back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 14 Nëntor, 2024

In Memoriam Ramë Gjelosh Geci – nga Lulash Vatnikaj

Gazeta

Rame Gjelosh Gecaj
Rame Gjelosh Gecaj

In Memoriam Ramë Gjelosh Geci 

nga Lulash Vatnikaj

10 Maji është dita e lirimit të burgosurve nga Kampi famëkeq nazist i përqëndrimit të Auschwiz Stammlager, Poloni
Një histori e rrallë dhe e panjohur për shumë njerëz.
Kam patur fatin e madh ta dëgjoj këtë ngjarje para 5 dekadave në praninë e prindërve të mi nga një i mbijetuar i kampit famkeq të Auschwiz.
Shtëpia fisnike e Sejdi Brahës ndodhet në katundin Kuq të fshatit Curraj i Epërm të Lekbibajve të Tropojës.
E shoqja e tij Lulë Gushtinja (Zenelit, nëna ime vajza e Sokol Din Zenelit), vinin nga një derë e fisme e Salcës së Merturit.
Kjo derë e madhe dhe e njohur për vlera të veçanta e të jashtëzakonshme të malsorëve në plan të parë në historinë e saj vuri në themel besnikërinë e pashoqe në male.
Nji dëshmi e kryeplakut të Currajve të Epërm
Nji dëshmi e kryeplakut të Currajve të Epërm
Shan Zenun Braha emblemë e vlerave dhe trimërisë u flijua për këtë besnikëri.
E pjella fort fisnike e Sejdi Brahës trash ëgoi vlerat më të mira të malsorëve të këtyre anëve.
Duhen ditë e net me shkruejtë për këtë derë fisnike, por qëllimi im është të trajtoj një histori mbijetese të Ramë Gjelosh Gecit i burgosur në kampin e Auschwizit.
.
Kampi i Aushwizit
Kampi i Aushwizit
I lindur para 100 vjetësh dhe rritur në këtë familje me cilësi të rralla, trashëgoi vlerat më të mira dhe më fisnike për kohën.
Asht djali i madh i Gjelosh Sejdisë dhe Zades, me vëlla Dedën e motra Prendën e Dukatën.
Në vitin 1939, mobilizohet në ushtri dhe caktohet në një repart ushtarak në Librazhd.
Falë cilësive të veçanta, zgjuarsisë, përgatitjes së lartë fizike dhe përmasave trupore (195 cm) bie në sy të autoriteteve Italiane të kohës dhe përzgjidhet si trupë elitë në një nga Akademitë Ushtarake më të famshme të kohës, në Romë.
Gjatë periudhës së shkollimit ai kryente edhe detyrën e truprojës në Gardën Mbretërore të Italisë.
Gjatë jetës në Itali, takohet me grupe antifashiste, dhe bie në sy të autoriteteve dhe arrestohet dhe internohet në Kampet famkeqe nazizte.
Si njohës i 3 gjuhëve: italisht, gjermanisht dhe gjuhës austriake dhe aftësive të jashtëzakonshme fizike arratiset me një grup shokësh italianë dhe spanjollë dhe niset për Romë.
Pas pothuajse 2 muaj rrugëtimi n ë Qershor të vitit 1945, kthehet pranë familjes pas 6 vjetësh.
Ata që e mendonin se nuk jetonte u habitën kur panë burrin e madh dhe fisnik Ramë Gjelosh Geci që më vonë do ishte babai i nderuar i 10 fëmijëve.
Pa hy në detaje kjo është historia e njërit prej burrave më fisnikë që kam njohur.
Qofsh i parajsës Ramë Gjelosh Geci!
Ps: Në një nga fotot është një kërkesë e pleqësisë Curraj i Epërm e vitit 1944, për lirimin e tij e kthimin pranë familjes, ku bie në sy kryeplaku i përjetshëm i Currajve të Epërm Isuf Sadik Prebibaj.
Viktor Gecaj & Gëzim Gecaj & Bardhok Gecaj
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.