back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024

Internimet në Diktaturë – Tri vendimet e Interrnimit të Lazër Radit (dokumente)

Gazeta

Kamp perqendrimi...
Kamp perqendrimi…

Internimet në Diktaturë –

Tri vendimet e Interrnimit të Lazër Radit

(dokumente)

Republika Popullore e Shqipërisë
Ministria e Punëve Brëndëshme
“Komisioni i Internim-Dëbimeve”
Tepër Sekret
Tiranë, më 19 Maj 1954
Nr. 35.  Res

Hetusia – Viti 1954
Dosja 15 fleta 48

Vendim Nr.1
Komisjoni Dëbimeve dhe konfiskimeve pranë Ministris Punve të Mbrendëshme, në mbledhjen e tij datë 7 Maj1954, i kryesuar nga Kryetari Komisjonit Gjeneral-Leitnant Mehmet Shehu, duke qenë prezent antarët e Komisjonit:

Mihallaq Ziçishti – Gjeneral-Major,
Nevzat Haznedari – N/Kolonel ,
Rexhep Kolli – N/Kolonel,
Jashar Kasimati – N/Kolonel.

Në mungesë të ZV. Kryetarit Komisjonit
Kadri Hazbiu – Gjeneral-major
Delo Balili – Gjeneral-major – Anetar
Mbasi Ministria e punëve të Mbrendëshme për internimin e disa personave që paraqesin rrezikshmëni shoqërore, në  bazë të Nenit 1 të ligjit Nr. 649 Datë 10 Janar 1949, mbi zbatimin e dëbimeve; Vendosi:

Kampi i Çermes - 1958 Në krye Lazër Radi, X, Mit'hat Araniti, Mojsi Miraka, X, X, Guljelm Deda, Tomorr Dine, Sulejman Hoxha, Jozef Radi, Ali Dema, Valentin Pervizi, Fatbardh Kupi, Dedë Markagjoni, Vitore Radi, Bajazit Kaloshi dhe Abdurrahman Kaloshi
Kampi i Çermes – 1958
Në krye Lazër Radi, X, Mit’hat Araniti, Mojsi Miraka, X, X,
Guljelm Deda, Tomorr Dine, Sulejman Hoxha, Jozef Radi, Ali Dema, Valentin Pervizi,
Fatbardh Kupi, Dedë Markagjoni, Vitore Radi, Bajazit Kaloshi dhe Abdurrahman Kaloshi

për Qarkun e Tiranës:
1)Dalip Veli Refati lindur në Sarandë me 1937 dhe banues në Tiranë, i pa organizuar, i pa martuar, me nënshtetësi dhe kombësi shqiptare. Ky është hajdut i rrezikshëm xhepash, dyqanesh etjera. Të interrnohet dy vjet në kampin Nr. 5 Lushnje, duke i filluar me 20 Maj 1954, dhe duke i mbaruar me 20 Maj 1956.
2)Mitat Frashëri i biri Aliut dhe i Havas, i dat-lindjes 1935 lindur dhe banues në Tiranë me arsim unikë, shtresw e mesme, i pa organizuar dhe kombësi dhe shtetesi shqiptare. Ky është hajdut i rrezikshëm xhepash. Të interrnohet 2 vjet në kampin Nr. 5 Lushnje, duke i filluar me 20 Maj 1954 dhe duke i mbaruar me 20 Maj 1956.
3)Pano Taçi, i biri Tases dhe i Vitos, lindur në Gjinokastër më 1931 dhe banues në Tiranë, i pa martuar, me arsim të mesmë, i pa organizuar, me nënshtetësi dhe kombësi shqiptare. Ky është hajdut i rrezikshëm xhepash, dhe dyqanesh. Të interrnohet 3 vjet në Kampin Nr 5 Lushnje, duke i filluar me 20 Maj 1954 dhe duke i mbaruar me 20 Maj 1957.-
4)Murat Hasan Morina, i dat-lindjes 1920, lindur në Gjakovë dhe banues në Tiranë. Ky kohët e fundit paraqet rrezikshmëni arratisje. Të interrnohet 5 vjet në kampin Nr 5 Lushnje, duke i filluar me 11 Maj 1954 dhe duke i mbaruar me 11 Maj 1959.
4)Ali Hajredin Frashëri, i biri i Hajredinit dhe i Ballkëzes, lindur në Frashër të Përmetit me 1933 dhe banues në Tiranë, me arsim fillor, i pa organizuar, me nënshtetësi dhe kombësi Shqiptare; shtresë e pasur fshatare. Ky është element që endet poshtë e lart duke bërë vjedhje të ndryshme. Të interrnohet një vit në Lushnje Kampi Nr.5, duke i filluar me 20 Maj 1954 dhe duke i mbaruar me 20 Maj 1955.-
5)Dhimitër Baçi, i biri i Vangjelit dhe i Dhoses, lindur në Berat më 1933 dhe banues në Tiranë, me arsim fillor, me nënshtetësi e kombësi Shqiptare. Ky është vjedhës i rrezikshëm i cili kryen vjedhje të ndryshme. Të interrnohet dy vjet në Lushnjë në  kampin Nr 5 duke i filluar me 20 Maj 1954 dhe duke i mbaruar me 20 Maj 1956.-
6)Xhevair Liçi, i biri i Avdylit dhe i Makbules, lindur në Vidohovë të Korçës banues në Tiranë,  i dat-lindjes 1928 me arsim fillor, i pa organizuar, ky është vjedhës i rrezikshëmqë endet poshtë e lartë nëpër Tiranë, rron vetëm duke vjedhur. Të interrnohet dy vjet në Lushnjë duke i filluar me 20 Maj 1954 dhe duke i mbaruar me 20 Maj 1956.-
7)Mexhit Bami, i biri i Xhemalit dhe i Zyhres, lindur dhe banues në Tiranë, me arsim unike, i pa organizuer.
Hajdut xhepash, endet nëpër Tiranë dhe rron vetëm me vjedhe. Të interrnohet 2 vjet në kampin Nr 5 Lushnje, duke i filluar me 20 Maj 1954 dhe duke i mbaruar me 20 Maj 1956.-
8)Fiqiri Myslym Llagami, i dat-lindjes 1913, lindur dhe banues në Tiranë, qytetar’i mesëm, ky ka qenë kuadër’i okupatorit, ka luftuar kundër Lëvizjes N.Çlirimtare dhe sot paraqet rrezikshmëni aratisje. Të interrnohet 5 vjet në Kampin Nr.2 Shtyllas të Fierit duke i filluar me 13/VIII/1954 dhe duke i mbaruar më 13/VIII/1959.
9)Mit’hat Mustafa Aranitasi, i dat-lindjes 1913, lindur dhe banues në Tiranë, qytetar’i pasur, ka qenë kuadër’i armikut, ka luftuar kundër Lëvizjes N.Çlirimtare sot nuk mban qëndrim të mirë, qënia e tij paraqet rrezikshmëni. Të interrnohet 5 vjet në Kampin Nr.2 Shtyllas të Fierit duke i filluar me 13/VIII/1954 dhe duke i mbaruar më 13/VIII/1959.
10)Lazër Çup Rada, i dat-lindjes 1916, lindur dhe banues në Tiranë, qytetar’i mesëm. Ky ka qenë bashkëpuntor’i okupatorit dhe kuadër i tyre  ka luftuar kundër forcave partizane sot mban qëndrim të keq, qenia e tij i lirë paraqet rrezikshmëni. Të interrnohet 5 vjet në Kampin Nr.2 Shtyllas të Fierit, duke i filluar me 15 Maj 1954 dhe duke i mbaruar më 15 Maj 1959.
11)Kadri Nuri Borshi, i dat-lindjes 1893, lindur dhe banues në Tiranë, qytetar’i pasur. Ka  qenë bashkëpuntor’i armiku dhe kuadër’i tij ka luftuar kundër forcave partizane nuk mban qëndrim të mirë, qënia e tij i lirë paraqet rrezikshmëni. Të interrnohet 5 vjet në Kampin Nr.2 Shtyllas të Fierit duke i filluar me 20/X/1954 dhe duke i mbaruar më 20/X/1959.

