back to top
12.5 C
Tirana
E diel, 24 Nëntor, 2024

Intervistё me Kasёm Trebeshinёn (11 janar 1991) – Instituti i Lartё i Arteve

Gazeta

Kasem Trebeshina (1926)
Kasem Trebeshina (1926)

***
Në nji ditë të lagësht janari të viti 1991,
kur Shqipëria jetonte nën drithërimat e nji dimri të vonë ndryshimesh,
tre personazhe që unë po i emërtoj: Piktori, Studiuesi dhe Shkrimtari,
mblodhën në sallën e Institutit të Lartë të Arteve,
dhe dhanë nji spektakël të rrallë të papërsëritshëm:
nji intervistë mes nji sallë të mbushur aq plot kurreshtarë
me nji njeri të qëndresës së burgjeve dhe herezisë së shkrimeve
turma qe e tille që s’lejonte të hidhje as kokrrën e mollës.
Ajo qe e para intervistë e drejtpërdrejtë me nji njeri të kryqezuar
përballë nji auditori sysh e veshësh që mund të quhet ma cilësori i kohës.
Gjithçka i ngjante shumë nji teatri absurd,
ku nji prind personazhesh të panjohura rrëfente vetveten
dhe xhvishte krejt lakuriq nji kohë dhe nji epokë tmerri,
kur Ai katër dekada të shkuara qe shfaqur si sfida e nji idealisti mbetur pa ideale.
Atherë ishte si fitimtar i humbur, tashti u shfaq si i humburi  fitimtar,
Por ama ishte gjallë dhe plot energji… dhe s’priste asgjë nga askush…
Ai foli për shumçka e në gjithçka tha, qe largpamës
në t’vërtetë salla u mahnit, po jo koha dhe ata njerëz që po vinin,
bile ndodhi ajo që shpaloset shpesh ndër ne
nuk dëgjohen shpëtimtarët, por ata që të ftojnë greminash
gjithçka e thënë atherë, lexohet sikur i vlen edhe të sotmes,
vetëm se ata që e dëgjuan dikur dëshmuan se ishin pjesë e nji teatri
siç jemi ne sot pjesë e zhgënjimit në plate që i fërshëllejmë morales.
Kanë kaluar 25 vite… dhe dy personazhet e tjerë të kësaj ditë të lagësht
janë njeri në apogje të karrierës politike dhe pushtetit
kurse tjetri prej vitesh e ka braktisur me vullnetin e tij kët botë…
Tre fate nga ma të pabesueshmit, për tre personazhe t’nji dite të rrallë.
Për fatin tim të keq, at ditë s’u ndodha në atë sallë të habisë
po na e sollën krejt ngjarjen mjaft miq të Teatrit Kombëtar.
Ishin emocione që jeta t’i jep vetëm nji herë dhe s’ti përsërit më
ishin biseda dhe rrëfimë të shkulura prej frikës së madhe
po dilesh nga nji diktaturë e gjatë, e frikshme, e përbindshme
dhe ndër sy kishim shthurjen e saj, që aq vrull i jepje shpresës…
asaj shprese që shumkush sot e thotë me ulërimë: “S’erdhi kurrë!”
E paraqes kët fragment historie, për nji fakt krejt të thjeshtë…
Njeriu që i bënte pyetjet Atij personazhi është kryeminstër i këtij vendi,
heretiku që u përgjigjej pyetjeve atëhere, këto ditë mbush 90 vite,
A mundet vallë njeriu më i fuqishëm e këtij vendi vuvësh
ta nderojë e ta respektojë si e meriton kët Njeri shpërfillës
që ka mbetur po aq i persekutuar si 25 apo 50 vite më parë
apo gjithçka e kësaj historie të dikurshme ishtë thjesht nji farsë
si mijra farsat tashma të përditshme të jetës sonë…
Unë do të doja të besoja se ai që dikur bënte aq shumë pyetje
do ta pranonte kët pyetjen time, të vetme!!!
Tjerat pak vlejnë,
e në mos pastë kurrë nji përgjigje si duhet
do të mundohem ta ngushëlloj veten me nji rresht të vetëm:
Trebeshina s’është nji mal i këtyre anëve –
po nji Njeri që s’mund të harrohet me urdhër!
j.r. maj 2016

Censurë komuniste...
Censurë komuniste…

a.k.
Kasёm Trebeshina banon nё katin e katёrt tё njёrit nga pallatet e shumtё pa ngjyrё, pa suva dhe pa gёzim tё Tiranёs. Hyrja ёshtё tepёr e ngushtё. Kasёmi punon nё dhomёn ku priten miqtё. Tё vjen çudi se si mund tё strehohen nё atё dhomё tё vogёl gjithё ato dorёshkrime qё ka shkruar ai nё jetёn e tij. Nga jashtё nuk duket pothuaj asgjё. Veç zbukurimeve nё bufenё dymbёdhjetmijёshe, sheh disa libra nё rusisht dhe anglisht. Meqё kjo dhomё pritjeje ёshtё e vogёl, aty s’ka vend pёr tryezё pune. Shkrimtari e vё makinёn e shkrimit mbi divan dhe punon i pёrkulur mbi tё. Qё kurse ka dalё nga burgu, jeton me njё pension prej 370-lekёsh.
Nё fёmini kishim frikё nga Kasёm Trebeshina, i cili ёshtё i martuar me njё kushёrirёn time. Tё rriturit na thoshin se, pёr fat tё keq, nё rrethin tonё prej familjesh tё mira komuniste, kemi edhe njё njeri jo tё mirё, qё Partia dhe shteti detyrohen ta mbyllin nё burg, prej ligёsisё sё tij. Pastaj, Kaso ёshtё pak i sёmurё, vёrenin. Pёr hir tё sё vёrtetёs duhet thёnё edhe qё nё fund tё kёtij raundi bisede pёr Kasёmin, im atё shtonte: “…megjithatё nё Luftё ka qenё shumё trim, ёshtё plagosur pesё herё!”. Prandaj sa herё shkonim pёr vizitё tё kushёrira, unё kisha frikё nё zemёr se mos na dilte si fantazёm nga dhoma e tij ai njeri i frikshёm, me kobure nё dorё, dhe bёnte ndonjё veprim tё sёmurё. “Po punon”, thoshte e shoqja. Nё tё vёrtetё, Kasemi nuk dilte tё na takonte!

…Le tё kthehemi prapa nё histori dhe le tё shohim se si qёndronin punёt nё kohёn e Luigjit tё Katёrmbёdhjetё.
Aty punёt ishin ndarё nё mёnyrёn mё tё qartё. Mbretёrit dhe Princat e kishin siguruar pjesёmarrjen e tyre nё veprat mё serioze. Ata lёviznin vetёm nёpёr tragjeditё, kurse populli, tё gjithё ata qё ishin mё poshtё se mbretёrit dhe princat, e kishin vendin e tyre nё veprat qesharake. Ata ishin objekt gazi, pёrqeshjeje dhe fyerjesh tё tё gjitha llojeve.
Tashti, a mund tё pranohet si e drejtё qё njё gjё e tillё tё zbatohet nё shekullin e njёzet dhe nё njё shoqёri qё pretendon se ёshtё socialiste?

Refleksione - Ardian Klosi & Edi Rama
Refleksione – Ardian Klosi & Edi Rama

e.r.
…Mbas çdo rreshti qё lexoja nga Promemorja pёr Enver Hoxhёn e vitit 1953, ndjeja qё sallёs i mbahej fryma dhe i rritej tensioni. Edhe pёr mua  qё e dija se ajo qё po thuhej me zё tё lartё mё 11 janar 1991, ishte shkruar nga njё shkrimtar disident afёr 30 vjet mё parё, qe e vёshtirё tё ambientohesha me idenё se teksti thuajse profetik i Promemorjes nuk ishte pёrgatitur sot nga dikush qё e kishte pёrjetёsuar hap pas hapi tё gjithё aventurёn djallёzore tё monarkut komunist…

Nёqoftёse ne do tё pranonim se jemi ushtarё tё partisё, siç bёjmё me mburrje shumё njerёz pa u thelluar nё njё gjё qё shkon shumё larg, atёherё do tё na duhej tё pranonim se nё parti ka edhe nёnoficerё!… Pastaj do tё shkonim mё larg, duke pranuar se ka oficerё… Duke shkuar edhe mё larg ne do tё pranonim se ka edhe gjeneralё dhe mbi tё gjithё njё kryegjeneral!…
Dhe çdo bёnin tё gjithё kёta njerёz tё mbyllur nё kёtё piramidё tё çuditshme?
Kuptohet!… Do tё asgjesonin njёri tjetrin!… Dhe pёr kёtё duhet tё mendoheni ju qё jeni nё krye tё piramidёs!

