Ish Presidenti amerikan Xhorxh W. Bush…
falenderon piktorin Avni Delvina
Ish Presidenti amerikan Xhorxh W. Bush, i ka dërguar një letër falënderimi piktorit shqiptar Avni Delvina, si mirënjohje për një grafike që piktori i njohur shqiptar, që jeton prej 25 vitesh në Itali, e ka bërë për nder të mikut të madh të shqiptarëve: Presidentit Bush.
Zoti Delvina, në njoftimin publik për këtë letër falënderimin tregon në pak rreshta edhe historinë e kësaj marrëdhënieje të veçantë me një prej personaliteteve më të njohura të botës dhe më të dashura për shqiptarët… letër të cilën po e paraqesim të plotë si më poshtë…
Para disa kohësh bëra një grafikë me ish presidentin George W. Bush… Mikja jonë Brizeida Mehmeti, më nxiti t’ia dërgoj si dhuratë presidentit Bush…
Ja dërgova ish presidentit të nderuar dhe mora këtë letër falenderimi…
Ja dhe një pjesë e letrës që shoqëroi grafikën:
I nderuar Zoti George W. Bush
Eshtë një moment shumë emocional për mua kjo letër me të cilën po ju drejtohem… Kjo ide që më lindi, dhe më bëri të guxoj t’Ju shkruaj mbasi pashë pikturat tuaja me portrete… Kjo ngjashmëri në pasionin për artin më bëri të ndihem dhe më i afërt me Shkëlqesinë tuaj. Jam një piktor shqiptar, që banoj prej 25 vjetësh në Itali, por gjithmonë me lidhje të pandërprera dhe të vazhdueshme me Shqipërinë. Krijimtarinë time të viteve të fundit në grafikë jam munduar ta vë në funksion të denoncimit të diktaturës komuniste 50 vjeçare… Gjithmonë kam admiruar impenjimin tuaj politik dhe njerëzor, dhe në veçanti simpatinë dhe kontributin tuaj për atdheun tim…
Shpresoj t’Ju jap një kënaqësi duke ju treguar se në një qytet të vogël të Italise, dikush e gdhinte gjithë natën duke ndjekur rezultatet e zgjedhjeve të babait Tuaj të nderuar dhe Tuajat si kandidat për President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe gëzohej ose hidhërohej sipas rezultatit të zgjedhjeve.
Nje ditë duke parë portretin tuaj më lindi ideja për ta hedhur në një grafikë, duke e interpretuar me një bust të Romës antike… e më pas dëshira për t’jua dërguar si kujtim në shenjë mirënjohje e simpatie për gjithçka që Ju keni bërë për vendin tim…
Me shpresë se do t’ju pëlqejë, dhe me shumë respekt…
Avni Delvina
Një xhest prej shqiptari të vërtetë!