back to top
7.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024

“Jemi të vendosur në misionin për mbrojtjen e Vatrës nga uzurpuesit e saj” – Deklaratë e anëtarëve të Federatës Vatra New York, me 21 Mars 2024

Gazeta

Vatranët Para Vatrës - 14 tetor 2023
Vatranët Para Vatrës – 14 tetor 2023
“Jemi të vendosur në misionin për mbrojtjen e Vatrës nga uzurpuesit e saj”
Deklaratë e anëtarëve të Federatës Vatra
New York, me 21 Mars 2024

Ne anëarët e ligjshëm të Federatës Pan-Shqiptare, Vatra, në lidhje me artikullin e publikuar në gazetën Dielli me 19 Mars 2024, me titull “Vendimet e Këshillit të Federatës Vatra”, deklarojmë sa më poshtë vijon:
Sipas artikullit, një grup personash të vetëshpallur si Kryesia dhe Këshilli i Vatrës janë mbledhur në Boston, mbasi ka dy vjet që nuk mblidhen në shtëpinë e Vatrës, nga friga e ballafaqimit me anëtarët e Vatrës, për arsye të shkeljeve te shumta. Ne si vatranë të ligjshëm, kemi shpallur me datë 16 Mars 2024, mosnjohjen e Kryesisë dhe të Këshillit të Vatrës, mbasi kemi arsye të forta të besojmë që këtyre strukturave ose ju ka mbaruar afati, ose janë ilegjtime. Të gjitha vendimet e shpallura në gazetën Dielli, janë skandaloze dhe të pavlera, mbasi nuk bazohen në asnjë nen të Kanunores së Vatrës. Ky grup i vetëshpallur si “lidership i Federatës Vatra”, operon më shumë si një bandë, sesa një organizatë atdhetare. Arsyet do t’i shpjegojmë më poshtë.

Kuvendi i Bostonit 17 mars 2024
Kuvendi i Bostonit 17 mars 2024

1.Në përbërje të grupimit të vetëshpallur Këshilli i Vatrës, janë vendosur persona të përzgjedhur nga ish-kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha, në kundërshtim më Kanunoren, e cila përcakton Kuvendin të zgjedhë dhe plotësojë antarët e Këshillit të Vartës, si strukturë e pavarur nga kryetari i Vatrës. Qartazi ish kryetari Elmi Berisha kontrollon Kryesinë dhe Këshillin e vetëshpallur të Vatrës, mbasi të dyja këto struktura janë të nominuara prej tij.
2.Sipas artikullit në gazetën Dielli, ish-kryetari i Vatrës Elmi Berisha, ka kërkuar votat e Këshillit të vetëshpallur të Vatrës dhe është zgjedhur si Kryetar i Vatrës me votat e këtij Këshilli. Me këtë proces zgjedhor ilegjitim, duke kërkuar një mandat nga Këshilli i vetëshpallur i Vatrës, ish-kryetari Berisha pranoi se mandati i tij i dhënë nga Kuvendi i Vatrës të shkurtit 2022, ka mbaruar, duke konfirmuar deklarimet tona se z. Elmi Berisha është jashtë mandtit.
3.Personat të cilët kanë marrë përsipër për votuar dhe zgjedhur z. Elmi Berisha si kryetar të Vatrës, e para janë përzgjedhur nga vetë z. Elmi Berisha në atë Këshill në konflikt interesi, dhe e dyta, Kanunorja përcakton se kryetari i Vatrës zgjidhet vetëm nga delegatët e Kuvendit të Vatrës. Këshilli i Vatrës ka tagër të zgjedhë vetëm kryetarin e Këshillit, pra z. Elmi Berisha mund të jetë kryetari i atij grupimi që e ka zgjedhur, por jo më kryetar i Vatrës. De fakto dhe de juro, sot Vatra nuk ka kryetar të saj.
4.Fillimisht ish kryetari i Vatrës Elmi Berisha i emëroi këta persona në Këshillin e vetëshpallur të Vatrës, në konflikt të pastër interesi, dhe më pas i përdori në votime për të përjashtuar disa vatranë, të cilët në vazhdimësi kanë kundërshtuar dhe kritikuar veprimet joligjore të z. Berisha dhe kanë kërkuar dorëheqjen e tij.
5.Kanunorja e shkruar prej tyre përcakton se për masa disiplinore kërkohet votë e fshehtë, dhe në rastet e votës së fshehtë kërkohet votimi në person. Në mbledhjen e Këshillit të vetëshpallur të Vatrës u përdor në shkelje të Kanunores, votimi virtual nëpërmjet ZOOM-it.
6.Akti i Kryesisë pa mandat të Vatrës, duke i kërkuar gjykatës se NY moslejimin e 150 vatranëve të mbajnë një mbledhje në shtëpinë e Vatrës, me mashtrimin se nëse mbledhja bëhet do të ketë “akte të dhunës”, ishte dhe mbetet një akt i turpshëm dhe burracak. Lidershipi pa mandat i Vatrës, le të mblidhet në restorantet dhe hotelet e Amerikës. Ne do të kërkojmë në rastin më të parë, një rivlerësim nga gjykata, që të na jepet e drejta që mbledhjet tona t’i bëjmë në shtëpinë tonë të Vatrës.
7.Ne anëtarët e ligjshëm të Federatës Vatra, jemi të vendosur në misionin tonë në mbrojtjen e Vatrës nga uzurpuesit e saj. Ne do të përdorim të gjitha format që na lejon ligji për t’i kthyer Vatrës legjitimitetin dhe nderin.