…Pasi shqiptova fjalinё e fundit, salla e elektrizuar krejt priste nё heshtje emrin e autorit tё asaj letre qё kishte sfiduar kohёn, dhe përmes harresës 30-vjeçare kishte ardhur deri aty pёr tё pёrshёndetur e njёherёsh pёr tё vёnё nё mendime qindra tё rinj qё ёndёrronin tё zhduknin komunizmin, dhe tё nesёrmen mijёra tё tjerё qё nuk ishin atё ditё nё sallё dhe e dёgjuan incizimin nёpёr kaseta.
U ngrita nё kёmbё dhe e ftova pёr nё skenё, nga radha e parё, andej ku ishte ulur, autorin e Promemories, njeriun e pathyer, tё cilin deri nё ato momente pak vetё e njihnin nga inicialet K. T. dhe shumё s’e kishin dёgjuar kurrё, duke e paraqitur me frazёn e fundit tё letrёs sё tij drejtuar gjeneralit Enver Hoxha: “Mbetem me respekt, Kasёm Trebeshina.”
Burri trupvogёl, i veshur me njё pallto tё vjetёr tё mbёrthyer deri lart prej nga dilte njё shall ngjyrё hiri, u çua dhe njёkohёsisht me tё, e gjithё salla e ILA, qё shpёrtheu nё ovacione. Ndёrsa hipte nё skenё, tё rinjtё e shihnin me admirim atё burrё qё pёr tё mbijetuar kishte zgjedhur rrugёn mё tё vёshtirё…

…Nё pёrfundim tё kёtij procesi historik ju do tё detyroheni tё vrisni njёri-tjetrin dhe populli do tё mbytet nё gjak.

Kasem Trebeshina, Albanian writer
Kasem Trebeshina, Albanian writer

Intervistё me Kasёm Trebeshinёn (11 janar 1991)

Instituti i Larte i Arteve

Edi Rama: Tani, pёrsёri e kam hyrjen me thashetheme. Le tё dalё ndonjё kёtu dhe tё thotё, si nё atё telegramin dje nё televizion, qё deshёn tё hidhnim baltё mbi figurёn e shokut Enver Hoxha. Ne nuk duam tё hedhim baltё mbi shokun Enver Hoxha, por tё heqim baltёn qё na ka hedhur nё kokё shoku Enver Hoxha.
Spiunёt qё janё kёtu nё sallё le tё shkojnё tё lajmёrojnё, por po u kujtoj atё qё i tha Hamleti shёrbёtorit tё tij kur e nisi si korrier. E pyeti ai: “Duhet t’ia them tё gjitha fjalё pёr fjalё?” “Thuaj si tё duash”, i tha Hamleti, “por mos harro thelbin”. Kёshtu edhe ata, tё paktёn tё mos na shesin. Ose mё saktё, tё mos na ndryshojnё, tё na shesin kёshtu siç jemi.
Ka 24 orё qё mё ka rёnё nё dorё ajo qё lexova dhe ka 24 orё qё mendoj vetёm pёr kёtё moment. Kemi pёrpara njё nga komunistёt mё tё flaktё tё luftёs Nacionalçlirimtare, delegat nё Kongresin e Parё tё Partisё sё Punёs sё Shqipёrisё, qё u mbajt nё kёtё sallё. Duke qёnё se ka 45 vjet qё hesht, me sa duket ka shumё gjёra pёr tё thёnё. Pёr kёtё arsye menduam qё ta ndёrtojmё nё formё interviste kёtё takim.
(Pyetje nga salla: “Sa vjet burg ka bёrё?”)
Atёherё, meqё nuk jemi kёtu njё tribunё bolshevike, po pёrsёris pyetjen e sallёs pёr Kasёm Trebeshinёn: Sa vjet burg keni bёrё?
Kasёm Trebeshina: Unё kam bёrё pak, ka tё tjerё qё ma kalojnё mua. Ka njerёz nga ata qё kanё bёrё 41 vjet burg nё Shqipёri, edhe kanё vdekur nё burg. Kanё bёrё 41 vjet dhe kanё vdekur nё burg!
(Thirrje: “Poshtё komunizmi!”)
Kёshtu qё nuk mё bie mua tё dal pёrpara atyre. Ka nga ata qё me 35 e me 37 vjet formojnё njё listё tё madhe.
Unё kam qenё dёnuar pesё herё nё jetёn time: dy herё nga fashistёt edhe tri herё nga komunistёt. Nuk dua ta pёrgjithёsoj kёtё gjё, se unё jam dёnuar direkt, personalisht, nga Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu. Domethёnё nuk hyjnё tё tjerёt nё kёtё mes. Gjithsej, gjatё periudhёs sё pushtetit tё ashtuquajtur popullor, jam dёnuar me 17 vjet burg (fishkёllima “vuu, sa shumё”), kёshtu qё nuk hyj nё radhёn e atyre qё janё dёnuar shumё. Unё hyj nё radhёn e atyre qё janё dёnuar mё pak se tё tjerёt.
E.R. Mё falni salla, tё bёj njё ndёrhyrje. Ato fishkёllima, qё janё fishkёllima habie dhe qё dalin nga shpirti, nuk ёshtё nevoja t’i nxjerrim, sepse kemi kohё qё na fishkёllen shpirti dhe, po tё fillojmё tё fishkёllejmё tё gjithё, do tё dёgjoht deri nё Komitetin Qendror.
Zoti Trebeshina, (- ju lutem), a ka pasur ndonjё ndryshim midis proceseve qё ju ka bёrё fashizmi dhe proceseve qё ju ka bёrё qeveria komuniste.
Kasёm Trebeshina: Ndryshimi ёshtё shumё i madh. Unё kam nё shtёpi dokumenta, janё edhe nё Arkiv tё Shtetit – se unё u mundova njёherё pёr çёshtje tё pensionit tё bёj diçka. Fitova edhe njё gjyq qё s’mё dha asgjё. Po tё shohёsh procesin e fashistёve me procesin qё ёshtё bёrё sipas udhёzimeve tё udhёheqjes sё lartё komuniste, ndryshimi ёshtё mijё pёrqind, nuk ka konfrontim. Bile unё kam pasur fatin, fatin e madh mund tё them, qё nё Burgun e Vjetёr, nё dёnimin e parё, tё mbyllet hetuesia nё po tё njejtёn dhomё dhe nё po tё njejtёn tryezё qё e kanё mbyllur italianёt. Nga italianёt ka ardhur njё major i hetuesisё qё pёrfaqёsonte Gjykatёn e Lartё ushtarake tё forcave tё armatosura italiane nё Shqipёri. Ishte, tё them tё drejtёn, zotni, jurist… Tё gjitha gjёrat i parashtroi nё mёnyrё tё rregullt. Kurse juristi qё erdhi pёr tё mbyllur hetuesinё nё korrik tё ’54-ёs kёtu tek ne, sillej nё njё mёnyrё qё nuk mund ta quaj njerёzore, me ndёrhyrjet e tij e me tё gjitha. Kjo sepse gjithçka ishte e dhёnё, bile ata ta thoshin qё mё pёrpara, pa filluar hetusia: “Do marrёsh kaq dhe rri rehat, mblidh mendjen!” Kёshtu nё tё trija proceset, bile procesin e dytё, dёnimin e dytё e kam pa kurrfarё vendimi gjyqi, njё gjё qё ёshtё anomali e madhe – po nuk jam vetёm unё, ka edhe raste tё tjera. Sado qё janё shumё raste tё rralla, ku s’ka as vendime gjyqi, s’ka as normalizim tё Prokurorisё pёr arrestim, nuk ka kurrgjё, s’ekziston asgjё, ekziston vetёm fakti qё jam nё burg, regjistruar nё dokumentat e burgut.
Sa pёr mua, unё, qё nё fillim tё arrestimit, u thosha: “Me mua s’kini gjё, çfarё faktesh kini, shkoni nxirrini dhe unё u pёrgjigjem pyetjeve!” Hetuesinё e kam mbyllur me tё prerё, qё nё fillim. Megjithatё ata thoshin: “Nё daç fol, nё daç mos fol, dёnimin kaq e ke, punё pёr ty!”
Nё proceset e mia kemi edhe procesin e fundit, atё tё ’80-ёs, qё u bё pёr arsye se unё nuk pranova tё votoj. Refuzova votimin, gjё qё po ta shohёsh edhe me kushtetutёn nё fuqi ёshtё njё e drejtё konstitucionale imja: tё votoj ose tё mos votoj, ose tё votoj kundёr; i kam tё gjitha tё drejtat. Mirёpo ata, pёr tё mos mё dёnuar direkt (bile hetuesia me kёtё hapet, e ka vёnё sipёr: ka refuzuar tё votojё; me kёtё e hapi edhe prokuroria seancёn e parё tё hetuesisё) pra, pёr tё mos mё dёnuar pёr kёtё, me hipokrizi i kёrkuan ndihmё kryesisё sё Lidhjes sё Shkrimtarёve, pasi i morёn tё gjitha dorёshkrimet e mia nё mёnyrё tё paligjshme. Se dorёshkrimet janё tё mijat. Ti ke tё drejtё ta shash dorёshkrimin tim prej momentit qё ai ёshtё i botuar e tё kritikosh e tё bёsh çfarё tё duash me tё; por dorёshkrimi ёshtё nё shtёpinё time.* Kёtё e kanё bёrё tё trija herёt, bile vёllimi i parё i poezive, “Kёngёt e Kёngёve”, ka qenё prezent nё sallёn e gjyqit nё tё trija ekspertizat. Po njё libёr. U dёnua njё herё ai, prapё tё dytёn, prapё tё tretёn: I njёjti libёr, tri herё!
Kёshtu i mblodhёn tё gjithё librat nё shtёpi i çuan nё dhomёn numёr 4 tё hetuesisё, poshtё nё katin e dytё, dhe i kёrkuan kryesisё sё Lidhjes qё tё vendoste pёr to. Kryesia e Lidhjes krijoi komisionin prej nёntё vetёsh me nё krye Dalan Shapllon dhe ai, duke qenё prezent nё sallёn e gjyqit, ngriti akuzёn qё unё jam kryemodernisti botёror, njё agjent i imperializmit, e bile jo agjent, por imperialist dhe armik i betuar i socializmit. Dalani u nxitua tё thoshte edhe i Enver Hoxhёs, e tha kёtё, por kryetari i gjyqit i tha: “Jo, mos e ze nё gojё emrin e tij!” – dhe Dalani, me bindje tё plotё, si ai qeni i rrahur, tha, mirё, dhe nuk e zuri më në gojё. Kёshtu, kjo ishte ajo akuza qё do tё mbёshteste atё tё parёn, tё votimit. Me kёtё doli komisioni i Lidhjes: qё veprat duhen tё digjen.
Kёtё Lidhja nuk e ka bёrё vetёm me mua, por edhe me tё tjerёt. Me mua e bёri njё çikё mё tё gjerё, jo aq tё ngushtё sa e ka bёrё me tё tjerёt, gjё qё mё dha mua tё drejtёn t’i thosha trupit gjykues se, derisa ju prutё tёrё Lidhjen kёtu, mua mё jepet e drejta qё t’i referohem Ainshtajnit dhe tё them fjalёt e tij se: “Pёrgjersa u deshёn 100 firma gjermane pёr tё mё pёrjashtuar nga Akademia Gjermane, ky fakt tregon se unё jam dikushi. Edhe unё, pёrgjersa prutё tёrё Lidhjen, Jam Dikushi! S’ka si shpjegohet ndryshe.

