Itinerari shqiptar – Prej emigrimit në Itali te integrimi europian…
kronikë nga Roma, Jozef Radi
Ditën e hënë, me 29 janar 2018,
në ambientet e Spazio Europa-s në Romë,
nën kujdesin Shoqatës “Occhio Blu”
dhe Ambasadës Shqiptare në Romë, u mbajt takimi:
Itinerari shqiptar – Prej emigrimit në Itali – të integrimi europian…
Mario Bova, ish ambasadori italiansi organizator dhe njohës i problemeve shqiptare mbasi përshëndeti pjesmarrjen e dy shoqatave shqiptare: “Aquila” të Ankonës dhe “Aquila” të Aquilas, trajtoi të tashmen dhe prespektivën e çështjes shqiptare drejt një Europe të bashkuar! Ai falenderoi mbështetjen e ambasadës Shqiptare për këtë projekt dhe shtroi pyetjen: A është Shqipëria që ka interesa në Europë apo është Europa e interesuar që të këtë një Shqipëri të integruar!
.
Anila Bitri, Ambasadorja e Shqipërisë në Romë, trajtoi disa probleme të emigracionit dhe diasporës shqiptare! Ajo nënvizoi se problemet janë të shumta, nga integrimi, të kultura, nga biznesi te problemet e pensioneve nga ruajtja e gjuhës e nënës, te gjuha e integrimeve.
Sabina Madaro, përfaqësuese e Ministrisë së Brendëshme… trajtoi probleme të integrimit shqiptar në tri qytete si: Asti, Firenze dhe Bolzano: Më 1991, 600 emigrantë shqiptarë u vendosën në një qytet të vogël si Asti, sot në këtë qytet pjesa më e madhe e ndërmarrjeve janë të huaj, ku shqiptarët janë shumica e tyre.
Në Firence erdhën mjaft shqiptarë dhe një aktivitet që ishte traditë në qytet e mori një shqiptar 17 vjeçar, sot ky shqiptar është një përfaqësues i denjë i integrimit… Në Bolzano, u hap shumë vite më parë një ekspozite pikture ku jepej mjaft mirë jeta shqiptare e dikurshme, jetë të cilët shqiptarët e kanë ndryshuar plotësisht.
Madaro theksoi edhe forcimin e mardhënieve mes dy ministrive të brendëshme ku ministrat Miniti e Xhafa janë tejet të për luftën kundra drogës, prostituzionit po edhe frymës së terrorizmit.
Emanuela del Re, njëra nga organizatoret, dëshmoi mbi një video mbi integrimim e shqiptarëve në Itali. Ajo theksoi se nga 621 mijë studentë që ka Italia, Shqipëria zë vendin e parë si studentë të huaj.
.
Në pjesën e dytë të takimit ambasadori Bova, duke prekur promblemin dramatik të emigrimeve masive shqyrtoi emigrimin e 600 mijë kosovarëve drejt Shqipërisë së varfër dhe në kushte tragjike. Përmes kësaj paralele ajo solli në trajtim figurën e nji 31 vjeçari, të cilit i takoi si Kryeministër i kësaj periudhe, drama e një emigrimi të panjohur ndonjëherë emigrimi i një populli, ku Majko e përballoi me dinjitet këtë provë të vështirë historike!
Pandeli Majko, Ambasadori i Diasporës, falenderoi organizatorët, edhe pse kjo periudhë zgjedhjesh nuk është fort komode për politikën! Megjithatë marrdhëniet politike me Italinë kanë qenë gjithnjë konstante. Italia sot ka vendin e parë përsa i përket emigrantëve shqiptare në botë, kurse Italia vendin e dytë mbas marokenëve! Ne duhet të nxisim dinamikën e lëvizjes. Dokumentari i shifrave mjaft i goditur dhe emocinues. Për çeshtjen e disporës nuk ka debate. Ne jemi në aktivitet të plotë për të çuar marrdhëniet me Greqinë dhe Kosovën, po edhe me Malin e Zi e Maqedoninë! Edhe në Turqi, informacionet paraqesin një prani prej rreth 5 milionë shqiptarësh të asimiluar! Jemi në një dialog të hapur me Italinë. Brezi i parë që ai i mbijetesës, kurse sot emigracioni shqiptar është më i sukseshmi sigurisht në nivelin personal por jo në atë kolektiv. Ne do të kërkojmë të ndjekim këtë sfidë: Të kohezionit midis individëve dhe kolektivitetit! Ai bëri edhe një ekspoze të krejt raporteve ekonomike në kontekstin italian të komunitetit shqiptar.
Rando Devole, si ekspert i fushës së sociologjisë, shprehu idenë se emigrazioni shqiptar jo vetëm ka mësuar prej shoqërisë italiane, por i ka mësuar mjaft edhe vetë shoqërisë italiane. Pra ai ka mësuar mjaft prej saj e do të vazhdojë t’i mësojë mjaft asaj! Duhet të mos biem në kurthin e paragjykimeve! Në tre vitet e fundit kanë marrë qytetarinë italiane 100 mijë shqiptarë!
.
