back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Jemi me ty Mbreti i shfarosjes shqiptare! nga Fahri Xharra

Gazeta

Mbreti jugosllav duke ikur nëpër Shqipëri
Mbreti jugosllav duke ikur nëpër Shqipëri

Jemi me ty Mbreti i shfarosjes shqiptare!

nga Fahri Xharra  

“Se të gjatë e kemi jetën e kemi të shkruar në ballë, por fatbardhësisht që nuk dimë të lexojmë” – na thoshin dikur.
Kishin të drejtë! Kjo në një farë mënyrë ishte shpjegimi i trashëgimisë gjenetike që bartet nga brezi në brez. Dhe sikur ta analizojmë rrënjën familjare nga disa breza përpara nesh, përafërsisht do ta dinin se nga cila sëmundje do të vuajmë, dhe po ashtu gjërat e tjera të trashëgimisë.
Ne shqiptarët e kemi të shkruar në ballë se me çfarë ardhmërie do të ballafaqohemi si komb. Mos harroni, është në pyetje gjeni “trashëgimtari” që luan me ne.
“E gjithë familja mbretërore serbe, e hipur në qerre dhe e tërhequr nga buaj të paushqyer prej një jave, mbërriti në shtëpinë e Esat Pashë Toptanit, ku pasi morën veten, me anijet franceze, arritën të largoheshin nga Shqipëria. Kjo tërheqje tragjike dhe humbjet e mëdha të serbëve hynë në histori si “Tërheqja e Madhe”, një histori krejt e panjohur për historinë tonë. (Shkruan shtypi i Shqipërisë këto ditë).
Çfarë dhembshurie e Esad Pashë Toptanit dhe për Mbretin e ish Jugosllavisë?
Me të vërtetë “humanizëm” i paparë… me të vërtetë tradhti e parë kombëtare e Esadit tonë, turpit kombëtar të varrosur në Paris.
Lexoni këtë servilizëm gjenetik të shtypit shqiptar: “100 vjet më parë, në fillim të Luftës se I Botërore, Mbretëria Serbe u gjet përballë një sulmi frontal të ushtrive gjermano-austro-bullgare. Duke mbetur pa rrugëdalje, armatat serbe, të demoralizuara dhe pa shpresë, u detyruan të tërhiqen nëpërmjet maleve të Shqipërisë, shkruan Syri.net. Shtigjet plot borë dhe malet e ashpra, mungesa e ushqimeve dhe tifoja e morrave bëri që kur trupat serbe të dilnin në bregdetin shqiptar, të kishin lënë pas një varg të gjatë me kufoma.”
Gjeneratat e reja, do të qajnë dhe vajtojnë për atë se çka iu paska pasë ndodhur fqinjëve tanë “të mjerë” (Historia serbe flet për humbjen e 150-200 mijë ushtarëve dhe civilëve serbë). Mrekulli e gjenit trashëgimtarit, i cili as sesi të ndahet nga ne… gjeni është gjen, ai vetëm trashëgohet. E esatpashët e rinj: “Në Galerinë e Arteve në Tiranë hapet më 17 shtator, ekspozita për një ngjarje të madhe të historisë së Serbisë gjatë Luftës së I Botërore, e njohur si “Tërheqja e Madhe”. “A duhet të harrojmë me urdhër apo?”
Më 1913, u botua “Albanian Golgotha” dhe Leo ishte në mesin e ushtarëve të ushtrisë së Austro-Hungarisë në Shqipëri. Leo Freundlich, ishte gati apo më shumë dhe shumë më shumë se një shqiptar.”

Isa Boletini dhe Leo Freundlich
Isa Boletini dhe Leo Freundlich

Sa për rikujtim brezave të rinj të esatpashve: Libri i tij “Akuza që ulërijnë” dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli europian para atij Ebraik. Masakrat që u ndërmorën serbët në trojet shqiptare. Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtën e vitit 1912. Kopja e vetme e librit të Freundlih “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Europës që nuk reagoi në mbrojtje të shqiptarëve gjatë zhdukjen masive të pjesës më të madhe të popullit shqiptar në Ballkan, është gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA, në vitin 1982 nga studiuesja Safete Juka, me banim në Amerikë..”
Edhe mua për këtë shkrim do t’më akuzojnë: Ja se çka shkruan sot shtypi serb për hebreun, mikun e shqiptarëve Leo Freundlich: “Freundlichu dhe rrënjët e progandës antiserbe” (Leo Freundlich and The Roots of Anti-Serbian Propaganda): “Leo Freundlich ishte racist dhe një anti-serb histerik. Rrënjët dhe origjina e paradigmës së propagandës anti-serbe janë që nga koha e Austro-Hungarisë para LPB (WWI) (Luftës së parë botërore). Ishte Austro-Hungaria ajo që e propagandoi gjoja “Serbinë e Madhe” po përpiqet për “çfarosje” apo gjenocidin ndaj shqiptarëve..” “Vetëm shqiptarët kanë mbetur në të njtën shkallë të prapambeturisë në të cilën ishin edhe para një mijë vjet “(Sveta Protiq)…

Albanians Golgatha
Albanians Golgatha

E na sot e hapim ekspozitën madhështore “Tërheqja e madhe”, e cila sa do ku do do të rris “urrejtjen” ndaj vetvetes, se si nuk paskemi qenë “human” në atë kohë me vrasësit tanë. Me të vërtetë serbët janë pa presedan, ja se si mundohen në çdo mënyrë të ulin vlerën e kombit shqiptar “Propaganda raciste e Leo Freundlichut quhej “Albania’s Golgotha” (Golgotha Shqiptare), dhe që është një shembull i një nxitjetje raciste të urrejtjes etnike dhe fetare. Leo Freundlich-u racist!? Pas Ekspozitës , athua edhe ne do ta quajmë Leon “racist”, e Esadin “vizionar në marrëdhënjet e mira me fqinjët”!!!
Eh gjeni, trashëgmtari!
Titulli i shkrimit ishte “Esat Pasha dhe toptanët e sotëm në Shqipëri”
Gjakovë, 16.09.16
Marrë nga http://www.ikvi.at

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.