Refleksione 1991
Refleksione 1991

E.R. Zoti Trebeshina, ç’mund tё na thoni pёr burgjet shqiptare.
Kasёm Trebeshina: I pandehuri kёtu tek ne quhet fajtor qё prej momentit qё i hidhen prangat. Bile mund ta vёrtetoni vetё njё gjё tё tillё, nuk ka nevojё tё ngul kёmbё unё; po tё lexoni fjalimet e Enver Hoxhёs, do tё shikoni qё ai, pa dalё akoma nё gjyq njerёzit, i quan tradhёtarё, gjё qё asnjё ligj nё botё, asnjё kartё, asnjё vend i botёs nuk e lejon. Kjo ёshtё shkelje flagrante e tё gjitha ligjeve. I pandehuri nuk mund tё quhet fajtor deri nё çastin kur i jepet, nё fund, pas apelimit, vendimi pёrfundimtar. Kurse kёtu tek ne, qё nё çastin e prangave, bile tё burgosurve, shumicёs – (mua nuk ma kanё bёrё, por tё tjerёve ua kanё bёrё) – u fusin edhe thesin nё kokё dhe i çojnё me thes nё qeli. I mbajnё nё biruca ku nuk mund tё rrijnё as derrat, ku edhe derrat ngordhin. Ngordhin nё birucat ku mbahen tё burgosurit, pa ajёr, krejt pa ajёr, me ushqim jashtёzakonisht tё keq; ushqimi i tё burgosurit ёshtё 2 lek e 20 qindarka; por mua mё çudit fakti, çfarё ka bёrё mjekësia shqiptare, ku ёshtё mjeksia shqiptare, kush e ka firmosur kёtё dietё pёr tё burgosurit?
Po edhe kjo nuk ёshtё gjё. Gjёja mё e tmerrshme qё ndodh ёshtё tentativa pёr ta shkatёrruar nё burg njeriun, pёr tё shkatёrruar plotёsisht personalitetin e tij. Se burgu, nё fund tё fundit, njeriun e shkatёrron, njeriu i qёndron burgut, i qёndron edhe deri nё fund, por ajo qё e shkatёrron ёshtё vetёm kur thyhet, kur thyhet personaliteti i tij. Kjo ka bёrё qё shumё tё burgosur qё kanё qenё me vullnet tё dobёt tё jenё thyer, tё jenё bёrё spiunё, t’i kenё bёrё lecka, pjesёrisht pёr fajin e tyre qё s’kanё qёndruar, por atё pjesёn mё tё madhe duhet ta mbajё sistemi i organizimit tё burgjeve. Unё i kёtij mendimi jam, se ai i ka kthyer edhe i ka çnjerzuar njerёzit nёpёr burgje.
Nёpёr burgje dhuna ishte njё gjё e ditёs. Pёr hiçgjё. Pёr shembull, njё rast tё tregoj konkret: Vrapon njё i burgosur, qё sapo kishte larё çorapet, vrapon nё rresht kur bёhesh apeli. Vetёm se atё kapterri donte ta rrihte, i tha: Pse ke larё çorapet? Edhe e marrin, e kanё rrahur nё birucё, derisa i ka vajtur tensioni pesё. Pastaj, nga frika se mos u vdiste nё dorё, nuk donin ta binin nё Tiranё, se ndofta ndonjё mjek kёtu nё Tiranё fliste, – e kanё shpurё nё Lezhё; brenda 24 orёsh u munduan nё rianimacion, e prunё nё vete edhe e sollёn prapё nё burg. E kam parё kёtё person – se isha nё infermieri – me brinjё tё thyera, krejt tё nxirё, i gjithё trupi. Por kjo prap ёshtё njё gjё jo aq e tmerrshme sa ç’ёshtё aplikimi i shqyerjeve. Nё burg janё aplikuar shqyerjet, dhe personat kanё vdekur brenda rreth 12 minutash.
E. R. Zoti Trebeshina, ju siç shkruani edhe nё Prememorien tuaj, keni filluar qё herёt tё merreni me poezi, ashtu siç ka pasur edhe plot njerёz tё tjerё, tё cilёt dёshironin t’i shkruanin mendimet e tyre, tё vizatonin ose tё krijonin diçka tjetёr. A ёshtё e vёrtetё qё njё gjё e tillё ishte e pamundur nё burg dhe si kanё arritur disa prej kёtyre njerёzve tё nxjerrin prej atyre ferreve vepra letrare?
Kasёm Trebeshina: Njeriu kishte tё drejtё qё tё mbante te koka e shtratit njё laps dhe njё fletore katёrlekёshe. Edhe njё libёr qё mund ta merrte nё bibliotekё. Mundёsisht qё tё ishte libёr i Enver Hoxhёs. Kaq. Kёto ishin bibliotekat. Ose ndonjё roman nga kёta tё realizmit socialist. Bibliotekat ishin tё seleksionuara mirё, nuk kishte gjё tjetёr, domethёnё i burgosuri, prej momentit qё hynte nё burg, intelektualisht ishte i destinuar tё vdiste, tё mos kishte asnjё kontakt as me kulturёn e vet, as me atё tё botёs. Pёr njё shёnim qё mund tё gjendesh, me pёrjashtim tё letrave pёr shtёpi, pёr njё shёnim qё mund tё gjendesh nё fletoren qё mund ta mbante te koka, ky person mund tё hante njё birucё, i lidhur dhjetё ditё me hekura, kёmbё e duar me pranga, e pastaj 20 ditёt e tjera nё birucё nё regjim tё egёr terrori dhe me rrahje.
E. R. Dhe si arritёn tё dalin kёto vepra nga burgu?
Kasёm Trebeshina: Gjithё tё burgosurit qё kanё nxjerrё vepra tё shkruara atje, ose kanё pasur ndonjё memorje tё jashtёzakonshme ose i kanё nxjerrё nё mёnyra tё pakontrolluara.
E.R. Mos doni tё thoni qё janё shkruar libra nё memorje?
Kasёm Trebeshina: Kanё shkruar edhe ashtu. Njerzit kanё shkruar. Mё kujtohet njё thёnie e Romen Rolanit, qё “…Edhe kur tirania ka qenё mё e egёr nga ç’mund ta pёrfytyrojё mendja e njeriut, populli kёndon!”. Kёndon populli, kёnga del, domethёnё nё memorje e nё tё tjerat ёshtё e pamundur qё ta shlyesh. Populli do ta çojё mendimin e tij me njё formё a me njё tjetёr pёrpara. Ndalohet forma e madhe, kalon nё formёn e vogёl.
E.R. Zoti Trebeshina, çfarё ju ndihmonte tё mbaheshit lart moralisht ju dhe tё gjithё ata njerёz tё cilёt nuk u dekompozuan nё burg.
Kasёm Trebeshina: Unё kam pasur dy gjёra: Qё nё moshё tё vogёl, qё kur e mbaj mend veten time, kur u pёrmenda nё jetё, kam marrё njё edukatё pak tё ashpёr nё familje, dhe kjo mё ka ndihmuar gjatё gjithё jetёs, qё nё tё gjitha rastet tё qёndroj, mos të pёrkulem, tё qёndroj me kokёfortёsi. Njёra kjo. E dyta: Unё qё nё moshё tё vogёl dhe deri tashti jam pajtuar me vdekjen. Unё nuk e kam frikё vdekjen. Pёr mua vdekja ёshtё njё mirёsi jashtёzakonisht e madhe. Vdekja ёshtё faktori kryesor qё e ka çuar njerёzimin drejt demokracisё. Pse? Sepse njerzit kёrkojnё tё diferencohen nga njёri-tjetri, tendenca ka qenё qё tё diferencohen; kёshtu kanё dalё mbretёrit-e, tiranёt-e e tё gjithё me radhё. Mirёpo, kur vjen puna te vdekja, vdekja ёshtё ndarё nё njё mёnyrё shumё tё barabartё. Te vdekja tё gjithё janё njёlloj, vdekjes nuk i ikёn dot. Dhe, duke parё popujt, njerёzimi, barazinё te vdekja, kanё kёrkuar barazinё edhe te jeta.
Unё jam letrar. Megjithёse sot as qё dua ta pёrmend letёrsinё. Bile me kёtё rast dua tё kujtoj qё dikush nё pleniumin e fundit tё Lidhjes e pёrmendi emrin tim. Pёr mua ka bёrё gabim. Pa marrё lejen time, ai nuk duhej ta pёrmendte. Unё nuk jam pёrjashtuar nga Lidhja, bile mё kanё mbajtur 9 muaj mbasi kam qenё i burgosur anёtar tё Lidhjes. Unё e kam flakur vetё, edhe teserёn e Partisё, edhe teserёn e Lidhjes.
Aktiviteti letrar mё ka mbajtur disi gjallё. Kёtu dua t’u kujtoj qoftё dashamirёsve qё pёrmendёn emrin tim, qoftё shumicёs sё dashakeqёsve qё gjithmonё ёshtё munduar tё mё zhdukё deri me zjarr, me djegie, tё gjithёve kёtyre dua t’u kujtoj vargun e parё tё Volterit: “Ai ёshtё gjallё, gjallё atje nё malet”.