Ugo Melchionda, studiuesshprehu pakënaqësi ndaj trajtimit të punës së tij. 16 mijë punëtorë italianë në Shqipëri. Shqiptarët dallojnë nga emigrantët e tjerë pse investojnë mjaft te shkollimi i fëmijve. Raporti midis Shqipërisë dhe Italisë duhet të jetë një model për t’u trajtuar në të nesërmen e raporteve të shtetit italian me emigrantët…
Roland Sejko, si regjizor dhe autor disa filmashtheksoi si fenomeni shqiptar si një model më vete dhe i rrallë simbas meje është i gabuar! Një imazh i fortë është ai i fillimit me anijet disamijëshe të mbushura me emigrantë, dhe imazhi i një “boatpeople”. Për shumë vite shqiptarët e fshehën idenditetin e tyre nga frika se përfaqësonin të keqen. Këto 28 vite janë dëshmi e një situate jo të lehtë dhe një imazhi jo fort të lehtë për tu përballuar… Shqipëria është bërë e njohur në Itali prej shqiptarëve emigrantë. Njohjet duhet të kalojnë nga faza e vështirë te faza më e lehtë! Letërsia ka sjellë mjafte elemente të rinj në kulturën shqiptare: Do të marr në vlerësim emrat e tre grave shkrimtare si: Anilda Ibrahimi Ornella Vorpsi dhe Elvira Dones, vepra e të cilave është një dëshmi e integrimeve kulturore jo aq edhe të lehta…
Francesco Altimari, profesor i Universitetit të Kalabrisë, dëshiroi te modeli historik i shqiptarit në Itali dhe atij të ri… Midis diasporës së vjetër dhe diasporës së re. Mrekullitë që të ndodhin duhet të kenë një forcë dhe shtysë të rëndësishme. Këtu futet kujtesa komunikuese dhe kujtesa kolektive! Mitet dhe ritet qëndrojnë, dhe prej tyre arbëreshët mbijetuan, po edhe për një arsye tjetër sepse ishin të hapur! Nuk ka ndodhur asnjë mrekulli me arbëreshët… Shkrimtarët arbëreshë nuk erdhën rastësisht në kulturën shqiptare dhe atë italiane, por ishin Institutet e kulturës dhe shkollat që i ndihmuan në ngjitjen e tyre… ka hapësirë për të bashkpunuar të dyja diasporat dhe jo të shkeputen nga njëra tjetra. është i domosdoshëm një Institut i Kulturës Shqiptare Transnacionale, dhe krijimi i instituteve të veçanta shqiptare. Strategjia e gjuhës L1 – si gjuhë e nënës dhe L2 – si gjuhë e integrimit për ata që janë shqiptarë… si dhe Certifikimi i gjuhës, deri në Pikën e mbylljes në C2. E rëndësishme është krijimi i fazave dhe i librave të gjuhës shqipe (A1-A2; B1-B2; C1-C2)…
dhe të mos harrojmë se shumë gjëra deri sot edhe pse janë trajtuar në vazhdimësi kanë mbetur pa zgjidhje…
.
Anila Husha, eksperte e emigracionit, foli kryesisht për rolin e gruas dhe emigrimet dhe raportet e gruas me shoqërinë italiane. Emigrimi në fillimet e veta qe kryesisht mashkullor, dhe me kalimin e kohës dhe përmes bashkimeve familjare, u mbrrit që shqiptarët në Itali përfaqësohen 52 % nga burrat dhe 48 % nga gratë duke qenë pjesa më e ekuilibruar e emigrantëve në Itali. 60 % e grave shqiptare në Itali, punojnë, lindin fëmijë, merren me rritjen e tyre, studiojnë, dhe kanë krijuar edhe bizneset e tyre. Gratë shqiptare në këto 28 vite të emigrimeve i gjen mjeke, avokate, notere, shkencëtare, profesoresha, biznesmene, shkrimtare. Edhe pse mjaft prej tyre janë shtëpiake ato kanë shkallë mjaft të lartë kualifikimi.
Gentian Alimadhi, me statusin e avokatit po edhe përfaqësues i shoqatës “Skandërbeg” e Parmës trajtoi problemet më të mprehta të emigracionit evoluimin e tyre para 600 vitesh dhe evoluimet e sotme.
I përkas gjeneratës së re dhe dua të shoh gjërat që janë sot dhe jo të pres evoluimin e tyre mbas 20 vitesh. Po çfarë kërkohët për këtë: një Komunitet shqiptar të konsoliduar, një Shqipëri në Europë, pocilat mund të jenë problemet dhe cilat zgjidhjet. Mirë dje ia lamë gjitha fajet regjimit komunist, po fajet e sotme kujt t’ia lëmë. Ne nuk besojmë te vetvetja. Ky është problemi më i madh i brezit të parë. Cilat janë alternativat që na presin integrimi si asimilim, apo integrimi si kulturë dhe dinjitet. Unë jam për të dytin dhe të ruajmë atë që është më e mira e jonë…
Në Sesionin e dytë e të tretë folën edhe ministria e Ekonomisë, Milva Ekonomi, Drejtorja e Përgjithshme e ministrisë së jashtëmeDonika Hoxha, Endri Xhaferraj dhe Sonila Alushi...
Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.
Functional
Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.