Për Qarkun e Korçës:
1)Hysni Selenica, i biri i Myrtezait dhe i Nesimes, lindur më 1893 në Selenicë të Frashërit dhe banues në Korçë, me profesion qerestexhi, tash puntor, i martuar dhe me 3 fëmijë, me arsim dy klasë të mesme, pa Parti, me nënshtetësi dhe Kombësi Shqiptare, shtresë e pasur. Ky ka qenë kuadër’i fashizmit, ka luftuar kundër Lëvizjes N.Çlirimtare. Të interrnohet 5 vjet në Kampin Nr.2 Shtyllas të Fierit duke i filluar me 20 Maj1954 dhe duke i mbaruar më 20 Maj 1959.
2)Neshat Shaban Tela, i dat-lindjes1929, lindur dhe banues në Tren të Korçës, i martuar, me arsim fillor, me profesion bujk, ka babanë t’aratisur që në vitin 1949 në Greqi, i cili me 1950 ka ardhur si diversant, ky sot paraqet rrezikshëmni aratisje. T’interrnohet 5 vjet në Kampin Nr.5 Lushnje, duke i filluar me 20 Maj 1954 dhe duke i mbaruar me 20 Maj 1959.
3)Refik Hamit Herri, i dat-lindjes 1909, lindur dhe banues në katundin Baban të Korçës, i martuar, ka një djalë t’aratisur (Veladin Herrin). Gjatë kohës së fashizmit Refiku ka qenë kuadër’i tyre, ka luftuar kundër forcave partizane dhe ka marrë pjesë në grupin për rëzimin e Pushtetit, i cilësuar kulak. T’interrnohet 5 vjet në Kampin Nr.5 Lushnje, duke i filluar me 20 Maj 1954 dhe duke i mbaruar me 20 Maj 1957.
4)Selaudin Barolli, i biri i Rakipit dhe i Aishes, lindur në Tren të Korçës me 1932 dhe banues në Graç të Korçës, i pa martuar, me arsim fillor, shtresë e pasur fshatare, vëllai i tij Remziu është aratisur me datën 8/IV/1954. Selaudini ka qenë ballist, sot nuk mban qëndrim të mirë, paraqet rrezikshmëni aratisje. T’interrnohet 3 vjet në Kampin Nr.5 Lushnje, duke i filluar me 20 Maj 1954 dhe duke i mbaruar me 20 Maj 1959.
5)Faik Muharem Selenica, i dat-lindjes 1920, lindur dhe banues në Selenicë të Kolonjës Qarku Korçë, intelektual. Ky ka qenë kuadër’i armikut, ka luftuar kundër Lëvizjes N.Çlirimtare, sot nuk mban qëndrim të mirë, qënia e tij i lirë paraqet rrezikshmëni aratisje. Të interrnohet 5 vjet në Kampin Nr.2 shtyllas të Fierit duke i filluar me 13/VIII/1954 dhe duke i mbaruar më 13/VIII/1959.
6)Mihal Naun Sherko, i dat-lindjes 1877, lindur dhe banues në Korçë, qytetar i pasur, ka qenë Ministër gjat okupacionit, sot nuk mban qëndrim të mirë, qënia e tij i lirë paraqet rrezikshmëni. Të interrnohet 5 vjet në Kampin Nr.2 Shtyllas – Fier duke i filluar me 18 Maj 1954 dhe duke i mbaruar më 18 Maj 1959.
7)Shaban Bajram Gishti, i dat-lindjes 1897, lindur e banues në katundin Mazrek në Korçë. Ky ka qenë Komandant Balli ka luftuar kundër forcave partizane, sot paraqet rrezikshmëni qënia e tij e lirë. Të interrnohet 3 vjet në Kampin Nr.2 Shtyllas të Fierit duke i filluar me 18/IX/1954 dhe duke i mbaruar më 18/IX/1959.
8)Skënder Qamil Qyteza, i dat-lindjes 1920, lindur dhe banues në Korçë, qytetar’i pasur. Ky ka qenë kuadër i armikut, ka luftuar kundër forcave partizane dhe si i tillë sot paraqet rrezikshmëni. Të interrnohet 5 vjet në Kampin Nr.2 Shtyllas Fier duke i filluar me 20 Maj 1954 dhe duke i mbaruar më 20 Maj 1959.
9)Mitat Demir Topçiu, i dat-lindjes 1911, lindur dhe banues në katundit Vishovicë të Korçës, fshatar’i mesëm. Ky ka qenë kuadëro dhe spiun i imperializmit, ka luftuar kundër forcave partizane, sot paraqet rrezikshmëni aratisje. Të interrnohet tre vjet në Kampin Nr.2 Shtyllas Fier duke i filluar me 20 Maj 1954 dhe duke i mbaruar më 20 Maj 1957.
10)Qani Sadik Gocaj, i dat-lindjes 1898, lindur dhe banues në Vishocë të Korçës, kulak. Ky ka qenë kuadër i armikut gjatë luftës N.Çlirimtare dhe ka luftuar kundër forcave partizane. Sot paraqet rrezikshmëni qënia e tij i lirë. Të interrnohet 3 vjet në Kampin Nr.2 Shtyllas Fier duke i filluar me 17 Dhjetor 1954 dhe duke i mbaruar më 17 Dhjetor 1957.
11)Sali Selim Danglliu, i dat-lindjes 1920, lindur dhe banues në katundit Nikoliq të Korçës, fshatar’i pasur, ky ka qenë bashkëpuntor dhe kuadër i armikut, ka luftuar kundër forcave partizane sot nuk mban qëndrim të mirë, qënia e tij i lirë paraqet rrezikshmëni. Të interrnohet 3 vjet në Kampin Nr.2 Shtyllas Fier duke i filluar me 26/X/1954 dhe duke i mbaruar më 26/X/1957.
12)Sami Hasan Hysi, i dat-lindjes 1910, lindur dhe banues në Korçës, qytetar’i pasur. Ky ka qenë bashkëpuntor dhe kuadër i armikut, ka luftuar kundër forcave partizane sot rrezikshmëni aratisje. Të interrnohet 5 vjet në Kampin Nr.2 Shtyllas Fier duke i filluar me 11 Dhjetor 1954 dhe duke i mbaruar më 11 Dhjetor 1959.
13)Hazbi Zenel Qyteza, i dat-lindjes 1893, lindur dhe banues në katundit Qytezë të Korçës, fshatar’i pasur, ky ka qenë kuadër i armikut(Komandant Balli), ka luftuar kundër forcave partizane, qëndrimi i tij nuk është i mirë, qënia e tij i lirë paraqet rrezikshmëni. Të interrnohet 5 vjet në Kampin Nr.2 Shtyllas Fier duke i filluar me 13/VII/1954 dhe duke i mbaruar më 13/VII/1959.