Kasem Trebeshina Kenga Shqiptare - 5 vellime
Kasem Trebeshina – Kenga Shqiptare – 5 vellime

E.R. Tani kalojmё nga dyert e burgut dhe tё kthehemi pak nё histori. Ju qё nё moshё shumё tё njomё pёrkrahёt fizikisht, mendёrisht, shpirtёrisht Luftёn Nacionalçlirimtare. Ç’mendim keni pёr Luftёn Nacionalçlrimitare?
Kasёm Trebeshina: Unë vetë si person, kurdoherë kam thënë një gjë, megjithëse ish-shokët e mi komunistë kanë hezituar dhe më kanë kthyer edhe shpinën, janë thartuar në shumë raste. Mua nuk më ka ardhur mirë për një gjë të tillë, – por u kam kujtuar dhe u kujtoj një gjë: Lufta Nacionalçlrimitare, qoftё pёr ata qё morёn pjesё nё tё, qoftё pёr ata qё do ta shkruajnё atё – dhe ne kemi njё distancё mjaft tё madhe tashti, qё tё jemi objektivё pёr ta shkruar atё – duhet tё pritet pa mёshirё nё dy pjesё: njёra pjesё ёshtё pjesa ku ne luftuam kundёr okupatorit; tё gjithё ata, qoftё ai qё ka luftuar pak, qoftё ai qё ka luftuar shumё, kanё bёrё detyrёn karshi kёtij vendi, karshi kёtij atdheu, dhe janё shembuj edhe pёr brezat qё vijnё, qё tё luftohet pёrsёri pёr tё mbrojtur kёtё atdhe. Prandaj, qoftё ata qё kanё luftuar shumё, qoftё ata kanё luftuar pak, nё çfarёdo rryme politike qё tё jenё, tё gjithё janё pёr t’u lavdёruar. Ndёrsa, kemi pastaj pjesёn tjetёr tё Luftёs Nacionalçlirimtare. Unё atё pjesё tjetёr e kam quajtur Luftё Civile, edhe kёtё tezё e kam mbrojtur nё gjyq, nё gjyqin e fundit dhe gjithnjё. Kjo ka qenё teza ime, prej fundit tё viteve ’50 deri tashti. Gjysma tjetёr ёshtё Luftё Civile. E mund tё them, unё e kam quajtur pa ngurrim: Luftё e ndyrё Civile. E ndyrё civile, se ishte nёn ndikimin e tё huajit, ishte direkt orthodoksia sllave qё na futi tё vrisnim njёri-tjetrin. Kёtё ne duhet ta pranojmё, nuk duhet tё ngurrojmё qё ta pranojmё qё kemi vrarё njёri-tjetrin.
Mirёpo kёtu, me kёtё rast, dua tё them njё gjё: Kam dёgjuar gjatё muajit dhjetor, nё mёnyrё tё veçantё, edhe ditёt e fundit, qё ne tё burgosurit politikё jemi hakmarrёs. Unё kёtu dua tё ndaloj pak tek fjala hakmarrje. Ç’ёshtё hakmarrja? Tё shohim pak kuptimin e saj. Hakmarrja ёshtё tё marrёsh hak. Domethёnё tё marrёsh njё gjё qё e ke tё drejtё. Ku bёhet hakmarrja? Hakmarrja bёhet nё shoqёrinё mesjetare, aty ku mungon shteti jurudik. Prandaj nuk mund tё ketё sot hakmarrje. Pse njerёzit thonё qё do tё ketё hakmarrje, pse tё ketё hakmarrje? Pёrgjersa do tё vendoset demokraci e shtet juridik, pse tё ketё hakmarrje? Nuk ka pse tё ketё.
Unё kam menduar se nga fundi i viteve ’50 qё duhej bёrё pajtimi kombёtar. Vrasjet sa mё shumё t’i shtysh, aq mё shumё shtyhen. Unё pёr veten time mund tё them se deri diku jam i larё me kundёrshtarёt e mij politikё tё Luftёs Nacionalçlirimtare. Pse jam i larё. Edhe unё i kam vrarё, edhe ata mё kanё plagosur nja pesё herё. Se, plaga, plagё ёshtё. Edhe ata pёr tё mё vrarё mё qёlluan. Dhe tё lahemi deri kёtu. Them unё. Por kjo nuk ёshtё gjё, kjo ёshtё njё gjё e vogёl.
Unё do tё isha i mendimit qё pajtimi tё bёhet i plotё. Dhe pajtimi mund tё bёhet i plotё vetёm kur nё sheshin kryesor tё Republikёs Shqiptare – Shqiptare them, se Republika nuk duhet tё ketё njё shtesё ideologjike, duhet tё jetё Shqiptare, dhe duhet tё jetё e hapur pёr tё gjitha partitё e harkut demokratik. Tё gjitha duhet tё pёrfaqёsohen. Zgjedhjet nuk janё pёrfundimtare. Zgjedhjet janё periodike. Sot fitove ti, nesёr fiton tjetri. Edhe, biles-biles fillimisht ёshtё mirё qё tё bёhen edhe koalicione partish, por jo me parti qё kanё ushtruar tiraninё! Unё mendoj pra, qё nё sheshin kryesor tё kryeqytetit tё bёhet Altari i Kombit me katёr lapidarё. Lapidari i parё tё jetё pёr tё gjithё ata shqiptarё qё dhanё jetёn nё ’39-ёn kundёr okupacionit fashist italian. Dhe tё pёrmendem tё gjithё ata qё u vranё aty. Jo njё, se s’ka qёnё njё, ka pasur edhe tё tjerё qё kanё luftuar pak mё mirё se ai njё. T’i japim historikisht secilit atё qё i takon. Qezarit t’i japim atё qё i takon Qezarit dhe Zotit atё qё i takon Zotit. Janё tё ndara punёt.
Kurse nё lapidarin e dytё tё vihen tё gjithё ata qё, gjatё rezistencёs kundёr okupatorit tё huaj, kanё luftuar dhe kanё dhёnё jetёn. Aty duhet tё pёrmenden tё gjithё, pa pёrjashtim. Dikush ka pasur shumё, dikush ka pasur mё pak, – nuk ka rёndёsi sasia, rёndёsi ka dёshira pёr t’i shёrbyer kombit. Nё lapidarin e tretё tё kujtohen tё gjitha viktimat e Luftёs Civile, çfarё vramё me njёri tjetrin, vёllavrasja. Dhe nё lapidarin e katёrt tё pёrkujtohen tё gjitha viktimat e terrorit komunist tё Enver Hoxhёs.
Besoj nё kёtё mёnyrё pajtimi do tё jetё i plotё edhe ne do tё ecim si vёllezёr pёrpara. Do tё shfrytёzohen tё gjitha mendjet e kombit edhe do tё ngrihet kёtu ajo klasё politike qё do ta drejtojё me siguri kombin drejt pёrparimit. Ne jemi komb evropian, s’kemi pse vёrtitemi poshtё e lart. Boll qёndruam urё midis Lindjes dhe Perёndimit. Ne jemi komb evropian, duhet tё shikojmё nga Perёndimi. Andej ёshtё rruga jo, atje duhet tё vemi!
E.R. Zoti Trebeshina.
Kasёm Trebeshina: U lutem.
E.R. Kur hodhёt teserёn e partisё, humbёt besimin tek njё grup i caktuar njerёzish, apo tek ideologjia nё fuqi?
Kasёm Trebeshina: Kёtu ka qёnё njё proces pak i gjatё. Do t’ju tregoj njё episod tё vogёl kur jam arrestuar pёr herё tё dytё. Herёn e dytё erdhi njё major i shoqёruar nga dy togerё. Kishin mё shumё hallin se mos unё nё makinё bёja tentativё pёr tё ikur, sepse kishte ndodhur njё herё gjatё luftёs qё unё kisha ikur. Mirёpo unё s’kisha ndёr mend, se e njoh veten si pёr intelektual dhe nuk mund tё pёrdor dhunё fizike. Por nё njё moment mё tha majori: “Neve na vjen keq qё tё kemi arrestuar ty, se tё kemi pasur, – tha, – shokun tonё”. I thashё: “Jo!” ka qenё 18 maj 1962. “Jo, – i thashё, – ne s’kemi qenё kurrё shokё bashkё. Ne kemi qenё bashkёudhёtarё pёr njё kohё tё shkurtёr.”