Vatra - Dega e 4
Vatra – Dega e 4

Me respekt anëtarët e Vatrës:
1.Ervin Dine
2.Idriz Lamaj
3.Sergio Bitici
4.Ramiz Mujaj
5.Ibrahim Kolari
6.Prend Qetta
7.Aleks Menracaj
8.Cezar Ndreu
9.Elton Mara
10.Lek Mirakaj
11.Agim Mujaj
12.Hilmi Mujaj
13.Idris Celaj
14.Muhamet Omari
15.Klarenc Novaku
16.Valentin Lumaj
17.Luvigj Sterbyqi
18.Gjovalin Gjelaj
19.Medi Hoxha
20.Shaqir Gjonbalaj
21.Lavdrim Cami
22.Muharrem Bajraktari
23.Artur Bajraktari
24.Bestar Mujaj
25.Franka Veli
26.Veis Belliu
27.Ilirjan Blloshmi
28.Ahmet Gjuta
29.Shpëtim Ndreu
30.Bashkim Sina
31.Kafile SIna
32.Markela Sina
33.Marjana Bulku
34.Ela Dine
35.Dave Mirakaj
36.Kejvi Mirakaj
37.Hamit Rapaj
38.Viktor Vorfi
39.Marin Prendi
40.Ilir Gjini
41.Mikel Ndoci
42.Myftar Gjuta
43.Damjan Previzi
44.Tomorr Gjuta
45.Toni Herri
46.Gazment Toska
47.Kristian Radi
48.Spartak Plaku
49.Klajdi Rapaj
50.Nick Pocesta
51.Prend Marku
52.Alban Bici
53.Robert Gjergji
54.Anton Vorfi
55.Robert Gjergji
56.Henri Hoda
57.Eno Nishe
58.Ton Marku
59.Prend Marku
60.Artan Veli

Salla e Vatrës... në pritje të Vatranëve
Salla e Vatrës… në pritje të Vatranëve

Announcement By Vatra Federation members
March 21, 2024

We, the legal members of the Pan-Albanian Federation Vatra, release this statement in regard to the article: “Decisions of Board of Directors of the Vatra Federation”, published on March 19 2024 in the Dielli newspaper:
After this article, a group of people, self-claimed as the Executive Board and the Board of Directors of Vatra, gathered in a meeting in Boston on March 17, 2024. It’s been over two years that neither the Vatra Executive Board nor the Board of Directors have had a meeting at the Vatra Headquarters in NY. Our opinion is that the reason they don’t hold meetings at Vatra’s offices, is because of their wrongdoings, they fear to face the members of the Vatra. On March 16, 2024, we the legal Vatra members, decided to not recognize the Executive Board and the Board of Directors of Vatra. We have probable cause to believe that these Vatra structures have either expired, or are illegitimate. All decisions taken from the self-claimed Board of Directors have no legal value, since they were not taken according to the Vatra Bylaws. The self-claimed leadership of the Vatra Federation operates more like a gang band, than a patriotic organization. We will explain the reasons below:

Kuvendarët e Vatrës - 17 mars 2024
Kuvendarët e Vatrës – 17 mars 2024

1.The self-claimed Board of Directors of Vatra, has been filled with people selected by the former chairman of Vatra, Mr. Elmi Berisha, contradicting the By-Laws, which defines the General Convention to elect and fill the members of the Board of Directors of Vatra, as an independent structure from the chairman of Vatra. Obviously, former chairman Elmi Berisha controls the self-claimed Executive Board the Board of Directors, as the members of both structures are nominated by him.
2.According to the article on Dielli newspaper, the former chairman of Vatra, Elmi Berisha, requested to be voted from the self-claimed Board of Directors of Vatra and he got elected as Chairman of Vatra with the votes of this Board members. Seeking a mandate from the self-claimed Board of Directors as an illegitimate election process, former
president Berisha admitted that his mandate given by the General Convention of Vatra in February 2022 has ended, confirming our statements that Mr. Elmi Berisha is out of mandate limits.
3.These people, who decided to vote and elect Mr. Elmi Berisha as the Chair of Vatra, firstly, they were selected by Mr. Elmi Berisha in the Board, therefore it is a conflict of interest, and secondly, the Bylaws determines that the chairman of Vatra is elected only by the delegates of General Convention of Vatra. The Board of Directors of Vatra can elect only the chairman of the Board. As a result, Mr. Elmi Berisha can be the chairman of the group that elected him, but not the chairman of Vatra. De-facto and de-jure, today Vatra does not have a chairman.
4.The former chairman of Vatra, Elmi Berisha, first appointed these individuals, as members of Board of Directors, in clear conflict of interest, then he used them to vote pro expelling of some honored members from Vatra. These Vatra members have continuously opposed and criticized the illegal actions of Mr. Berisha and also have requested his resignation.
5.The Bylaws written by them determines, that a secret voting is required for disciplinary measures’ decisions, and in the case of a secret vote, voting in person is required. At the meeting of the self-claimed Board of Directors, the virtual voting via ZOOM was used in violation with the Bylaws.
6.The self-claimed Vatra leadership, asked the court of NY, not to allow 150 Vatra members to hold a meeting at Vatra’s headquarters office in Bronx, NY, by speculating the court, that if this meeting will take place, “the situation will escalate to violence”. After all, it was and remains a low and shameful act. The self-claimed Vatra leadership can gather in the restaurants and hotels of America, but we, the members of Vatra, will request in the first chance, a re-evaluation from the court of its decision. We hope tha the court will give us the right to hold our meetings in our own office at Vatra Headquarter
7.We, the legal members of the Vatra Federation, are committed to our mission to protect Vatra from the wrongdoers. We will use all the means within the US law to return legitimacy and honor to Vatra Federation.
Respectfully, Vatra members:

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.