Për Qarkun e Shkodrës
1)Lin Shan Deda, i dat-lindjes 1901, lindur dhe banues në Shkodër, qytetar’i pasur, ky ka qenë Major në kohën e okupacionit, ka luftuar kundër forcave partizane, sot nuk mban qëndrim të mirë, qënia e tij i lirë paraqet rrezikshmëni. Të interrnohet 5 vjet në Kampin Nr.2 Shtyllas Fier duke i filluar me 12 Dhjetor 1954 dhe duke i mbaruar më 12 Dhjetor 1957.
2)Baltazar Gaspër Benusi, i dat-lindjes 1897, lindur dhe banues në Shkodër, qytetar’i mesëm, ky ka qenë kuadër i armikut, ka luftuar kundër forcave partizane, qëndrimi i tij nuk është i mirë dhe si i tillë qënia e tij i lirë paraqet rrezikshmëni. Të interrnohet 5 vjet në Kampin Nr.2 Shtyllas Fier duke i filluar me 13 Maj 1954 dhe duke i mbaruar më 13 Maj 1957.
3)Thabit Riza Rusi, i dat-lindjes 1928, lindur dhe banues në Shkodër, qytetar’i mesëm, ky ka qenë kuadër i armikut dhe më vonë antar i nji grupi rreaksionar, sot nuk mban qëndrim  të mirë dhe paraqet rrezikshmëni. Të interrnohet 3 vjet në Kampin Nr. 2 Shtyllas Fier. Duke i filluar me 25/IX/1954 dhe duke i mbaruar më 25/IX/1957.
4)Nikoll Zef Paluca, i biri i Nikollës dhe i Marës, i dat-lindjes 1920, lindur dhe banues në katundin Qafë-mollë të Pukës, Qarku Shkodër, i martuar, me arsim të mesëm, me nënshtetësi dhe kombësi shqiptare. Ky ka qenë deputet në kohën e Zogut dhe më vonë kuadër i okupatorit, ka luftuar kundër forcave Partizane, sot nuk mban qëndrim të mirë dhe paraqet rrezikshmëni arratisje. Të interrnohet 3 vjet në Kampin Nr.2 Shtyllas Fier duke i filluar me 20 Maj 1954 dhe duke i mbaruar më 20 Maj 1957.
5)Pjetër Gjergj Bardhoci, lindur dhe banues në katudin Midhë të Pukës Qarku Shkodër, bujk, shtresë e mesme, me nënshtetësi shqiptare, i martuar. Ky ka qenë kuadër i armikut, ka luftuar kundër forcave Partizane, nuk mban qëndrim të mirë, qënia e tij e lirë paraqet rrezikshmëni. Të interrnohet 3 vjet në Kampin Nr.2 Shtyllas Fier duke i filluar me 20 Maj 1954 dhe duke i mbaruar më 20 Maj 1957.

Për Qarkun e Vlorës:
1)Petrit Shaka, i biri Hakiut dhe i Nurijes, i dat-lindjes 1929, lindur në katundin Kocul dhe banues në lagjen e Re Vlorë, me arsim fillor, me profesjon traktorist, beqar, i pa dënuar, shtres e pasur fshatare. Ky ka pasur dijeni mbi arratisjen e Irfan Shaskës dhe vet paraqet rrezikshmëni arratisje. Të interrnohet 3 vjet në Kampin Nr.2 Shtyllas Fier duke i filluar me 20 Maj 1954 dhe duke i mbaruar më 20 Maj 1957.
2)Elisabeta Kuçi, e bija Xhemalit dhe  Husmetes, e dat-lindjes 1934, lindur në katundin Mesoplik dhe banuese në lagjen e Muradije të qytetit Vlorë, me arsim fillor, e martuar me Feta Kuçin që u arratis kohët e fundit dhe vet kjo paraqet rrezikshmëni. Të interrnohet 5 vjet në Kampin Nr.5 Lushnje. Duke i filluar me 20 Maj 1954 dhe duke i mbaruar më 20 Maj 1959.
3)Niko Tole, i dat-lindjes 1900, lindur në Labovë të Gjinokastrës dhe banues në qytetin e Vlorës, tregëtar i math. Ky ka qenë kuadër i armikut dhe ka luftuar kundra forcave Partizane, qëndrimi i tij sot nuk është i mirë dhe si i tillë paraqet rrezikshmëni. Të interrnohet 5 vjet në Kampin Nr.2 Shtyllas Fier duke i filluar me 20 Maj 1954 dhe duke i mbaruar më 20 Maj 1959.
5)Qatip Daut Agai, i dat-lindjes 1916, lindur dhe banues në katundin Hekal të Fierit, Qarku Vlorë; fshatar i varfër. Ky ka qenë Toger i Ballit, ka luftuar kundra forcave Partizane, sot  paraqet rrezikshmëni arratisje. Të interrnohet 5 vjet në Kampin Nr.2 Shtyllas Fier duke i filluar me 1/IX/1954 dhe duke i mbaruar më 1/IX/1959.
6)Hysen Qazim Hekali, i dat-lindjes 1912, lindur dhe banues në Hekal të Fierit, çifligar. Ky ka qenë kuadër i armikut, ka luftuar kundra forcave Partizane, sot  paraqet rrezikshmëni arratisje. Të interrnohet 5 vjet në Kampin Nr.2 Shtyllas Fier duke i filluar me 18/X/1954 dhe duke i mbaruar më 18/X/1959.
7)Isa Sami Kokalari, i dat-lindjes 1909, lindur dhe banues në Fier, qytetar i mesëm, ky ka qenë Major gjat okupacionit, ka luftuar kundra forcave Partizane, sot nuk mban qëndrim të mirë dhe si i tillë paraqet rrezikshmëni arratisje. Të interrnohet 5 vjet në Kampin Nr.2 Shtyllas Fier duke i filluar me 29/X/1954 dhe duke i mbaruar më 29/X/1959.
8)Xhevit Hysen Koçiu, i dat-lindjes 1890, lindur dhe banues në Sevaster të Vlorës, fshatar i pasur. Ky ka qenë Komandant Balli dhe ka luftuar kundra forcave Partizane, sot qënia e tij i lirë paraqet rrezikshmëni. Të interrnohet 5 vjet në Kampin Nr.2 Shtyllas Fier duke i filluar me 2 dhjetor 1954 dhe duke i mbaruar më 2 dhjetor 1959.
9)Bexhet Xhaferr Çeprati, i dat-lindjes 1926, lindur dhe banues në Çeprat të Vlorës, kulak, ky ka qenë kuadër i armikut, ka luftuar kundra forcave Partizane, sot  nuk mban qëndrim të mirë, qënia e tij i lirë paraqet rrezikshmëni arratisje. Të interrnohet 3 vjet në Kampin Nr.2 Shtyllas Fier duke i filluar me 25/VIII/1954 dhe duke i mbaruar më 25/VIII/1957.
10)Tefik Selman Pobrati, i dat-lindjes 1932, lindur dhe banues në katundin Pobrat të Fierit, fshatar i mesëm. Ky ka qenë i arratisur nga kampi i interrnimit, ka babanë Selman Pobratin të arratisur dhe ky (Tefiku) paraqet rrezikshmëni arratisje, nuk mban qëndrim të mirë. Të interrnohet 5 vjet në Kampin Nr.2 Shtyllas Fier duke i filluar me 25 Dhjetor 1954 dhe duke i mbaruar më 25 Dhjetor 1959.

Savër 1969 -Brigadë bujqësie me gra të Interrnuara
Savër 1969 -Brigadë bujqësie me gra të Interrnuara

Në qarkun e Kukësit
1)Avdulla Hebija, i biri i Hebiut dhe i Kadimes, i dat-lindjes 1914, lindur dhe banues në katundin Novosej të Lokalitetit Shistavec, rrethi Bicaj, bujk, i martuar pa parti, me nënshtetësi dhe Kombësi Shqiptare, shtresë e pasur (kulak). Ky ka qenë B.P. i organeve t’ona që prej vitit 1952, por nga informatat që kemi, ky qenka B.P. i zbulimit Jugosllav që prej vitit 1950 dhe kohët e fundit paraqet rrezikshmëni arratisje. Të interrnohet 3 vjet në Kampin Nr.5 Lushnje, duke i filluar me 20 Maj 1954 dhe duke i mbaruar më 20 Maj1957.
2)Gani Gjini, i biri i Islamit dhe i Zinës, i dat-lindjes 1928, lindur dhe banues në Gjinaj të Qarkut Kukës, bujk, pa arsim, i martuar, me nënshtetësi dhe kombësi shqiptare. Ky kohët e fundit ka çfaqur tendenca arratisje në Jugosllavi. Të interrnohet 2 vjet në Kampin Nr.5 Lushnje, duke i filluar me 20 Maj 1954 dhe duke i mbaruar më 20 Maj1956.

Në qarkun e Gjinokastrës:
1)Rexhep Shone Guga, i dat-lindjes 1916, lindur dhe banues në katundin Progonat të qarkut Gjinokastër, fshatar i varfër. Ky ka qenë Komandant Balli dhe kuadër besnikë i okupatorit, nuk mban qëndrim të mirë paraqet rrezikshmëni arratisje. Të interrnohet 3 vjet në Kampin Nr.2 Shtyllas Fierë, duke i filluar me 16 Korrik 1954 dhe duke i mbaruar më 16 Korrik 1957.