Unё kam qenё qё nga 1939 komunist, me grupin e Shkodrёs (do tё mё falё zoti Levonja, se ca gjёra i di unё pak mё mirё nga ai, qё nё gjithё fjalёn e tij ishte shumё i saktё. Por unё kam patur rastin qё tё shoh dhe disa gjёra tё tjera). Unё mё shumё jam futur fillimisht, ngaqё mё arrestuan vёllanё mё ’39-ёn; atёherё kur arrestuan Qemalin, arrestuan edhe tim vёlla. Unё vёllanё e doja shumё, dhe u futa nё grup. Kёshtu qё gjatё luftёs mё kanё konsideruar pakёz si komunist qё shkiste, qё nuk ishte tamam. Mirёpo mё kanё toleruar, se ishte mosha e re. Edhe ёshtё njeri i zgjuar ky, thoshin, mund tё ndreqet mё tej, dhe janё munduar tё mё ndreqin. Unё edhe gjatё luftёs kam marrё njё ulje pёr shkarje. Isha pak zevzek, si mund ta quajmё sot.
Dhe kjo gjё mё ndodhi pastaj edhe pas luftёs. Se thashё qё unё kam marrё njё edukatё tjetёr nё familje, tё ashpёr, megjithёse mё kanё dashur shumё, por edukata ka qёnё e ashpёr. Dhe kur mё caktuan nё krye, ndёr udhёheqёsit e Sigurimit tё Shtetit – ka qenё 16 janar i 1945 – unё kam refuzuar, nuk e kam pranuar. Kjo mё vuri nё kontradiktё me familjen time, nё radhё tё parё, me njerёzit e mi. Kёshtu filloi lufta ndёrmjet meje dhe partisё. Ajo u acarua mё shumё me kontradiktat e mija kryesisht me serbёt dhe arriti kulmin nё ministrin e Mbrojtjes – unё atёherё isha nё Ministrinё e Mbrojtjes – arriti kulmin aty, kur unё kundёrshtova gjeneral Spiro Sergjentiç-in lidhur me hapat e Shtatmadhorisё. Dhe pastaj “coup de grace” u dha nё Gjirokastёr, kur unё nxorra nga mbledhja pёrfaqёsuesin jugosllav, kolonelin Sava Popoviç.
Gjatё kёsaj kohe, fill pas luftёs, unё anomalitё i shihja pak nё atё, se mos nё vendet e prapambetura ёshtё e vёshtirё demokracia, sa tё ngrihet ca; me ecjen pёrpara, demokracia do tё realizohet. Mirёpo, kur vajtёm nё Bashkimin Sovjetik mё 1948, pashё qё njerzit rronin nё mizerje absolute, nё tё gjitha drejtimet. Ishte pёr tё ardhur keq si e kishin katandisur popullin rus. 170 rubla tё vjetra, gjithё muajin hanin patate tё ziera me margarinё. Njё tmerr i vёrtetё ishte. Kjo mё alarmoi. Por pёrsёri mbetej tek unё njё shpresё se udhёheqёsit kёto nuk i dinin. Dhe kjo ёshtё njё gjё, thosha, qё ndodh nё vende tё prapambetura, nё masa tё prapambetura, nё Unterfùhrer, nё ata nёnudhёheqёsit.
Megjithёse unё qё nga 1948, nuk pranova mё tё bёj jetё tё rregullt partie, vetёm kam paguar kuotёn e partisё deri mё ’53-in, por pёrsёri mbetesha njё biçim anёtari i partisё, dhe nё mbledhjet e jashtёzakonshme edhe kam marrё pjesё. Por, prej ’53-shit, u binda plotёsisht se nuk ёshtё faji vetёm te vendi i prapambetur apo te Unterfùhrer, por edhe Fùhrerёt nuk janё nё rregull. E hodha atёherё teserёn e Partisё edhe teserёn e Lidhjes.
E.R. Dje, kur bёmё bisedёn e parё, ju mё treguat njё incident qё kishte ndodhur nё tempullin e parimeve, nё Bashkimin Sovjetik. A mund ta pёrsёrisni edhe njё herё pёr sallёn?
Kasёm Trebeshina: Mund ta pёrsёris edhe njё herё. Kontradikta e parё, ndeshja e parё, pёr mua ka qenё mё ’49-ёn, kur mё solli Shefqet Kruja njё gazetё nga Shqipёria. Aty pashё njё gjё qё vёrtet mё tmerroi. Sejfulla Malёshovёn unё nuk e kam njohur personalisht, pasi Sejfullahu kishte me mua njё diferencё tё madhe moshe, (Sejfullahu kishte qёnё Sekretar i Pёrgjithshёm i kryeministrisё me Nolin mё 1924-ёn, kurse unё kam lindur mё ’26-ёn, mё 8 gusht 1926 – megjithёse nё pasaportё e kam mё 1 gusht, po s’ka rёndёsi kjo). E pra nuk e kam njohur. Por, kur e pashё aty Sejfulla Malёshova kёrkon qё nё Lidhje tё diskutohet njё libёr, dhe kur dёgjova qё ngrihet Bedri Spahiu edhe thotё atje qё partia nuk ka nevojё pёr art, partia do njё art qё tё militojё pёr tё – dmth. tё militojё pёr udhёheqjen, pёr plenumet e pёr kёto – unё u tmerrova dhe mё pas u zumё aty, nё Lidhje.
Incidenti kryesor ndodhi kur erdhi sekretari i pёrgjithshёm i ambasadёs hungareze dhe shtroi njё darkё nё hotel “Astoria” tё Leningradit. Aty u mblodhёm shokё qё ishim atje, unё, njё bullgar, dy hungarezё, si dhe sekretari i pёrgjithshёm dhe asistenti i profesorit. Rusёt, siç e kishin zakon, nuk ngurronin tё thoshin se ata e kishin bёrё edhe qiririn, edhe llampёn, edhe kastravecin edhe kungullin – tё gjitha ishin shpikje tё tyre. Edhe filloi asistenti i profesorit – ne po hanim tё gjithё, siç ishim aty studentё, se, me thёnё tё drejtёn i futeshim njё çikё argatçe asaj pune… Mirёpo ai filloi tё mbante aty fjalim; njё fjalim tё zgjatur, qё ne kemi bёrё kёto, popull i zgjedhur i botёs, letёrsia jona, arti yni, politikanёt tanёt, humanizmi ynё ёshtё kёshtu, ne kemi tё drejtё qё tё drejtojmё tёrё botёn. Dhe kёtu, sigurisht, i referohej asaj ideologjie tё vjetёr sllavofile tё murgut Fillofei, qё pretendonte se Moska ishte Roma e tretё dhe e pёrjetshme dhe nuk do tё ketё tё katёrt. Kjo ishte pra ideologjia e tyre… Aty unё nuk durova – se ne shqiptarёt kemi njё huq tё keq, qё edhe shumё nuk durojmё, se po tё duronim njё çikё mё shumё, do tё ishte njё çikё mё mirё. Edhe ia prisha atij: i thashё qё ju nuk jeni njё kulturё e veçantё nё kulturёn botёrore, por jeni njё degё e kulturёs botёrore, evropiane; edhe duhet tё dini qё nё vendet e tjera ka edhe Mikelanxhelo, e ka edhe Leonardo da Vinçi, e ka dhe Rafael, e ka nga tё gjitha, ka dhe Rembrand, e nuk mund ta plotёsoni ju tёrё botёn. Ju kini ardhur mё vonё se kulturat e tjera, i thashё, kjo nuk ёshtё pёr fajin tuaj, ju kini ardhur nga njё mbrapambetje shumё e madhe; edhe u zgjuat vonё, hytё vonё, krijuat njё letёrsi tё madhe edhe ju si gjithё tё tjerёt – por qё ёshtё vetёm njё degё e letёrsisё botёrore dhe evropiane.
