Ja pra, ky është futbolli…
nga Adriatik R. Dosti
Pak rreshta rreth ndeshjes së parë çerekfinale
të UEFA Europa League (Liverpool-Atalanta 0-3)
Vjen Atalanta e Bergamos – Itali… prej vendit të 6 në Serinë A… dhe mund thellë madje e shkatërron totalisht brenda në fushën e vet në Anfield Road 3-0, Liverpoolin e famshëm të Anglisë dhe pretendentin kryesor të sivjetëm për Titullin Kampion në Atdheun e Futbollit!
“Italianët mos i lër të të shënojnë të parët dhe as të bëjnë lojen e tyre tipike me kundërsulm… ndryshe ata të vënë përpara dhe s’ka zot t’i ndalë!” – thoshte vite përpara Maradona… dhe sa të drejtë që kishte…
Një lojë e jashtëzakonshme e bergamaskëve, një fitore plotësisht e merituar e tyre… dhe një Liverpool tepër zhgënjyes e pas këtij rezultati, pothuajse i eliminuar…
Historia mes tyre…
Në 2020, në Champions League në ndeshjet në grupe…
Atalanta – Liverpool 0 – 5 në Bergamo…
Liverpool – Atalanta 0 – 2 në Anfield Road
Historikisht, futbolli italian ka qenë e mbetet ndër vite një lloj “Mace e Zezë” për futbollin britanik… në pothuajse të gjitha llojet e ballafaqimeve…!!!
Marrë nga muri i FB, Adriatik R. Dosti, 12 prill 2024