back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Ish-komunistët në bangat e të akuzuarve nga drejtësia Gjermane, shpresë për viktimat e diktaturës – nga Nashi Brooker

Gazeta

Nashi Brooker
Nashi Brooker

Ish-komunistët në bangat e të akuzuarve nga drejtësia Gjermane,

shpresë për viktimat e diktaturës

nga Nashi Brooker

Shqipëria, gjate tre dekadave të fundit, ka bërë përpjekje të dërgojë në bangën e të akuzuarve njerëz të cilët akuzohen për krimet e komunizmit.
Më 1 shkurt 1996, vetëm 5 vjet mbas përmbysjes së regjimit, autoritetet arrestuan ish presidentin Ramiz Alia me akuzën e internimiit dhe burgosjes së mijëra qytetarëve për opinione politike në burgjet politike. Departamenti i Shtetit Amerikan në Raportin mbi të Drejtat e Njeriut, të vitit 1997 paraqet listën e plotë të akuzave: “Mbasi Alia u mbajt në qelitë e izolimit, prokurori shtoi akuza të tjera: si dhënie urdhrash të policisë dhe trupave ushtarake të qëllonin mbi njerëzit të cilët po rrëzonin bustin e Hoxhës në Tiranë, dhënie urdhëri për të armatosur studentët, ku si rrjedhojë u vranë disa qytetarë, dhe dhënie urdhëri për të qëlluar në 2 prill, 1991 në Shkodër, ku 4 persona gjetën vdekjen.
Hetimet ishin në vazhdim e sipër gjatë fillimeve të këtij viti. Alia, si shumë të burgosur të tjerë doli nga burgu në mars. Thuhej se pas kësaj ishte larguar për në Francë ku jetonte me djalin. Pasi jetoi si duket në disa qytete europiane me të afërm, Alia kthehet në Shqipëri më 21 dhjetor”.
Megjithatë, i njëjti raport shkruan: “Në 20 tetor, në Tiranë, një gjykatë pushoi akuzat për genocid dhe krimet kundër njerëzimit kundër Alisë. Akuza thuajse të njëjta kundër dy Minstrave të Brendshëm, Simon Stefanit dhe Hekuran Isait, dhe kundër ish-Kryetarit të Hetuesisë së Përgjithshme Qemal Lame u pushuan”.
Që prej kësaj kohe, viktimat e komunizmit nuk kanë pasur mundësi të shihnin çështjet e tyre të dëgjoheshin në gjykatat shqiptare. Po ashtu, edhe për ata/ato që dyshohen për krime monstruoze jetojnë në hije akuzash, por nuk kanë pasur mundësinë të evidentojnë pafajësinë e tyre. Ai terror dhe tmerr mbi mijëra njerëz, po ashtu nuk vihet në diskutim vërtetësia e krimeve, por, ajo përgjegjësi për këto krime, deri sot, ka qenë absente në instancat ligjore dhe gjykatat shqiptare.
Ka gjasa që kjo situatë tashmë ka ndryshuar drejtim. Edmond Caja, Drejtor i Burgut famëkeq në Qafë Bari, burg politik, dhe burg ku të burgosurit shfrytëzoheshin për punë, në veri të Shqipërisë, tashmë është akuzuar nga gjykatat gjermane për Krime Kundër Njerëzimit, dhe do përballet me ish të burgosurit dhe familjet e tyre.
I akuzuari, rreth të 60-ve, akuzohet se kishte nën komandë, dhe ka marrë pjesë në torturimin më shumë se 400 të burgosurve, ku një i burgosur humbi jetën në duart e policëve që ai drejtonte. Thuhet se gjatë regjimit të Edmond Cajës, rrahjet ishin të përditshme brutale në oborrin e kampit. Në qelitë e izolimit, të burgosurit, mbaheshin lidhur me zinxhira me orë të tëra ditë për ditë. Po ashtu akuzat janë nga më të ndryshmet, policia rrihte me grushta, shqelma, zinxhira dhe kamzhikë.
.
Ludovik Cali dhe Edmond Caja -Tmerri i Burgut te Qafe-Barit
