back to top
6.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Ironija e fatit nga Lazër Radi (1937)

Gazeta

Lazër Radi
Lazër Radi 1942

Ironija e fatit nga Lazër Radi (1937)

…E re dukej nga mosha – e bukur… dhe ecte me hap të ngadaltë… Tue ecë ashtu mendueshëm dukej sikur peshonte randë ndër mendimet e botës së vet ferishte…
…E pau njeriun zemërkazmë dhe mejherë nisi me andrrue çasa lumnije, prandej, për me përfitue, e shpejtoi hapin dhe mbrapa i shkoi… I foli dy fjalë mbas nji murit, – i lëshoi nji buzëqeshje cinike dhe i premtoi diçka… dhe puna u mbarue…
Hapi ndiqte hapin… Malsorja e re, me sy të përvajshëm, ecte… ndiqte hapat… dhe mendonte fellë… Ndoshta zemra e sajë e plagosun randë ndigjonte vajin e foshnjes së vet? Ndoshta mendonte fëmijtë e vet, të cilët nga mjerimi qajnë e rankojnë? Atyne u mungon gjithshkafja: ushqimi dhe shëndeti… Prandaj malsorja e re tue ecë… dhe vajtonte fatin e vet, at fatin e zi që i dhuroi kjo jetë:
-U shita, por jo për vedi. E shita vedin pse dishiroj jetën e fëmijve të mi…
E vajtonte dhe lott i shkojshin rrëkajë… E ndër lott’e saj pasqyrohej nji botë e tanë: Bota e mjerimit…
Hapi ndiqte hapin… Njeriu zemërkazëm, edhe ai diçka mendonte… Mendonte gjithçka, përveç mizerjes dhe vajit të foshnjave te shtëpija… ato s’kish pse me i mendue. Ai mendonte për shembull si do ta puthi apo bante me vedi ndo’i plan… Plane se si do të mundte me e knaqë ma së miri dëshirën e vet… Andrronte kënaqësinë e shpirtit të vet në përmbushjen e epshit… Dëshira e kishte mbulue; dëshirë e kishte mendjen, dëshirë e kishte zemrën e dëshirë ishte i tani…
Hapi ndiqte hapin… Tashma ishin jashtë qytetit… Ishin mbi nji kodrinë të bukur mbi të cilën i pritte krahëhapun “Ironija e fatit”
Në paradë kalojshin dy vizituesa; njëni me zemër të plasun e tjetri me nji dëshirë që shumë shpejt do të plotësohej… Gjithçka përreth duket sikur qeshte…
Qeshte me ironi ndoshta… por qeshte! Gjithçkafja shfaqej me gëzim; Ah! Vetëm nji fli e fatit të mjerë kalon e turpnueme përpara atij gëzimi të sajuem mbrapsht!
Kalon në paradë… por, jo madhënisht… ec… ec… po me sytë e rrzuem përdhe…
(Shtypi, e shtunë, 25 shtator 1937)

Related Images:

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.