back to top
8.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Janë spiunë! Gjejini dhe i diskreditoni publikisht! – nga Nebil Çika

Gazeta

Në Sherbim të Popullit - Sigurimi i Shtetit
Në Sherbim të Popullit – Sigurimi i Shtetit

Janë spiunë! Gjejini dhe i diskreditoni publikisht!

nga Nebil Çika

E gjeta kush është dhe ku është patronazhistja ime, Elona Musa.
Kishe të drejtë Altin Meçja!
Mos i neglizhoni, i gjeni dhe bëjini publikë. Kjo bandë kriminale duhet diskredituar publikisht. Mos e merrni lehtë. Dosja e krijuar për ne e familjet tona databaza e PS përdoret, jo vetëm për informacion politik dhe elektoral.
Ti ke një hall me qeverinë, bashkinë apo institucione të tjera shtetërore dhe kërkon zgjidhje. Ata hapin data bazën e PS. Nëse nuk rezulton “i tyre” harroje zgjidhjen.
Ata mbledhin informacione për ne për familjet tona, gjejnë pikat e dobëta të njerëzve dhe i përdorin për presion politik, për t’i detyruar të votojnë për ta. Kjo është përndjekje sipas modelit komunist të luftës së klasave. Ata nuk kanë ndryshuar asgjë përveç emrit!
Këta patronazhistët nuk janë të pafajshëm as viktima, siç po përpiqen të deklarohen disa, por pjesë e një organizate të strukturuar kriminale.
Është praktikë e njohur e bandave kriminale dhe komunistëve që të inkriminojnë anëtarët e tyre.
Kjo ndodhte edhe në diktaturë. Anëtarët e PPSH raportonin për sjelljet e atyre që njihnin në vendbanim apo vendet e punës, mblidhnin të dhëna për ta dhe mbi këto raportime krijoheshin opinionet kush ishte me pushtetin komunist dhe kush ishte armik i tij.
Mbi këto të dhëna u zhvillua lufta e klasave që i kushtoi aq shumë gjak e vuajtje popullit dhe kombit tonë.
Janë thjesht spiunë, vetëm se kanë “modernizuar” emrin – sot quhen: patronazhistë.
.
Model i skedes Patronazhiste
Model i skedes Patronazhiste
Patronazhisti dhe detyrat e tij patriotike
Patronazhisti dhe detyrat e tij “patriotike”

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.