Ludovik Cali dhe Edmond Caja -Tmerri i Burgut te Qafe-Barit*
Burgu i Qafë Barit është ndërtuar më 1982, me qëllim skllavërimin e të burgosurve politikë, me dhunë ata dërgoheshin të nxirrnin bakër në miniera. Çdo i burgosur kishte normë ditore dhe punonte në galeri deri 16 orë në çdo ditë. Ndëshkimet fizike mund të ndodhnin për arsyen më të vogël dhe ishin brutale, të burgosurit rriheshin rregullisht, edhe kur nuk e arrinin normën. Më 20 maj 1984, kur Caja ishte drejtor burgu, të burgosurit bën revoltë kundër kushteve të burgut. Kjo revoltë, sipas shumë dëshmive u shtyp brutalisht më 22 maj, ku dy nga të burgosurit u ekzekutuan si organizatorë. Dy kufomat e tyre u gjenden më 2011 në Kuç, afër lumit Kir, nga familjarët që ishin në kërkim të tyre. Kufomat u identifikuan dhe konfirmohet se ishin trupat e Tom Kol Ndojës dhe Sokol Zef Sokolit.
Më 1993, pasi komunizmi ra, Caja u largua dhe u vendos në Gjermani ku kërkoi azil politik, jeton hapur, me emrin e tij, dhe ndër emigrantët e tjerë nga Shqipëria. Duket se në Gjermani, Caja është një biznesmen i suksesshëm, i cili lavdërohet nga mediat ahqiptare. Por, një nga të afërmit e Ermira Dines, e cila kishte vuajtur në burgun e Qafë Barit nën komandën e Cajës, pasi lexoj Cajën si i suksesshëm në Diasporë reagon e tmerruar.
Si rezulatat, Dine poston në portalet si cili në fakt ishte Edmond Caja komandant i burgut famëkeq i Qafë Barit. Caja reagon duke e paditur atë, por më vonë detyrohet të tërheqë akuzën. Sistematikisht Caja, është aktiv online dhe i kundërpërgjigjet akuzave të tij nga ish të burgosurit, me një përbuzje, baltosje, shpërfillje, dhe mospendim, të një njeriu, i cili nuk ka edhe ndjenjën më të vogël të keqardhjes në aspektin njerëzor, duke harruar se akuzat ndaj tij, deri tashmë nuk kanë pasur ndonjë konkludim të instancave të drejtësisë, që ai të justifikojë sulmet personale të tij.
Në qershor 2019, Agron Tufa, autor i disa librave, poet, publicist, dhe studues i Krimeve të Regjimit Komunist, depozitoi akuzën kundër Edmond Cajës pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, në emër të ISKK. Pas një morie kaq të madhe denoncimesh të krimeve të kryera në burgjet politike shqiptare, nga viktimat, dëshmitarë okular dhe një sërë institucionesh krijuar në këtë funksion, avokati Gjerman Dr. Jorge Luer shprehu interesin e tij.
Ai punon në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Paqes (Justitia at Pax). Në Qershor 2019, atij i jepet nje përmbledhje nga Agron Tufa, në kapacitetin e drejtorit të ISKK-së së bashku më Agron Shehajn, biznesman, aktivist politik dhe filantropist, i cili po ashtu është i interesuar për procedime penale të krimeve komuniste. Si rezultat Dr. Jorge Luer ka shprehur qartë interes për këto krime penale dhe deklaron: “Këto krime të kryera gjatë diktaturës, duhet të dëgjohen në auditoret e drejtësisë, kjo është pjesë e tranzicionit politik të Shqipërisë dhe e vërteta duhet t’i serviret publikut”.
Vetëm me ndërhyrjen e “Justitia at Pax”, drejtësia Gjermane ka vendosur të procedojë.
.
Krimet e komunizmit me pak shifra
Krimet e komunizmit me pak shifra