Në qarkun e Elbasanit:
1)Myslim Çollaku, i biri i Nezirit dhe i Havas, i dat-lindjes 1921, lindur dhe banues në katundin Rrajcë të Lokalitetit Qukës, qarkut Elbasan, bujk, A.P. i përjashtuar, shtresë e mesme fshatare. Ky ka babanë të arratisur në Jugosllavi i cili vjen si diversant kohët e fundit dhe ky paraqet rrezikshmëni arratisje. Të interrnohet 3 vjet në Kampin Nr.5 Lushnje, duke i filluar me 20 Maj 1954 dhe duke i mbaruar më 20 Maj1957.
2)Rustem Kazeli, i biri i Ismailit dhe i Rabikos, i dl. 1917, lindur dhe banues në katundin Manastires të rrethit Maliq, i martuar me të motrën e të arratisurit Kajo Tresovës. Ky ka kohët e fundit paraqet rrezikshmëni arratisje në Jugosllavi. Të interrnohet 5 vjet në Kampin Nr.2 Shtyllas Fierë, duke i filluar me 20 Maj 1954 dhe duke i mbaruar më 20 Maj1959.

Banim të detyrueshëm:
Për qarkun e Tiranës:
1)Pjetër Gjergji, i biri i Gjergjit dhe i Vaes, lindur në Milot më 1923, dhe banues në Tiranë, me profesjon Minator, sot pa punë, me arsim tre klas fillore. Ky është hajdut profesjonist xhepash dhe dyqanesh, rron vetëm me vjedhjet që bënë. Të dërgohet me banim të detyrueshëm në Minierën e Selenicës 5 vjet, duke patur parasysh që po të bëjë vjedhje të tjera të interrnohet me nji herë 3 vjet në Lushnje.
2)Dilaver Nguca, i biri i Zenelit dhe i Tafes, lindur në Vajzë të Vlorës më 1938, banues në Tiranë, me profesjon rrugaç, pa punë, me arsim 6 klas fillore i pa martuar, me nënshtetësi dhe kombësi shqiptare. Ky është vjedhës i rrezikshëm xhepash. Të dërgohet me qëndrim të detyrueshëm në katundin Vajzë të Vlorës  5 vjet, duke ja dhënë familjes, dhe në se nuk ka familje të dërgohet 5 vjet në Selenicë.
3)Jaze Xhaferraj, i biri i Hamitit dhe i Safijes, lindur dhe banues familjarisht në Vlorë, ndërsa ky si person banon në Tiranë, i dl. 1938, ësht hajdut xhepash, i cili ka kryerë nji seri vjedhjesh të ndryshme. Të dërgohet me qëndrim të detyrueshëm 5 vjet në Selenicë.
4)Fadil Xhara, i biri Ramadanit dhe i Haxhires, lindur në katundin Baltic të rrethit Tiranë dhe banues në Qytetin e Tiranës, me arsim tre klas fillore, i pa organizuar. Ësht vjedhës i rrezikshëm dhe rron vetëm me vjedhje. Të dërgohet 5 vjet me qendrim të detyrueshëm në katundin Baltic të Tiranës pran familjes.
5)Myfit Avdyli, i biri i Lates dhe i Nurijes, lindur më 1940 në Kurvelesh të Vlorës dhe banues në Tiranë, me arsim tre klas fillore, i pa organizuar. Ky ësht vjedhës i rrezikshëm xhepash. Të dërgohet 5 vjet me qëndrim të detyrueshëm në Kurvelesh ose në Selenicë.-
Ky vendim hynë me nji herë në fuqi.-

Kryetari I Komisjonit Gjeneral-Leitnant (Mehmet Shehu)
Anëtar N/Kolonel (Jashar Kasimati)           
Anëtar  N/Kolonel (Rexhep Kolli)
Anëtar N/Kolonel (Nevzad Haznedari)
Anëtar Gjeneral Major (Mihallaq Ziçishti)

Savër 1966 - Musa ditën e dasmës
Savër 1966 – Nji ditë dasme ne interrnim

Republika Popullore e Shqipërisë
Ministria e Punëve Brëndëshme
“Komisioni i Internim-Dëbimeve”
Tepër Sekret
Tiranë, më 17/III/1959
Ekzemplar Nr.3

Vendim Nr.1
Komisjoni i Internim-dëbimeve, pranë Ministrisë Punve të Brendëshme, në mbledhjen e datës 17/III/1959, i kryesuar nga Ministri Punve Brendëshme Gjeneral-Leitnant Kadri Hazbiu dhe i përbërë nga Gjeneral-Major Mihallaq Ziçishti, Gjeneral-Major Xhule Çiraku, N/Kolonel Qamil Mane si dhe me pjesmarrjen e Zv. Prokurorit të përgjithshëm shokut Sotir Qirjaqit, i udhëhequr nga neni 21 të kodit penal të Republikës Popullore të Shqipërisë si dhe të dekretit Presidiumit Kuvendit Popullor Nr. 1905 datë 2 Gusht 1954, mbasi studioi materjalet dhe propozimet e paraqitura nga organet mvartëse, Vendosi:

1)T’internohet në Lushnjë Avdullah Baftjar Nela, i dat-lindjes 1926, lindur në katundin Kollovoz dhe banues në katundin Borje të rrethit Kukës, sepse paraqet rrezikshmëri aratisje. Internimi i fillon më 9/2/1959 dhe i mbaron më 9/2/1964 për 5 vjet kohë.
2)T’internohet në Fier Hamide Rushit Hoxha, e dat-lindjes 1902, lindur dhe banuese në katundin Borje të rrethit Kukës, sepse paraqet rrezikshmëri aratisje. Internimi i fillon më 19/I/1959 dhe i mbaron më 19/I/1962 për 3 vjet kohë.
3)T’internohet në Fier Ali Monin Hoxha, i dat-lindjes 1942, lindur deh banues në katundin Borje të rrethit Kukës, sepse paraqet rrezikshmëri aratisje. Internimi i fillon më 19/I/1959 dhe i mbaron më 19/I/1962 për 3 vjet kohë.
4)T’internohet në Fier Mynevere Gani Mametllari, i dat-lindjes 1922, lindur në katundin Mençurisht dhe banues në katundin Zvezdë, mbasi paraqet rrezikshmëri aratisje. Internimi i fillon më 17/III/1959 dhe i mbaron më 17/III/1962 për 3 vjet kohë.
5)T’internohet në Fier Lumturije Riza Memetllari, i dat-lindjes 1940, lindur dhe banues katundin Zvezdë të rrethit Korçë, sepse paraqet rrezikshmëri aratisje.
6)T’internohet në Fier Qazim Mehmet Shehu, i dat-lindjes 1917, lindur në Shkodër dhe banues në Fier, sepse paraqet rrezikshmëri shoqërore. Internimi i fillon më 23/3/1959 dhe i mbaron më 23/3/1964 për 5 vjet kohë.
7)T’internohet në Fier Hasan Muharrem Vezillari, i dat-lindjes 1890, lindur dhe banues në katundin Zvezdë të rrethit Korçë, mbasi i është aratisur djali i tij Rasim Vezillari. Internimi i fillon më 17/3/1959 dhe i mbaron më 17/3/1962 për 3 vjet kohë.
8)T’internohet në Fier Haxhire Daut Vezillari, i dat-lindjes 1900, sepse i është aratisur djali i saj Rasim Vezillari. Internimi i fillon më 17/3/1959 dhe i mbaron më 17/3/1962 për 3 vjet kohë.
9)T’internohet në Fier Fatmir Muharrem Vezillari, i dat-lindjes 1936, mbasi i është aratisur vëllaj Rasim Vezillari. Internimi i fillon më 17/3/1959 dhe i mbaron më 17/3/1962 për 3 vjet kohë.
10)T’internohet në Fier Fatime Muharrem Vezillari, e dat-lindjes 1941, motra e të aratisurit Rasim Vezillari. Internimi i fillon më 17/3/1959 dhe i mbaron më 17/3/1962 për 3 vjet kohë.
11)T’internohet në Fier Ibrahim Fejzullah Dushi, i dat-lindjes 1894, lindur dhe banues në katundin Zvezdë të rrethit Korçë, i është aratisur djali Muharrem Dushi. Internimi i fillon më 17/3/1959 dhe i mbaron më 17/3/1962 për 3 vjet kohë.
12)T’internohet në Fier Zeqire Karafil Dushi, i dat-lindjes 1908, është nëna e të aratisurit Muharrem Dushi. Internimi i fillon më 17/3/1959 dhe i mbaron më 17/3/1962 për 3 vjet kohë.
13)T’internohet në Fier Shefqet Ibrahim Dushi, i dat-lindjes 1919, është i vëllaj i t’aratisurit Muharrem Dushi. Internimi i fillon më 17/3/1959 dhe i mbaron më 17/3/1962 për 3 vjet kohë.
14)T’internohet në Fier Zylkade Avdulla Kazazi, e dat-lindjes 1937, kunata e t’ aratisurit Bajram Dajko. Internimi i fillon më 17/3/1959 dhe i mbaron më 17/3/1962 për 3 vjet kohë.
15)T’internohet në Fier Vezire Rustem Dajko, i dat-lindjes 1898, lindur dhe banues në katundin Zvezdë të rrethit Korçë, të cilës i është aratisur djali i saj Bajram Dajko. Internimi i fillon më 17/3/1959 dhe i mbaron më 17/3/1962 për 3 vjet kohë.
16)T’internohet në Fier Zenepe Abedin Dushi, i dat-lindjes 1924, kunata e t’ aratisurit Muharrem Dushi. Internimi i fillon më 17/3/1959 dhe i mbaron më 17/3/1962 për 3 vjet kohë.
17)T’internohet në Fier Osman Avdulla Kazazi, i dat-lindjes 1917, lindur dhe banues në Tiranë, mbasi paraqet rrezikshmëri shoqërore. Internimi i fillon më 17/V/1959 dhe i mbaron më 17/V/1964 për 5 vjet kohë.
18)T’internohet në Fier Elez Adem Anomali, i dat-lindjes 1889, lindur dhe banues në qytetin e Shkodrës, mbasi i është aratisur djali i tij Xhelal Anomali. Internimi i fillon më 17/3/1959 dhe i mbaron më 17/3/1964 për 5 vjet kohë.
19)T’internohet në Fier Zyliha Latif Anomali, e dat-lindjes 1903, nëna e t’aratisurit Xhelal Anomali. Internimi i fillon më 17/3/1959 dhe i mbaron më 17/3/1964 për 5 vjet kohë.
20)T’internohet në Fier Sat-bere Elez Anomali, e dat-lindjes 1938, motra e t’aratisurit Xhelal Anomali. Internimi i fillon më 17/3/1959 dhe i mbaron më 17/3/1964 për 5 vjet kohë.
21)T’internohet në Fier Sami Elez Anomali, e dat-lindjes 1938, vëllaj i t’aratisurit Xhelal Anomali. Internimi i fillon më 17/3/1959 dhe i mbaron më 17/3/1964 për 5 vjet kohë.
22)T’internohet në Fier  Lena Gjon Veshti, e dat-lindjes 1908, lindur në katundin Gurrëz të Krujës dhe banues në katundin Jaram të rrethit Shkodrës, mbasi i aratiset djali i saj Dod Veshti. Internimi i fillon më 17/3/1959 dhe mbaron më 17/3/1964 për 5 vjet kohë.
23)T’internohet në Fier  Mark Gjok Veshti, i dat-lindjes 1937,vëllaj i t’aratisurit Dod Veshti. Internimi i fillon më 17/3/1959 dhe i mbaron më 17/3/1964 për 5 vjet kohë.
24)T’internohet në Lushnjë Nik Martin Shyti, i dat-lindjes 1908, lindur në Grud Jugosllavi dhe banues në katundin Velipojë të rrethit Shkodrës, mbasi paraqet rrezikshmëri aratisje. Internimi i fillon më 19/2/1959 dhe i mbaron më 19/2/1964 për 5 vjet kohë.
25)T’internohet në Lushnjë Patër Marjan Gjon Prela, i dat-lindjes 1900, lindur dhe banues në Shkodër, i cili paraqet rrezikshmëri aratisje. Internimi i fillon më 10/I/1959 dhe i mbaron më 10/I/1964 për 5 vjet kohë.
26)T’internohet në Lushnjë Kol Tol Çali (Pali), i biri i Ndrekës, i dat-lindjes 1917, lindur dhe banues në katundin Shirqe të rrethit Shkodrës, mbasi paraqet rrezikshmëri aratisje. Internimi i fillon më 17/3/1959 dhe i mbaron më 17/3/1964 për 5 vjet kohë.
27)T’internohet në Lushnjë Haki Bilal Bilali, i dat-lindjes 1930, lindur dhe banues në qytetin e Shkodrës, mbasi paraqet rrezikshmëri aratisje. Internimi i fillon më 30/I/1959 dhe i mbaron më 30/I/1960 për 1 vjet kohë.
28)T’internohet në Lushnjë Lazër Zef Jubani, i dat-lindjes 1923, lindur dhe banues në qytetin e Shkodrës, i cili paraqet rrezikshmëri aratisje. Internimi i fillon më 17/3/1959 dhe i mbaron më 17/3/1964 për 5 vjet kohë.
29)T’internohet në Lushnjë Ded Nikoll Preka, i dat-lindjes 1923, lindur dhe banues në katundin Mille të rrethit Pukës, mbasi paraqet rrezikshmëri aratisje. Internimi i fillon më 3/2/1959 dhe i mbaron më 3/2/1964 për 5 vjet kohë.
30)T’internohet në Lushnjë Rexhep Maliq Skura, i dat-lindjes 1895, lindur dhe banues në katundin Otazh të rrethit Peshkopise, sepse paraqet rrezikshmëri shoqërore. Internimi i fillon më 18/4/1959 dhe i mbaron më 18/4/1964 për 5 vjet kohë.
31)T’internohet në Lushnjë Pjetër Gjin Frroku, i dat-lindjes 1923, lindur dhe banues në katundin Blinisht të rrethit Rrëshenit, mbasi paraqet rrezikshmëri aratisje. Internimi i fillon më 17/3/1959 dhe i mbaron më 17/3/1964 për 5 vjet kohë.
32)T’internohet në Lushnjë Fatmir Baki Shero, i dat-lindjes 1941, lindur dhe banues në katundin Alarup të rrethit Pogradecit, i cili paraqet rrezikshmëri aratisje. Internimi i fillon më 7/3/1959 dhe i mbaron më 7/3/1962 për 3 vjet kohë.
33)T’internohet në Lushnjë Rustem Haqif Spahiu, i dat-lindjes 1933, lindur dhe banues në katundin Pocezt të rrethit Peshkopi, mbasi paraqet rrezikshmëri aratisje. Internimi i fillon më 3/2/1959 dhe i mbaron më 3/2/1964 për 5 vjet kohë.
34)T’internohet në Fier Sabrija Hajdar Skura, e dat-lindjes 1924, lindur në katundin Karkavec dhe banues në katundin Pishkash të rrethit Librazhdit, mbasi i është aratisur burri i saj Shahin Skura. Internimi i fillon më 17/3/1959 dhe i mbaron më 17/3/1962 për 3 vjet kohë.
35)T’internohet në fermën e Borshit Garufo Foto Mello, e dat-lindjes 1904, lindur dhe banuese në katundin Leshnicë, e cila paraqet rrezikshmëri aratisje. Internimi i fillon më 17/3/1959 dhe i mbaron më 17/3/1964 për 5 vjet kohë.
36)T’internohet në fermën e Guranxisë Eleni Mitro Pespali, e dat-lindjes 1890, lindur dhe banuese në katundin Skore të rrethit Gjirokastrës, sepse paraqet rrezikshmëri aratisje. Internimi i fillon më 17/3/1959 dhe i mbaron më 17/3/1964 për 5 vjet kohë.
37)T’internohet në fermën e Guranxisë Panajot Jorgji Bezhani, e dat-lindjes 1933 lindur dhe banuese në katundin Hllomo të rrethit Gjirokastrës, mbasi paraqet rrezikshmëri aratisje. Internimi i fillon më 17/3/1959 dhe i mbaron më 17/3/1964 për 5 vjet kohë.
38)T’internohet në Lushnjë Xhem Sadri Salaj, i dat-lindjes 1927, lindur dhe banues në katundin Shipshan të rrethit Tropojës, i cili paraqet rrezikshmëri aratisje. Internimi i fillon më 3/2/1959 dhe i mbaron më 3/2/1964 për 5 vjet kohë.
39)T’internohet në Lushnjë Gani Sadik Memia, i dat-lindjes 1941, lindur dhe banues në katundin Viçidol të rrethit Tropojës, mbasi paraqet rrezikshmëri aratisje. Internimi i fillon më 3/2/1959 dhe i mbaron më 3/2/1964 për 5 vjet kohë.
40)T’internohet në Fier Dan Nezir Dautaj, e dat-lindjes 1920, lindur dhe banues në katundin Golaj të rrethit Kukësit, sepse paraqet rrezikshmëri aratisje për në Jugosllavi. Internimi i fillon më 17/3/1959 dhe i mbaron më 17/3/1962 për 3 vjet kohë.
41)T’internohet në Fier Isuf Nezir Dautaj, e dat-lindjes 1917, lindur dhe banues në katundin Golaj të rrethit Kukësit, sepse paraqet rrezikshmëri aratisje për në Jugosllavi. Internimi i fillon më 17/3/1959 dhe i mbaron më 17/3/1962 për 3 vjet kohë.
42)T’internohet në Lushnjë Sofije Caci Prifti, i dat-lindjes 1910, lindur në katundin Pilur të Himarës dhe banuse në Lushnjë, e cila ka t’aratisur burrin e saj Polo Prifti. Internimi i fillon më 17/3/1959 dhe i mbaron më 17/3/1962 për 3 vjet kohë.
43)T’internohet në Lushnjë Thoma Polo Prifti, i dat-lindjes 1938, lindur dhe banues në katundin Pilur të Himarës rrethit Vlorës, sot me banim në Lushnjë, i cili ka t’aratisur në Greqi babën e tij Polo Prifti. Internimi i fillon më 17/3/1959 dhe i mbaron më 17/3/1962 për 3 vjet kohë.
44)T’internohet në Lushnjë Androniqi Polo Prifti, e dat-lindjes 1941, lindur dhe banues në katundin Pilur të Himarës rrethit Vlorës, sot me banim në Lushnjë, mbasi ka t’aratisur babën e saj Polo Prifti. Internimi i fillon më 17/3/1959 dhe i mbaron më 17/3/1962 për 3 vjet kohë.
45)T’internohet në Lushnjë Eftiqi Polo Prifti, e dat-lindjes 1943, lindur në katundin Pilur të lokalitetit Himarës dhe banuese në Lushnjë, e cila ka t’aratisur babën e saj Polo Prifti. Internimi i fillon më 17/3/1959 dhe i mbaron më 17/3/1962 për 3 vjet kohë.
46)T’internohet në Lushnjë Ram Hysen Peposhi, e dat-lindjes 1900, lindur dhe banues në katundin Lusan të Kukësit, sot i internuar në Lushnjë.