Kёtё ata nuk ma falёn dhe pёr herё tё dytё e hapёn kur ishim nё poligonin e stёrvitjes. E hapёn pёrsёri. Unё aty u thashё nё njё mёnyrё njё çikё tё ashpёr qё, kur ta zini nё gojё Evropёn Perёndimore, duhet ta lani njёherё gojёn, se nuk kini akoma turinj ju, qё ta zini nё gojёn Evropёn Perёndimore. Ata nuk u pёrgjigjёn, u gjetёn tё befasuar, se nuk prisnin njё gjё tё tillё… Edhe kёtё gjё e hapёn nё sallёn e madhe tё Universitetit. Aty pastaj unё ua krisa me tё madhe. U thashё qё ju jeni nё stadin e derrave dhe tё arinjve akoma dhe meritoni qё tё hani gorrica nё Ural. U bё njё kjamet i madh pёr atё punё, por u mbyll nё njёfarё mёnyre. U morёn disa masa kundёr meje.
E.R. Zoti Trebeshina.
Kasёm Trebeshina: U lutem.
E.R. Demagogjia nё fuqi tek ne po thёrret me tё madhe rreth vetes komunistёt. Ne, tё gjithё njerёzit qё duam demokraci, nuk i pёrziejmё komunistёt nё njё çorbё. A e mendoni dhe ju kёtё gjё dhe, nёse e mendoni kёshtu, çfarё keni pёr t’u thёnё komunistёve?
Kasёm Trebeshina: Unё jam i njё mendimi me ju. Tё gjithё njerёzit nuk duhen futur nё njё kosh. Nuk mund tё hidhen bashkё atje. Por njё gjё ёshtё, pёr mendimin tim: diferencime ka. Ne duhet tё punojmё qё t’ua bёjmё tё qartё komunistёve, se idetё luftohen me ide, nuk luftohen as me hunj e as me armё!… Idetё luftohen me ide. Prandaj edhe ne, domethёnё tё gjithё demokratёt, kudo qё janё, tё çfarёdo tendence qё tё jenё, duhet tё punojnё nё kёtё drejtim, qё komunistёve t’u bёhet e qartё, qё tё zbulohet pёrfundimisht baza e tyre ideologjike. Domethёnё, tё zbulohet çfarё ёshtё marksizmi si teori edhe si praktikë. Dhe pastaj ai që do të mbetet në të, ta ketë të qartë se mbetet vetëm në iteresat e tij personale, edhe të vazhdojë. Ç’dua të them me këtë?!
Marksizmi, si strumbullar të tij, dmth bosht rreth të cilit sillet, ka mbivlerën, këtu te mbivlera ne duhet të qëndrojmë. Marksi, duke operuar si në shoqëritë primitive, të pazhvilluara, siç ёshtё edhe Shqipёria jonё e sotshme, njё vend krejtёsisht i pazhvilluar, e nxirrte mbivlerёn nga krahu i punёs, nga shfrytёzimi qё i bёhesh krahut tё punёs tё punёtorёve, tё grave, tё fёmijve, tё miturve. Dhe nё vendet e prapambetura kjo ёshtё e vёrteta. Por qё tё arrish nё njё konkluzion tё tillё siç ka arritur Marksi, kjo ёshtё tamam empirike. Domethёnё ta shohёsh fenomenin nё sipёrfaqe dhe t’i nxjerrёsh konkluzionet nga sipёrfaqja te fenomeni. Kurse, nё tё vёrtetё, mbivlera nuk del, siç del nё Shqipёri, nga puna e papaguar, nuk del nga puna vullnetare, qё nuk ёshtё asgjё tjetёr veçse angaria qё bёhej pёr beun dhe pёr feudalin; nuk del as nga aksionet me goditje tё pёrqendruar dhe as nga aksionet e çdo lloji. Puna e papaguar ёshtё njё fenomen i shoqёrive tё prapambetura, nuk ёshtё fenomen i shoqёrive tё pёrparuara. Bile nё shoqёritё industriale dhe postindustriale mbivlera del nga kontributi shumёshekullor qё kanё dhёnё mjeshtra tё ndryshёm, qё nga popujt e vjetёr dravidianё, asiro-babilonas, egjiptianё e persё e deri nё ditёt tona. Tё gjithё kёta mjeshtra kanё krijuar dalёngadalё atё shkencё dhe atё teknikё. Dhe mendja e pёrparuar e mjeshtrave dhe e shkencёtarёve tё shekullit tonё, e shoqёrive tё postindustrializuara, nxjerr njё kosto shumё tё ulёt, domethёnё nxjerr njё mbivlerё shumё mё tё madhe dhe krijon kushte qё punёtorёt tё paguhen, ashtu siç e dimё qё paguhen, qё tё bёjnё njё jetё shumё tё mirё… pёrrallore mund ta quajmё ne kёndej, nga ana jonё. Pra kostua nё shoqёritё e industralizuara dhe postindustrializuara nuk vjen nga shfrytёzimi i krahut tё punёs tё grave dhe tё kalamaqёrve, por vjen nga njё teknologji e pёrparuar, qё nuk ёshtё bёrё pёr njё ditё e pёr dy, por ёshtё bёrё pёr shekuj me radhё.
Dhe duke qenё se punёt qёndrojnё kёshtu, duhet qё komunistёt tё kuptojnё gabimin teorik, qё teoria e tyre nuk ka mbёshtetje, dhe ta lёnё ekonominё e Marksit e tё kthehen nga Zombarti, e nga Adam Smithi akoma mё tepёr. Kjo do tё bёjё qё edhe komunistёt tё diferencohen me njёri-tjetrin edhe tё krijojnё njё parti qё tё ketё karakter demokratik njё parti tё majtё, njё parti qё ёshtё e rregullt. Njё parti ku njerёzit do tё diferencohen nga e kaluara e tyre, nga krimet qё kanё bёrё gjatё gjithё kohёs tё ushtrimit tё funksioneve. Se ne e dimё: zoti Levonja foli pёr Sejfulla Malёshovёn; po ne e dimё qё edhe Mustafa Gjinishi ёshtё vrarё nga mbrapa krahve. Ke edhe tё tjerё. Domethёnё, kanё halle tё mёdha komunistёt nё klanin e tyre. Duhet qё ata nё klanin e tyre tё vendosin drejtёsi. Atёherё tё dalin njё parti si gjithё tё tjerat, njё parti demokratike, e nderuar si tё gjitha partitё e tjera, me tё drejta tё barabarta, njё parti qё do tё jetё nё harkun e demokracisё shqiptare. Ne nuk kemi asnjё urrejtje pёr ta, as hakmarrje as gjё prej gjёje. Ndёrsa, ka njё ndryshim pastaj: dikush thotё tё mos shohim prapa. Ne prapa do tё shohim. Nuk mund tё rrimё ne pa shikuar prapa, pёr arsye se ke edhe shumё shkelje financiare. Ka shkelje tё tmerrshme financiare, nё tё gjitha drejtimet, qё nga ato tё voglat deri tek tё mёdhajat. Kёto do tё zbulohen tё gjitha dhe do tё thёrriten ata qё duhen. Nuk i thёrres unё e ti, nuk i thёrret Partia Demokratike. Nuk i thёrret as Partia Republikane, as Partia Komuniste. Ata do t’i thёrresim tё gjithё… Ku kanё vajtur paratё? Cila ёshtё shuma e kapitalit qё ёshtё pёrdorur nё kёto vite dhe ku ka vajtur kjo shumё? Njё pjesё shkoi kёtu, mirё, po kjo pjesё?… Ka shkelje?… Me kёto merret ligji, nuk merremi ne. Kёtu nuk ёshtё hakmarrje, nёqoftёse nesёr ligji do t’u kёrkojё atyre llogari. Do t’u kёrkojё llogari, janё para kёto, janё paratё e popullit, deri te qindarka.

