back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

In Memoriam, Kapidan Deda i Gjonit të Markagjonit

Gazeta

Ded Gjonmarkaj (1921-2015)
Ded Gjonmarkaj (1921-2015)

In Memoriam,

Kapidan Deda i Gjonit të Markagjonit

Sot, me datën 23 janar 2015, vdiq Kapidan Deda i Gjoni të Markagjonit, përfaqësues i brezit të vjetër të Familjes Princore të Mirditës, djalë i nji Dere të Madhe dhe i nji Dinjiteti të Rrallë. Dedë Gjonmarkaj, djali i katërt i Kapedanit të Mirditës, Gjon Marka Gjoni, ka lindur në Orosh në vitin 1921, dhe mbasi kreu studimet, pësoi kalvarin e vuajteve më të mëdha të Parësisë Nacionaliste Shqiptare. U arrestua fillimisht në vitin 1946, dhe u gjykua 6 herë, për vepra që nuk i kishte bërë kurrë… Kaloi 2 vite në hetuesitë e tmerrit të “çlirimtarëve të Enver Hoxhës” dhe vuajti 16 vjet burg, në qelitë e burgjeve në Shkodrës, Tiranës, Gjinokastrës, Burrelit, Ballshit dhe Sarandës. U internua në Tepelenë, Kuç, Savër dhe Gjazë dhe krahas 16 viteve burg, kreu edhe 30 vite internim me gjithë Familjen Markagjoni. Qysh prej vitit 1944 e deri në vitin 1990, Deda bashkë me krejt familjarët e vet panë vetëm burgje, internime, poshtërime dhe vdekje… Dedë Markagjoni, i rezistoi diktaturës sllavo-komuniste në mënyren ma të dinjitetshme të mundur duke u ba edhe simbol ideal i qëndresës së Fisnikërisë Shqiptare, ndaj mizerjes proletare.
Shqipëria zyrtare, ka plot 70 vite që ose i ka shkatërruar familjarisht përmes burgosjeve, syrgjynosjeve dhe dezinformimit publik të propagandës deniguese “për trathëti”, që ata nuk ia kanë bërë kurrë Shqipërisë, ose i kanë harruar në të “ashtuquajturën demokraci” të kontrolluar nga pasuesit e Ramiz Alisë. Akuzues të tyre ishin dhe mbetën shitësit e Shqipërisë dhe Kosovës tek Serbia e Rankoviqit dhe Titos, tek Stalini dhe carizmi sovjetik…
Për 20 vite tranzicion e kaos parademokratik, nuk u bë asgjë për të rehabilituar realisht Familjen Princore të Mirditës, veç nji nismë fisnike te Top Channel dhe gazetares Genta Popa. Shpresojmë se autoritet shtetërore së paku sot, do gjejnë mënyrën për ta nderuar pinjollin e parafundit të brezit të vjetër të Familjes Princore të Mirdites, si shenjë respekti i Shtetit ndaj kësaj Dere Fisnike Shqiptare, si shenjë e kërkimit falje e Shqipërise zyrtare, për krimet e diktaturës, në vigjilje të hapjes së dosjeve dhe procesit të lustracionit.
Sot Shqipëria duhet me mbajtë disa minuta heshtje për dinjitetin me të cilin kaloi kjo familje, me vuejtjet e burgjeve, internimeve e shpifjeve… e në veçanti për Dinjitarin e Paepun: Dedë Markagjoni…
Pushofsh në Paqe Axha Dedë!

Huana Kraja Kurti, Jozef Radi, Romeo Gurakuqi, Kujtim Draçini, Simon Miraka, Agron Gjekmarkaj, Bep Çoba, Fatlum Nurja, Gjon Lekgjonaj, Halit Bilali, Gjergj Kola, Jozef Martini, Mark Gjeka, Bep Kolombi, Menita Ljarja, Apollon Haxhi.

Kjo deklaratë e përbashkët u botua edhe në shtypin e përditshëm

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.