Lazër Radi midis të interrnuarve - Kampi i Savres 1954
Lazër Radi midis të interrnuarve te tjere –
Kampi i Savrës 1954

46)Remzi Tefik Çela, e dat-lindjes 1904, lindur dhe banues në Tiranë, sot i internuar në Lushnjë.
47)Jalldëze Starvecaka, e dat-lindjes 1922, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, sot e internuar në Lushnjë.
48)Tef Kin Tuku, e dat-lindjes 1923, lindur dhe banues në katundin Obot të Shkodrës, sot i internuar në Lushnjë.
49) Nina Vas Destanishta, e dat-lindjes 1909, lindur dhe banuese në katundin Obot të Shkodrës, sot e internuar në Lushnjë.
50)Xhina Palok Mirakaj, e dat-lindjes 1922, lindur në Cetin  Jugosllavi dhe banuese në Shkodër, sot e internuar në Lushnjë.
51)Tone Preng Gjoka, e dat-lindjes 1934, lindur dhe banues në katundin Ajmel të Shkodrës, sot e internuar në Lushnjë.
52)Shuke Mark Gjoka, e dat-lindjes 1926, lindur dhe banues në katundin Ajmel të Shkodrës, sot e internuar në Lushnjë.
53)Kadri Deli Bajraktari, i dat-lindjes 1900, lindur dhe banues në katundin Hot të Shkodrës, sot e internuar në Lushnjë.
54)Bardhok Zef Vokrri, e dat-lindjes 1923, lindur dhe banues në katundin Ajmel të Shkodrës, sot e internuar në Lushnjë.
55)Gjok Mark Dedaliaj, e dat-lindjes 1922, lindur dhe banues në katundin Vukel të Shkodrës, sot e internuar në Lushnjë.
56)Dom Mikel Nikoll Koliqi, i dat-lindjes 1902, lindur dhe banues në Shkodër, sot i internuar në Lushnjë.
57)Ibrahim Isuf Sokoli, i dat-lindjes 1916, lindur dhe banues në Shkodër, sot i internuar në Lushnjë.
58)Mark Nush Temali, i dat-lindjes 1906, lindur dhe banues në Shkodër, sot i internuar në Lushnjë.
59)Fadil Hysen Bushati, i dat-lindjes 1896, lindur dhe banues në Shkodër, sot i internuar në Lushnjë.
60)Sabri Shaqir Quku, i dat-lindjes 1915, lindur dhe banues në Shkodër, sot i internuar në Lushnjë.
61)Golem Jak Dega, i dat-lindjes 1915, lindur dhe banues në Shkodër, sot i internuar në Lushnjë.
62)Fuat Dine Dinaj, i dat-lindjes 1902, lindur dhe banues në katundin Maqellarë të rrethit Peshkopi, sot i internuar në Lushnjë.
63)Meleqe Asllan Dine, e dat-lindjes 1908, lindur dhe banuese në katundin Maqellarë të rrethit Peshkopi, sot e internuar në Lushnjë.
64)Bukurije Arif Dine, e dat-lindjes 1905, lindur dhe banuese në katundin Maqellarë të rrethit Peshkopi, sot e internuar në Lushnjë.
65)Hane Fiqiri Dine, e dat-lindjes 1937, lindur dhe banuese në katundin Maqellarë të rrethit Peshkopi, sot e internuar në Lushnjë.
66)Tomor Fiqiri Dine, i dat-lindjes 1934, lindur dhe banues në katundin Maqellarë të rrethit Peshkopi, sot i internuar në Lushnjë.