Edi Rama, Ardian Klosi dhe Sali Berisha - 22 Dhjetor 1990
Edi Rama, Ardian Klosi dhe Sali Berisha – 22 Dhjetor 1990

E.R. Zoti Trebeshina (U lutem), meqё kemi marrё pёrsipёr tё flasim hapur dhe ta themi tё vёrtetёn, tё paktёn ashtu si e mendojmё, pa pretenduar deri nё fund qё ajo qё themi ne ёshtё e vёrtetё: unё po ju bёj edhe njё pyetje tjetёr, qё nuk ёshtё e fundit. Pyetja qё na endet çdo natё nё kokё ёshtё: Ç’kanё ndёr mend krerёt komunist? Pёrse?! Sepse kohёt e fundit populli shqiptar, me veprimet e tij mё duket se po i zhgёnjen. Deri para shumё pak kohё as (nuk) mund tё flitej pёr pluralizёm politik, nёn pretendimin qё shqiptarёt nuk janё tё pёrgatitur pёr pluralizёm politik. Pastaj ndodhёn vandalizmat nё Shkodёr, nё Elbasan dhe nё Kavajё, nё tё cilat policia nuk ndёrhyri. Dhe unё mendoj – kjo nuk ёshtё njё akuzё, por ёshtё mendimi im – qё policia nuk ndёrhyri me qёllim, pёr tё treguar qё, ja se si e bёjnё shqiptarёt demokracinё. Por, me ç’po duket, tё gjithё ne qё e duam demokracinё jemi pajtuar me mjetet demokratike. Mirёpo qё nё numrin e parё tё gazetёs “Rilindja Demokratike” dhe pastaj nё numrin e dytё, mua mё lindi njё mendim: ata nuk kanё mё argumenta. Por ata janё lidhur me pushtetin nё tё tillё mёnyrё, qё nuk ka forcё qё t’i shqisё, domethёnё, nuk ka forcё tё brendshme qё t’i lёvizё ata nga pushteti. Atёherё forca qё do t’i lёvizё ata nga pushteti ёshtё forca jonё. Dhe forca jonё ёshtё njё forcё argumentash dhe logjike, nuk ёshtё njё forcё force. Tani po ju pyes, si mendoni ju: nё momentin kur ata do ta ndjejnё veten krejtёsisht lakuriq pёrpara argumentave, ç’do tё bёjnё?
Kasёm Trebeshina: E vёrteta duhet thёnё lakuriq. Nё qoftё se ne nuk themi tё vёrtetёn lakuriq, ne vrasim veten. Ky ёshtё fakt.
Kёtu tek ne tashti flitej pёr demokraci dhe janё krijuar disa parti. Demokraci nuk ёshtё krijuar akoma, se demokracia nuk vjen me dekrete. As liria nuk ёshtё njё gjё qё mund tё preket, nuk ёshtё njё talisman qё ta vёsh dorёn mbi tё e ta prekёsh. Nuk ёshtё njё gjё qё jepet njё herё e pёrgjithmonё dhe e ke tё fituar. Liri do tё thotё kur ti, nё tё gjithё jetёn tёnde, lufton, pёrpiqesh, vepron nё mёnyrё tё lirё, duke pasur parasysh se jeton nё njё shoqёri tё harmonishme, se nuk duhet t’i pengosh edhe atij tjetrit lirinё e tij. Ёshtё njё pёrpjekje e pёrjetshme qё duhet tё bёjё secili individ dhe secili popull pёr tё qёnё i lirё, nuk ёshtё njё gjё qё jepet njё herё e pёrgjithmonё dhe as qё vjen me dekrete. Do tё thosha nё kёtё rast qё, nё qoftё se njё njeri i vetёm do tё ishte nё njё ishull, ai njeri nuk do tё kishte nevojё pёr ligj. Po prej momentit qё nё atё ishull vjen njё njeri tjetёr dhe bёhen dy, prej atij momenti fillon nevoja e ligjit.
Komunistёt duhet ta kuptojnё tё gjithё, udhёheqja komuniste mё shumё se gjithё tё tjerёt, se mbajnё pёrgjegjёsi pёr tё gjitha ato janё bёrё. Duhet ditur se, as demokracia nuk lindi me njё ditё dhe as Zoti e bёri botёn pёr njё ditё: iu deshёn gjashtё ditё. Por njё tendencё e dukshme, mbas demokracisё sё Athinёs dhe mbas tribunatit tё Romёs, tё dyja trashёgimi tё mrekullueshme tё Kohёs sё Lashtё pёr demokracitё moderne, vjen mё vonё, kёtu e afёr 800 vjet mё parё me Kartёn e Madhe nё Angli. Hapet njё derё tjetёr, njё horizont tjetёr pёr lirinё. Kjo ёshtё dera qё hapet pёr masat e gjera tё popullit, qё tё marrin pjesё nё qeverimin e vendit, nё drejtimin e vetes sё tyre. Kёtё duhet ta dinё tё gjithё. Kёtu fillon historia moderne e parlamentarizmit evropian. Kёtё duhet ta dinё deputetёt, duhet ta dinё nё mёnyrё tё veçantё udhёheqёsit e Partisё Komuniste. Ata duhet ta kuptojnё se diktaturave u ka ikur koha. Nuk ka mё kohё pёr diktatura. Ata duan, pёr shembull – unё e shoh tendencёn e tyre – tё thonё, ne e prumё demokracinё, ne prumё lirinё, ne prumё kushtetutёn. Çfarё ёshtё kjo partia? Çfarё ёshtё udhёheqja komuniste?… Ёshtё plaku i Vitit tё Ri, qё del me njё torbё pёr tё shpёrndarё dhurata?!
Ata duhet ta kuptojnё. Nёqoftёse ata nuk e kuptojnё njё gjё tё tillё, ёshtё nё radhё tё parё pёr tё mirёn e tyre qё tё mundohen ta kuptojnё, jo tё popullit. Ka njё thёnie tё Xhefersonit, do t’i referohem Hamurabiut tё asiro-babilonasvet, 3700 vjet mё parё. Ёshtё njё pllakё e pjekur nё Muzeun e Berlinit, ku Hamurabiu thotё: “Mbreti duhet tё qeverisё me drejtёsi. Nё rast se mbreti nuk qeveris me drejtёsi, populli i shtypur çdo invazion nga jashtё do ta marrё pёr çlirim”. Kjo thuhet 3700 vjet pёrpara. Kemi edhe njё thёnie tё dytё te Testamenti i Vjetёr, qё “mbreti duhet tё qeverisё me drejtёsi”.
Tashti thёnia e Xhefersonit: “Qeveria duhet tё qeverisё me drejtёsi. Nё rast se qeveria shtyp popullin, populli e ka pёr tё drejtё dhe pёr detyrё, – mё kuptoni, pёr tё drejtё dhe pёr detyrё, jo vetёm pёr tё drejtё – ta heqi deri dhe me armё!”
Tё parёt qё nuk duhet tё venё tek armёt, pёr interesat e tyre, duhet tё jenё udhёheqёsit komunistё. Se ne nuk vemi tek armёt. Ata po tё duan tё venё. Por kam bindjen se logjika e shёndoshё nё fund do tё prevalojё dhe ata do ta shmangin hedhjen e dorёs nё kobure. Se nuk ёshtё nё interes tё tyre. Logjika do dominojё, jo vullneti i tyre. Logjika, rryma historike, domethёnё faktorёt socialё dhe historikё do t’i detyrojnё qё mos ta hedhin dorёn nё kobure, se do tё jetё, nё radhё tё parё, pёr tё keqen e tyre.
E.R. Zoti Trebeshina.
Kasёm Trebeshina: U lutem.
E.R. Pak javё mё parё studentёt bёnё atё qё nuk u arrit tё bёhej mё parё, dhe qё ishte nё ёndrrat e tё gjithёve pёr vite tё tёra. Dhe nga lёvizja e studentёve doli e para parti qё mbron dhe duhet vazhdimisht tё mbrojё interesat e gjithё popullit. Ç’keni pёr tu thёnё studentёve dhe Partisё Demokratike?
Kasёm Trebeshina: Si pёrfaqёsues i brezit tё luftёs… megjithёse unё dhe moshatarёt e mi ishim mish pёr top, ne nuk ishim tamam udhёheqёs, megjithёse pata edhe poste udhёheqse, por nuk ishim udhёheqёs ne, udhёheqёsat ishin tё tjerё: ne ishim mish pёr top. Megjithatё, si pёrfaqёsues i tyre, nuk mё mbetet veçse t’i falёnderoj studentёt. Por, madhёshtia e punёs qё kanё bёrё ata nuk mund tё shihet tashti. Ne jemi mu si pёrpara njё afresku tё madh mural; kur je afёr tij, nuk e shikon dot. Duhet tё largohesh pak prej afreskut, qё tё shohёsh madhёshtinё e veprёs sё studentёve. Kam bindje absolute se nё kohёt e ardhshme, prindёt do t’u thonё fёmijёve qё kjo demokraci lindi nga ata djem.
Por me kёtё rast dua tё them edhe njё gjё: Partia Demokratike sot, si parti e opozitёs, paraqitet mё e gjerё se tё tjerat. Paraqitet si njё parti me tё vёrtetё popullore, qё mund tё pёrfshijё tё tёra tendecat e popullit. Por, duke qenё e tillё, duhet tё ketё parasysh se njё parti popullore duhet tё ketё njё udhёheqje shumё tё aftё, pёr tё dominuar tё gjitha tendencat qё vinё nga rrymat e ndryshme popullore. Edhe duhet tё punojё shumё nё atё drejtim, tё punojё mё shumё qё kёto rryma tё harmonizohen. Mos tё mbajnё qёndrime sektare, tё ngurta, se nё tё gjitha partitё demokratike, por nё mёnyrё tё veçantё nё partitё masive popullore, fraksionet janё tё shumta dhe tё domosdoshme. Demokratёt nuk i konsiderojnё fraksionet si njё tё keqe, si njё gjё pёr t’u mallkuar, siç i konsiderojnё komunistёt. Jo vetёm qё ёshtё e drejtё qё ata tё kritikojnё fraksionet, por ajo ёshtё edhe njё nevojё e madhe pёr partinё, se mendimet e fraksioneve, lufta ndёrmjet kёtyre, njё luftё konstruktive sjell pasurimin e mendimeve, sjell pasurimin e programit.

