back to top
6.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Je i gjykuar nga Teatri Kombëtar Rama! – nga Elona Caslli

Gazeta

Elona Caslli
Elona Caslli
Vepro në mënyrë të tillë që akti yt
të jetë i denjë për t’u shndërruar në kujtim.
Gesualdo Bufalino

Je i gjykuar nga Teatri Kombëtar Rama!

nga Elona Caslli

E kam të vështirë ta besoj se mund të të kenë mbetur miq. Nëse fatkeqësia t’i afron miqtë e vërtetë, pushteti t’i largon ata.
Je i rrethuar nga njerëz që tek ti, nuk shohin gjë tjetër veçse një bankë favoresh e si rrjedhim nuk duan të ta thonë të vërtetën në sy.
E vërteta do të bënte kurban favorin e tyre dhe nuk do të ishte aspak e leverdishme. Ndaj më mirë të të dehin me gënjeshtra se të të zhdehin me të vërtetën.
Kur ishe i ftuar tek Xing me Ermalin, pate disa çaste kthjellimi. Teksa e gjete veten duke luajtur basketboll me ushqimin, ose më saktë duke hedhur një tortë në kosh, the:
“Nuk mendova se do të merrja pjesë në një turp të tillë.”
Dhe ishte me të vërtetë një turp.
Nëse do të jesh rritur nga gjyshërit, do ta kesh dëgjuar medoemos shprehjen se buka nuk shkelet. Të vjetrit e bëjnë shpesh këtë veprim. Në ecje e sipër, kur përballen me një copë buke të hedhur përtokë, e marrin dhe e vendosin në një vend, ku mos ta shkelë këmba e njeriut.
Por, mesa duket edhe urtia e gjyshërve i rri larg pushtetit dhe shfaqet vetëm në pak çaste kthjellimi; në ato çaste që ty të nevojiten më shumë se kurrë tani.
Në çastet e kthjellimit do të kuptosh se i ke shpallur luftë popullit tënd. Po sillesh me të si një pushtues dhe jo si një përfaqësues.
Një teatër i rrethuar nga policë. Ku është parë e ku është dëgjuar kjo? Në ç’vend?! A më thua vallë?!
Një artist që gjendet i rrethuar nga policë?! A ka turp më të madh?!
.
Edi Rama - Kryeministri i Shqiperise
Edi Rama – Kryeministri i Shqiperise
E në mes këtij turpi je ti! Je ti krejt i braktisuar qoftë nga pesha e argumenteve që përdor për të përligjur të paligjshmen, qoftë nga populli yt, i cili nuk gjendet në krahun tënd, por gjendet përballë teje.
Gjendesh i rrethuar nga populli yt, ndonëse e ke të vështirë ta besosh.
Je i gjykuar nga qytetaria. Je i gjykuar nga drejtësia. Je i gjykuar nga arti.
Je i gjykuar nga Teatri Kombëtar!
.
Post Scriptum – Arti është i vetmi vend, ku mund ta kërkosh ende të vërtetën!

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.