Ali Hysni Dema - djaloshi që u internua 14 vjeç dhe doli nga interrnimi 60 vjeç
Ali Hysni Dema –
djaloshi që u internua 13 vjeç dhe doli nga interrnimi 60 vjeç

67)Ali Hysen Dema, i dat-lindjes 1933, lindur dhe banues në Peshkopi, sot i internuar në Lushnjë.
68)Zef Prenga, i dat-lindjes 1919, lindur Grut të Jugosllavisë dhe banues në Lezhë, sot i internuar në Lushnjë.
69)Velide Jaçe Çapa, e dat-lindjes 1920, lindur dhe banuese në Dukat të rrethit Vlorës, sot e internuar në Lushnjë.
70)Sherjat Medi Çela, i dat-lindjes 1910, lindur në Greqi dhe banuese në Fier, sot i internuar në Lushnjë.
71)Flamur Tefik Sfiri, i dat-lindjes 1930, lindur dhe banues në katundin Sfir të rrethit Fierit, sot i internuar në Lushnjë.
72)Mit’hat Mustafa Araniti, i dat-lindjes 1930, lindur dhe banues në katundin Aranit të rrethit Fierit, sot i internuar në Lushnjë.
73)Nasho Ilia Çanto, i dat-lindjes 1898, lindur dhe banues në katundin Karroq të rrethit Sarandës, sot i internuar në Lushnjë.
74)Marta Mark Gjoni, e dat-lindjes 1926, lindur dhe banuese në Orosh të rrethit Rrëshenit, sot e internuar në Lushnjë.
75)Gjon Mark Gjoni, i dat-lindjes 1930, lindur dhe banues në katundin Orosh të rrethit Rrëshenit, sot e internuar në Lushnjë.
76)Bardhe Gjon Gjoni, e dat-lindjes 1926, lindur dhe banuese në Orosh të rrethit Rrëshenit, sot e internuar në Lushnjë.
77)Marta Gjon Gjoni, e dat-lindjes 1920, lindur dhe banuese në Orosh të rrethit Rrëshenit, sot e internuar në Lushnjë.
78)Kristina Mark Gjoni, e dat-lindjes 1934, lindur dhe banuese në katundin Orosh të rrethit Rrëshenit, sot e internuar në Lushnjë.
79)Çelestina Mark Gjoni, e dat-lindjes 1934, lindur dhe banuese në katundin Orosh të rrethit Rrëshenit, sot e internuar në Lushnjë.
80)Sabrete Sheme Asllani, e dat-lindjes 1925, lindur në katundin Levan dhe banuese në katundin Lutfin të Tepelenës, sot e internuar në Lushnjë.
81)Theodhora Perikli Bello, e dat-lindjes 1915, lindur dhe banuese në katundin Hllomo të rrethit Gjirokastër, sot e internuar në Lushnjë.
82)Tefta Hasan Gjergjani, e dat-lindjes 1924, lindur dhe banuese në Gjirokastër, sot e internuar në Lushnjë.
83)Nedin Elmaz Kokona, i dat-lindjes 1909, lindur dhe banues në Gjirokastër, sot e internuar në Lushnjë.
84)Shaban Ali Gjyli, i dat-lindjes 1903, lindur dhe banues në Bilisht të rrethit Korçë, sot e internuar në Lushnjë.
85)Hajrije Beqir Kollolli, e dat-lindjes 1918, lindur dhe banuese në Cangonjë të rrethit Korçë, sot e internuar në Lushnjë.
86)Llambi Thoma Plasoti, i dat-lindjes 1932, lindur në Çamëri dhe banues në Korçë, sot i internuar në Lushnjë.
87)Skënder Qemal Qyteza, i dat-lindjes 1920, lindur dhe banues në katundin Rovë të Korçës, sot i internuar në Lushnjë.
88)Sami Sali Dangëllia, i dat-lindjes 1920, lindur dhe banues në katundin Mangulas të rrethit Korçës, sot i internuar në Lushnjë.
89)Vasil Kristo Kristiçi, i dat-lindjes 1894, lindur dhe banues në Korçë, sot i internuar në Lushnjë.
90)Emror Zenel Koleci, i dat-lindjes 1924, lindur dhe banues në katundin Starje të Kolonjës, sot i internuar në Lushnjë.
91)Katerina Pashk Mirakaj, e dat-lindjes 1939, lindur dhe banuese në katundin Ikball të rrethit Pukës, sot e internuar në Lushnjë.
92)Kune Fqene Miraka, e dat-lindjes 1914, lindur  në Berish dhe banuese në katundin Ikball të rrethit Pukës.
93)Lajde Pal Mirakaj, e dat-lindjes 1936, lindur dhe banuese në katundin Ikball të rrethit Pukës, sot e internuar në Lushnjë.
94)Halil Zenun Bajraktari, i dat-lindjes 1922, lindur dhe banues në katundin Ikball të rrethit Pukës, sot e internuar në Lushnjë.
95)Idri Muharrem Bajraktari, i dat-lindjes 1932, lindur dhe banues në katundin Ujnisht të Kukësit, sot i internuar në Lushnjë.
96)Seit Uk Ukaj, i dat-lindjes 1928, lindur dhe banues në katundin Dobran të Kukësit, sot i internuar në Lushnjë.
97)Asllan Dalip Lita, i dat-lindjes 1917, lindur dhe banues në katundin Kalis të Kukësit, sot i internuar në Lushnjë.
98)Tenzile Sabri Noka, e dat-lindjes 1935, lindur dhe banuese në katundin Novosej të Kukësit, sot e internuar në Lushnjë.
99)Ibrahim Sadik Noka, e dat-lindjes 1913, lindur dhe banues në katundin Novosej të Kukësit, sot i internuar në Lushnjë.
100)Lul Nik Sokoli, i dat-lindjes 1932, lindur dhe banues në katundin Batash të rrethit Tropojës, sot i internuar në Lushnjë.
101)Sose Nik Sokoli, e dat-lindjes 1936, lindur dhe banuese në katundin Batash të rrethit Tropojës, sot e internuar në Lushnjë.
102)Zade Marash Sokoli, e dat-lindjes 1923, lindur dhe banuese në katundin Shal të Tropojës.
103)Rexhep Bajram Mustafaj, i dat-lindjes 1934, lindur dhe banues në katundin Kolgecaj të rrethit Tropojës, sot i internuar në Lushnjë.
104)Bajram Tahir Hoxha, i dat-lindjes 1924, lindur dhe banues në katundin Kovaç të Tropojës, sot i internuar në Lushnjë.
105)Aishe Kokriz Hoxha, e dat-lindjes 1925, lindur në katundin Llogar dhe banuese në katundin Kërnaj të Tropojës, sot e internuar në Lushnjë.
106)Petrit Emin Lamçe, i dat-lindjes 1931, lindur dhe banues në katundin Gjergjan të rrethit Elbasanit, sot i internuar në Lushnjë.
107)Xhemile Aziz Biçaku, e dat-lindjes 1880, lindur në Zgozhan dhe banuese në Librazhd, sot ndodhet e internuar në Lushnjë.
108)Qerime Sali Biçaku, e dat-lindjes 1895, lindur në Zgozhan dhe banuese në Librazhd, sot ndodhet e internuar në Lushnjë.
109)Kadife Selim Biçaku, e dat-lindjes 1925, lindur në Litëm dhe banuese në Librazhd, sot ndodhet e internuar në Lushnjë.
110)Lek Preng Previzi, i dat-lindjes 1929, lindur dhe banues në Krujë, sot i internuar në Lushnjë.
111)Valentin Preng Previzi, i dat-lindjes 1920, lindur dhe banues në Krujë, sot i internuar në Lushnjë.
112)Fatbardha Abaz Kupi, e dat-lindjes 1929, lindur dhe banuese në Krujë, sot i internuar në Lushnjë.
113)Prena Kol Previzi, e dat-lindjes 1892, lindur dhe banuese në Krujë, sot e internuar në Lushnjë.
114)Shaban Hasan Kupi, i dat-lindjes 1896, lindur dhe banues në Krujë, internohet në Lushnjë.
115)Dudi Abaz Kupi, e dat-lindjes 1934, lindur dhe banuese në Krujë, internohet në Lushnjë.
116)Hava Alush Kupi, e dat-lindjes 1897, lindur dhe banuese në Krujë, internohet në Lushnjë.
117)Hyrije Abaz Kupi, e dat-lindjes 1931, lindur dhe banuese në Krujë, internohet në Lushnjë.
118)Bukurije Abaz Kupi, e dat-lindjes 1926, lindur dhe banuese në Krujë, internohet në Lushnjë.
119)Caje Ismail Mërlika, e dat-lindjes 1890, lindur dhe banuese në Krujë, internohet në Lushnjë.
120)Eleni Sotir Mërlika, e dat-lindjes 1920, lindur dhe banuese në Krujë, internohet në Lushnjë.
121)Reshit Qazim Mulleti, i dat-lindjes 1933, lindur dhe banues në Tiranë, internohet në Lushnjë.
122)Hajrije Ismail Mulleti, e dat-lindjes 1903, lindur dhe banuese në Tiranë, internohet në Lushnjë.
123)Naime Ali Selmani, e dat-lindjes 1909, lindur dhe banuese në Tiranë, internohet në Lushnjë.
124)Lazër Çup Radi, i dat-lindjes 1920, lindur dhe banues në Tiranë, internohet në Lushnjë.
125)Hysni Aziz Biçaku, i dat-lindjes 1935, lindur në Elbasan dhe banues në Librazhd, internohet në Lushnjë.
126)Ibrahim Sulejman Keqi, i dat-lindjes 1915, lindur dhe banues në Ishëm të Durrësit, internohet në Lushnjë.
127)Asllan Sulejman Keqi, i dat-lindjes 1927, lindur dhe banues në Ishëm të Durrësit, internohet në Lushnjë.
Personat që përfshihen në numurin 46 deri në numrin 127, internimi u fillon më datën 17/3/1959 dhe u mbaron më datën 17/3/1964 për 5 vjet kohë.