Refleksione - 1991
Refleksione – 1991

E.R. Emrin tuaj e kam ndeshur pёr herё tё parё nё librin “Ftesё nё studio” tё Ismail Kadaresё, ku jeni emёrtuar me inicialet K.T dhe ku zoti Kadare ju akuzon si njё njeri qё keni dashur tё shpifnit kundёr tij, duke ju vёnё nё njё radhё me B. Xh. – Bilal Xhaferrin, K.R. – Kapllan Resulin dhe Arshi Pipёn. Si ёshtё puna?
Kasёm Trebeshina: Pasi vdesin njerёzit, popullit i mbetet malli pёr ta, dhe pёr kёtё ngrihen monumentet. Por monumentet nuk ngrihen pёr tё gjallёt. Se tё gjallin e ke gjallё ti, aty ёshtё ai, pse t’i ngresh monumente?… Kur e sheh ngado tё kthesh kokёn: sheh andej, aty ёshtё ai, kthehesh kёtej, aty ёshtё prapё, nga tё gjitha anёt…
Ky ёshtё boshti i njё artikullit tim. Aty them edhe kёtё: Nuk duhet tё gabojnё njerёzit… se Enver Hoxha kujton se e shkruan ai historinё; dhe po ta shkruajё ai, ka vdekur ajo pёr mё tejet. Nuk e di ai, qё ka tё tjerё qё e shkruajnё historinё. Dhe kёshtu shpёrndante ai bileta gratis pёr nё Panteonin shqiptar. Dhe njerёzit vraponin pas tij pёr ato bileta tё Panteonit, qё tё hynin gratis.
Prandaj njerёzit t’i ruhen kёsaj, t’i heqin monumentet e pёrbindёshme, dhe futen nё rrugёn e demokracisё. Pseudo-intelektualёt duhet tё mёnjanohen dhe tё hidhen nё anё tё rrugёs qё mos na pengojnё. Atje, nё anё tё rrugёs, le tё merren me thashethemet e tyre sa tё duan. Mos i pengoni.
Me kёtё rast do t’ju kujtoj njё thёnie tё Niçes… Nuk ёshtё aq i keq ai Niçeja sa e pikturojnё. Se edhe shejtani nuk ёshtё aq i keq sa e pikturojnё… Niçeja thotё te “Aurora”: “Gjejuni njerёzve tё vegjёl punё, se do tё merren me prapёsira.”
E.R. Zoti Trebeshina, pёr ta mbyllur kёtё bisedё qё po bёhet nё kёtё sallё, ku 45 vjet mё parё u formua Republika Popullore e Shqiptare – nё njё ditё si kjo dhe nё kёtё vend ku jeni ulur ju, mund tё ketё qenё Ai – unё do t’ju bёj njё pyetje pak mё intime: A jeni bёrё ndonjёherё pishman nё jetёn tuaj?
Kasёm Trebeshina: Po. Jam bёrё pishmёn njё herё. Tё them tё drejtёn, unё kam kaluar njё jetё me andrralla shumё tё mёdha. Edhe tёrё jetёn kam punuar si qeni. Nuk jam penduar as pёr plagёt e marra. As pёr gabimet qё mund tё kem bёrё nё jetё, as pёr fatkeqёsitё, pёr burgjet dhe internimet nuk jam penduar. Penduar jam vetёm pёr njё gjё nё jetёn time, edhe atё do ta mbaj mend. Edhe kёtu dua t’u them tё gjithё miqve tё mi në sallё qё tё ruhen e tё mos e kenё atё pendim qё pata unё. Atyre mos u ndodhtё. Kur mbusha 25 vjet, u kujtova papritur, se kur isha 12 vjeç isha shumё mё i mençёm.
E.R. Tani, nё fund, mё lejoni t’ju tregoj njё ndodhi tё vёrtetё, shumё tё shkurtёr. Arsyen do ta kuptoni vetё. Njё miku im çoi djalin nё klasё tё parё. I dha njё tufё lule mё njё shtator dhe e nisi pёrpara. Djali, duke parё fёmijёt e tjerё qё po i jepnin lule mёsueses, shkoi edhe ai mbrapa tyre qё tё bёnte tё njejtёn gjё. I jati e kapi pёr zverku dhe i tha: “Jo asaj” dhe e çoi para njё burri. “E shikon kёtё? Tha, ky ёshtё drejtori. Sot je 6 vjeç. Derisa tё bёhesh 60, drejtor do tё kesh mbi kokё. Prandaj me kёtё mundohu ta kesh mirё, se tё tjerёt s’kanё ç’tё duhen!”.
Jemi mёsuar gjithё jetёn t’u ngrihemi nё kёmbё butaforive. Le ta bёjmё sot kёtё gjё pёr njё njeri.

(Mes duartrokitjeve tё pasosura tё njerёve tё ngritur nё kёmbё Kasёm Trebeshina zuri vend pёrsёri nё sallё.)

*Boldimet e tekstit jane nenvizime te leximit tim ne vitin 1991. j.r.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.