Mbledhja e evidencës

Deri tashmë, 18 dëshmi janë dhënë për krimet e burgut të Qafe Barit. Një nga dëshimtarët është poeti Visar Zhiti, si bashkëvuajtës në këtë burg. Zhiti veç të tjerash, i cili pa rrahjet barbare të burgosurve pas revoltës së 20 majit dhe vdekjen e Sandër Sokolit më 22 maj 1984, shprehet kështu:
“Më kanë thënë se policat e rrahën atë aq barbarisht saqë, ai ishte shtrirë përmbys me fytyrë në toke. Pastaj një oficer tjetër, rreth 2 metra i gjatë, ju hodh në kurriz me të dyja këmbët. Më vonë dy oficerë të tjerë, erdhën dhe njëri e kapi nga këmbët dhe tjetri nga koka dhe e thyen në mes, ku i thyen shpinën. Sandër Sokoli në atë moment, vetëm ka lëshuar një tingull të lehtë pëshpëritje dhe duket se dha jetë. Mbas arresteve, rrahjeve barbare dhe të tjerëve, trupi i Sandër Sokolit u hodh ne kamionin e policisë i prangosur me të arrestuarit e tjerë”. Zhiti thekson se metodat barbare të policisë komuniste ishin kaq të tmerrshme sa që është e paimagjinueshme për një person kur i dëgjon sot.
Një dëshmi po aq e tmerrshme dhe e frikshme vjen nga një bashkëvuajtës tjeter i Qafë Barit, Ahmet Tufa, i cili jeton sot në Hollandë. Ai tregon se torturat dhe rrahjet fizike që ai vetë ka vuajtur dhe ka parë atje, është thuajse e pamundur t’i përshkruash me fjalë. Evidenca e tij është ndër atyre të tjerëve, përmbledhur në një video prej 11 orësh, për Krimet Kundër Njerëzimit.
Agron Tufa, i cili përpiloj evidencën së bashku me Agron Shehajn dhe Dr. Jorge Luer, i Justitia at Pax, u detyrua të lerë Shqipërinë në fund të vitit 2019, dhe ka kërkuar strehim politik në Zvicër. Tufa gjatë punës së tij për ISKK ka gjetur dhe depozituar evidence kundër njerëzve që mbanin poste të larta në Sigurimin famëkeq. Policinë, Prokurorinë, dhe Hetuesinë e Përgjithshme. Si pasojë e këtyre denoncimeve, jeta e tij dhe e familjes kërcënohej nga segmente dhe njerëz anonim, saqë ai u detyrua të largohej nga Shqipëria dhe të kërkoj mbrojtje në një vend tjetër. Ai për memontin është në pritje të vendimit të strehimit politikë.
Agron Tufa deklaron për Exit Dr. Jorg Luer kështu: “…ai më kontaktoj disa herë, kur isha në kampin e refugjatëve, për të shkuar në gjyqin që do zhvillohej ne Mynih më 15 Mars 2020, por kjo nuk ndodhi për arsye të COViD-19. Pritet të caktohet një datë tjetër…”.
Drejtësia Gjermane është në vazhdim e sipër të mbledhi evidenc nga ish të burgosurit e burgut të Qafë Barit. Gjergji Hani një tjetër bashkëvuajtës intervistohet nga ABC Neës Albania, ku konfirmon se Seksioni Anti Terror i policisë në Tiranë e fton atë të dëshmojë kundër Edmond Cajës, në fillim të muajit Korrik 2020.
.
Dr. Jörg Lüer, Geschäftsführer von Justitia et Pax
Dr. Jörg Lüer, Geschäftsführer von Justitia et Pax

Përse Gjermania?