Kryetar’i Komisjonit T’internim-Dëbimeve
Ministër’i Punëve të Brëndëshme – Gjeneral-Laitnant (Kadri Hazbiu)
Antar Gjeneral-Major (Mihallaq Ziçishti)
Antar Gjeneral-Major (Xhule Çiraku)
Antar N/Kolonel (Qamil Mane)

Memorialit Kombëtar të Internim - Dëbimeve
Memorialit Kombëtar të Internim – Dëbimeve – Lushnje 2016

Republika Popullore E Shqipërisë
“Komisioni i Internim-Dëbimeve”
“Teper Sekret”
Tiranë, Më 19/6/1963

Vendim Nr.19
Komisjoni i Internim-dëbimeve, i mbledhur me datën 19/6/1963, i kryesuar nga Gjeneral Kolonel Beqir Balluku dhe i përbërë nga Zv/kryetar i Komisjonit Gjeneral-Leitnant Kadri Hazbiu me antar Komisjoni Ministrin e Drejtësisë shokun Bilbil Klosi, prokurorin e përgjithshëm Aranit Çela, kryetarin e gjykatës së lartë shokun Shuaip Panariti, të udhëhequr nga dekreti i Presidiumit Kuvëndit Popullor Nr. 3027 datë 12 janar-1960, mbasi studjuan materjalet e M.P.Brëndëshme,Vendosi:

Që të dëbohen dhe t’u ndalohet banimi dhe qarkullimi në rrethet: Shkodër, Kukës, Tropojë, Peshkopi, Pogradec, Korçë, Kolonjë, Librazhd, përmet, Gjirokastër, Sarandë, Vlorë si dhe qyteti i Tiranës, Durrësit, Qyteti Stalin dhe Patosi, personave të poshtë shënuar:
1)Dhimitrulla Bedo e bija e Vasilit dhe e Elenës, e dal-lindjes 1916, lindur dhe banuese në katundit Sotir të rrethit Gjirokastër, shtres e mesme. Kjo ka t’emigruar ekonomik Sh.B.A. burrin Anastas Bedon dhe baban Vasil Sorën të cilët kanë pasuri të madhe atje. Dhimitrulla së bashku më djalin e saj paraqet rezikshmëri të theksuar për arratisje.
2)Mihal Anastas Bedo, i dat-lindjes 1936, djali i Dhimitrullës
3)Mitro Jorgo Apostoli, i dat-lindjes 1915, lindur dhe banusë në qytetin e leskovikut, sot i internuar në Pukë me vendim Nr.9 datë 28/6/1958 për rrezikshmëri arratisje, dhe që i mbaron më 28/6/1963, të dëbohet dhe t’i ndalohet banimi dhe qarkullimi në vëndet e shënuar më sipër sepse paraqet rrezikshmëri arratisje lënija e tij e lirë.
4)Lazër Prend Radi, i datlindjes 1920, lindur në Prizren të Jugosllavisë dhe banues në qytetin e Tiranës, i përmenduri sot ndodhet i internuar në Lushnjë në bazë të vendimit Nr.1 datë 17/3/1959 të Komisjonit t’internim-dëbimeve për rrezikshmëri shoqërore. I përmenduri të dëbohet dhe t’i ndalohet banimi dhe qarkullimi në vendet e shënuara më lart, mbasi paraqet rrezikshëmri shoqërore.
5)Anife Abas Alla, e dat-lindjes 1900, nga katundi Zgosht i rrethit Librazhdit dhe e internuar në Lushnjë me vendin Nr. 9 datë 28/6/1963, mbasi ka burrin t’arratisur Isak Allën.
6)Azis Isak Alla, i dat-lindjes 1940, djali i Isak Allës.
7)Hava Haxhi Alla, e dat-lindjes 1927, nga katundi Zgosht i rrethit Librazhdit dhe e internuar në Lushnjë me vendim Nr. 9 datë 28/6/1958, pëe arsye se ka t’aratisur burrin e saj Kamber Alla
8)Qani Sulejman Seferkollari, i dat-lindjes 1920, lindur në katundin Arës të rrethit Korçës dhe i internuar në Lushnjë me vendimin Nr. 9 datë 28/6/1958 për rrezikshmëri arratisje, po të lirohet përsëri paraqet një rrezikshmëri të tillë.
9)Neki Bexhet Barolli, i dat-lindjes 1934, lindur dhe banusë në katundin Trestenik të rrethit Korçës, i internuar në Lushnjë me vendim Nr. 14 datë 22/7/1958 për aryse se paraqiste rrezikshmëri arratisje. I përmenduri edhe n’internim mban qëndrim të keq, duke mbajtur të ngritur tendencën e arratisjes.
10)Selim Adem Laholli, i dat-lindjes 1880, nga katundi Vidohovë i rrethit Korçës, i internuar në Lushnjë me vendim Nr.9 datë 28/6/1958, mbasi i janë arratisur dy djemt e tij Nuri e Ysni Laholli. Lirimi i tij nga internimi paraqet rrezikshmënin e strehimit të djemëve të tij, të cilët janë vënë në shërbim të zbulimeve të huaja.
11)Sejdi Avdi Morina, i dat-lindjes 1928, lindur dhe banusë në katundin Shalqinë të rrethit të Kukësit, i internuar në Lushnjë me vendim Nr. 9 datë 28/6/1958 për rrezikshmëri arratsije, po të lirohet përsëri paraqet një rrezikshmëri të tillë.
12)Vasfije Hysni Dema, e dat-lindjes 1900, lindur në Dibër dhe e internuar në Lushnjë me vendim Nr.9 datë 28/6/1958 për arsye se ka t’aratisur burrin e saj Hysni Dema.
13)Tefta Hysni Dema, e dat-lindjes 1927.
14)Vera Hysni Dema, e dat-lindjes 1931.
15)Avdurraman Myftar Kaloshi, i dat-lindjes 1931, nga katundi Kandër i rrethit Peshkopisë, i internuar në Lushnjë me vendim Nr. 9 datë 28/6/1958 për rrezikshmëni arratisje, n’internim nuk mban qëndrim të mirë, po të lirohet paraqet një rrezikshmëni të tillë.
16)Sheme Isuf Kaloshi, e dat-lindjes 1905.
17)Bajazit Murat Kaloshi, i dat-lindjes 1930.
18)Sherif Azis Kaloshi, i dat-lindjes 1939.
Të përmëndurve dëbimi ju fillon më 28/6/1963 dhe ju mbaron më 28/6/1968 për 5 vjet kohë.

Kryetari i Komisjonit T’internim-Dëbimeve Gjeneral-Kolonel (Beqir Balluku)
Zv. Kryetar Komisjoni Antar  – Gjeneral-Leitnant (Kadri Hazbiu)
Antar – Ministër Drejtësisë (Bilbil Klosi)
Antar – Prokuror Përgjithshëm (Aranit Çela)
Anetar – Kryetar Gjykatës Lartë (Shuaip Panariti)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.