijojnë mundësi të pandehurit të vërë dorë mbi llogaritë të cilat mund të jenë duke u gjurmuar pa e penguar për boshatisje. Nëse nuk kthehet do e shpallin në kërkim ndërkombëtar? Po familjarët në hetim? Do udhëtojnë të bashkohen jashtë vendit?!
SPAK duhet ta kishte nxjerrë njoftimin pas arrestimit.
Kjo dalje i shërbeu Veliajt jo hetimit.
Ikën Erion Veliaj…
nga Adriatik Riza Dosti
Arratiset apo “do kthehet prap” po shkon në Amerikë apo në drejtim të paditur… iku e do kthehet prap kur t’i thonë ustallarët apo po këta i thanë ik… për të mos u kthyer më se s’na duhesh më…
Shkon në Amerikë “për punë – pune!” …arratiset i tmerruar që pas deklaratës së djeshme të Spak-ut …destinacioni i saktë i fluturimit të sotëm herët në mëngjes që prej Tirane thuhet se është i paditur… apo do të kthehet prap…!? Këto janë pyetjet e bëra sot pas daljes publike të Dr. Berishës që konfirmoi zyrtarisht e publikisht ikjen e sotme nga Shqipëria të Erion Veliajt.
Iku vetë se e di se çe pret… apo i thanë ik se askush nuk e do tashmë belanë nëpër këmbë.
Iku se tmerrohet tek mendon se sa shumë gjynahe e mëkate ka për të larë me çi ka bërë atij vendi e atij populli… apo iku me urdhër të Nestit për të mos i zbuluar këtij të fundit petët e Lakrorit që do trondiste dynjanë.
Si ka mundësi që Spak, i cili po kërkon rikthimin e Berishës 80 vjeçar në arrest shtëpie pasi paraqet sipas tyre “rrezikshmëri të lartë” shoqërore… një ditë pas deklaratës së vet publike me 4 akuzat e rënda ndaj Veliajt… nuk ndërrmer asnjë lloj mase ndaj këtij të fundit… fjala vjen masë sigurie personi, arrest shtëpie, bllokim pasaporte, detyrim paraqitje etj etj… por e le te lirë të largohet nga Shqipëria.
Nestit & Dumanit kaq ju duhej… zhurma… madje “shumë zhurmë për asgjë” e mundësisht asnjë gjurmë pas zhurmës.
Më parë kërkuan ta nxjerrin nga politika e më pas i thanë… tani ik se je dëshmitar i frikshëm i zullumeve tona… o ik vetë o do të përzemë ne…
Dhe Harabeli i Ajolës iku siç i thanë… fluturoi e çau ferrën.
Nëse vërtet Veliaj ka ikur sot për në drejtim të paditur siç tha Berisha dhe e kanë urdhëruar të ikë e të largohet “prej sherrit” e nuk ka më ndërmend të rikthehet në Tiranë ose saktësisht në vendin e tij të krimit… atëhere e gjitha kjo mund të quhet një superskandal që i kalon përmasat mbarëkombëtare… mund të quhet me plot gojën një puç i rëndë mafioz ndaj drejtësisë, një shkelje e rëndë dhe e rrezikëshme e çdo lloj legjislacioni penal shqiptar… një tallje dhe fyerje e rëndë ndaj Shqipërisë e shqiptarëve dhe një rikonfirmim i asaj së tashme në atë vend aty nuk kanë më lidhje Mafia e krimi me shtetin, por janë po vetë ato në krye të shtetit… dhe është po vetë shteti i Ramës – Mafia me Pushtet që vendos për gjithçka.
Edhe shqiptarit më naiv e të papërzjerë me politikën por edhe atij socialisto – rilindasit de-de që i kanë hedhur trutë e Gomarit ndaj dhe i voton sërish këta horra, mafiozë, banditë hajdutë, kriminelë, tradhëtarë e antishqiptare… ma do mendja se ikja apo arratisja e sotme kësisoj e Veliajt do t’i ketë lënë një shije fort të hidhur për të vërtetuar 100 % faktin kokëfortë se në ç’greminë vdekjeprurëse jetojnë që prej ardhjes në pushtet të kryebanditit Rama e të bandës së tij kriminale e antishqiptare.
Të shohim çdo t’u thonë sot shqiptarëve Nesti dhe Dumani pas lajmit – të pritshëm në fakt… atë të ikjes së Harabelit të Ajolës apo siç thotë populli atë të çarjes së Ferrës me urdhër të ferrave që shqiptarët kanë nëpër këmbë…
Motra e vëllezër futeni në mendje njëherë e mirë… si në të gjitha rastet edhe në këtë rastin e fundit në fjalë… fajin nuk ju a ka Rinasi por Surreli…
Të gjitha të zezat e fatkeqësitë e tua o popull vijnë prej Sulltan – Surrelit e pastaj edhe prej Erion Harabelit… ok!
Marre nga Muri i FB Adriatik R. Dosti, 28 dhjetor 2024