Chuck Schumer: “Pavarësisht se këto krime kanë ndodhur në Shqipëri, tashmë kemi një preçedent tepër të rëndësishëm, ku hidhen themelet e proçedimeve penale, në vendin ku i akuzuari aktualisht jeton, dhe jo në atë ku krimet mundet te kenë ndodhur. Kjo vijon si rezultat i çështjes penale ngritur nga Prokuroria Federale Gjermane kundër regjimit diktatorial të Asadit në Siri, pavarësisht se regjimi i tij, sistematikisht ka mohuar akuzat për torturat dhe krimet e luftës. Kjo vendos një precedent ligjor për procedimin penal kundër Cajës, ku Gjermania po përdor të njëjtin parim, atë të Juridiksionit Universal, që do të thotë, një shtet, procedon penalisht, të akuzuarit për krime kundër njerëzimit edhe kur janë kryer në një vend tjetër. Si rrjedhojë, njerëz nga Shqiperia ose vende të tjera, ku krimë serioze kundër njerëzimit janë kryer, nga regjim i kaluar, edhe kur vendi origjinal, nuk ka filluar procedime penale kundër njerëzve përgjegjës për to, tashmë, në çdo vend të BE-s apo vende të tjera potencialisht do të procedohen.
Steve Kostas, një avokat për kompanin Inisiativën e Drejtësinë për Shoqërinë e Hapur në Londër deklaron: “Ky është një hap shumë domethënës, të forcimit të ligjit në konfliktin e Sirisë”. Ai shton: “Drejtësia është drejtësi. Krimet kundër njerëzimt dhe krimet e luftës nuk janë krimë të vogla!”.
Duke parë që ngritja e akuzave kundër Edmond Cajës ka qënë e suksseshmë për ta dërguar atë në auditoret e gjykatës, ky precedent ligjor i drejtësisë Gjermane, krijon mundësi ligjore për vendet e tjera Europiane, të ndjekin të njëjtën rrugë. Këto zhvillime do të shihen me shumë interes, për njerëz të tjerë cilët jetojnë aktualisht në Gjermani dhe vende të tjera te Europës, akuzuar, për genocid në Shqipëri më 1996, ku procedimi penal u pushua në mënyrë kontraverse.
.
No comment!
No comment!

Procedime penale për krime kundër njerëzimit në Shqipëri do vijojnë

Krime kundër njerëzimit janë kryer në Shqipëri gjatë diktaturës, dhe të akuzuarit, nuk janë sjellë në bangat e të akuzuarve, dhe ky është fakt. Viktimat, dëshimtarët e këtyre krimeve, insistojnë të ndajnë historitë makabre, me shpresën se një ditë drejtësia do jetë e tyrja, dhe duan të përqafojnë atë në vend të dhimbjeve. Një dëshmi e dhimbshme tjetër vjen nga Fadil Daja. Kryen shërbimin ushtarak më 1973, vetëm 20 vjeç, kapërcen kufirin shqiptar me sukses dhe shkon në Jugosllavi. Për fat të keq jugosllavët e kthejnë në Shqipëri, ku arrestohet, dhe dërgohet në burgun 313, në Tiranë. Ai dhe shokët e tij u mbajtën 2 vjet në qelitë e burgut. Fadili tregon se një nga shefat e Zyrës së Hetuesisë; i jepte urdhëra një polici, fqinjë e tij tashmë, ku konfirmon se shefat jepnin urdhër që të ndaluarit; të torturoheshin dhe trajtoheshin në mënyrën më çnjerëzore të mundur.
Ai thotë se ai vetë u mbajt në zinxhira lidhur duar e këmbë së bashku për 45 ditë. Por, pas ndërhyrjes së një një komisari politik, Fadilit, i shpëtohet jeta, dhe nga dënimi me vdekje, i kthehet në 25 vjet burg. Fadili dërgohet në burgun e Spaçit të vuante dënimin.
Çdokush duhet të shpresojë që vullneti i Gjermanisë të procedojë krime të kësaj natyre, do të rezultojë në presione ndaj sistemit të drejtësisë shqiptare, të fillojë të mbledhë prova, dhe veprojë kundër njerëzve, të cilët akuzohen për krime të njëjta, apo të ngjashmë, të kryera gjatë totalitarizmit komunist.
.
20.08.2020
.
*Një sqarim në lidhur me këtë foto që unë e kam marrë nga Google: Në foton është vërtet Edmond Caja me familjen e tij. Gruaja në krah është e motra, poshtë, nuk është Ludoviku, por Ferdinand Terrolli, qe me kohe u be i shoqi i saj. Nëse mundesh ta korrigjosh, mbasi s’është Ludoviku n’atë rreth të kuq. Thjesht për të qenë korrekt me lexuesit.
Afërdita Hall


Marrë nga https://exit.al/ish-komunistet-ne-bangat-e-te-akuzuarve-nga-drejtesia-gjermane-shprese-per-viktimat-e-diktatures
.
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.